E diele, 28.04.2024, 11:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Hakmarrja duhet zhdukur përgjithmonë

E enjte, 05.07.2012, 06:57 PM


HAKMARRJA  DUHET  ZHDUKUR  PËRGJITHMONË

Nga Pal Neçaj, NY

Hakmarrja ma e madhja tragjedi për të shuar,
Vetveten burrat e lagjes, fashtit a krahines,
Rrenjt' errsires barbare duhej luftuar,
Gangrenes qe merr jetet e djemve t'Malesise.

Kulçedra e pangopur kurre me gjak njeriu,
Tradita vetgjygesore, i shqyer prej armiqve,   
Kjo dallezi nxitese Shqiptarinë e përfshiu,
Në lulezim jeta u pritet breznive.

Hakmarrja, krim shemtues me thellesi oqeani,
E vjeteruar sa vet erresira të mesjetë
Ndergjegjen shqiptare rendon sa Korabi,
Ta zhdukim ulkonjën që pin gjak, merr jetë.

Per armiqte gjithnje objekt sulmi Shqiperia,
"Perca e sundo" strategji ata kishin,
Dobesi vllavrasja, gjeten te behet kerdia,
 Djemt ma te mire kombit, kot se koti t'i ikin.

Lumi i gjakut hakmarres mullirin u furnizon,
 Armiqet te bluajne tmerre, shume fatkeqesi.
Kjo rryme helmuese shqiptarin po e verbon,
Kur qyteterimi e quan marrezi.
   
Miliona mallkime mendjeve gjakatare,
Qe nxisin vllavrasjet e djemve të Shqiperise,
Me kodet zakonore, vetem mesjetare,
Zhagitur nga injorante, qellimkeqinjte.

Shoqeria deri kur duron plaget e vjetra
Per disa dekada sikur qene harruar,
Kosoven e sheroi Rinia Anton Çeta,
Ne Shqiperi plaget jane gangrenizuar.

Nxites armiqte, mendje stop dashakeqi,
 Cekic bien mbi kallo, ku disa s'durojne,
Njeri tjetrin të vrasin deri ne pafundesi,   
Vendi të percahet, rinine të corientojne.       

Hakmarrja i la nanat si qyqe pa djale,
Shume motra mbeten pa të vetmin vella.
 Jetima femijet akoma pa njohur babane,
 Nuset e reja dashurishuara, zemertha !

Cmenduri duhet trajtuar vrasja e vllaut,
Nga pusia sic vriten kafshet e terbuara,
 Burre i forte paqesuesi, falsi i gjakut,
Fiset, krahinat ne harmoni të bashkue.
   
 Ket rezervat primitiv nuk duhet lejue,
Nga rrenja duhet shkulur hakmarrja,
Lidhur me njeri tjetrin jeten me gzue. 
Jemi të nje gjaku, Shqiperia eshte Nana.

S’pranon  i treti mijvjecar, as qytetrimi,
Qe si peshqit njerin tjetrin hane ne det,     
Pastrimi ndergjegjes te ndricohet gjykimi,      
Urtia Shqiptare: shkeputu prej mesjete!.

Zerin e të vrarve sikur ndegjojme:
Mos vazhdoni ketë krime, marrezina,
Fise e fshatra po shuhen, do të mbesin shkret,        
Gurrat e gjakut  do t' i mbylle Shqiperia!

Thirrje beje nenat  Shamizeza Shqiptare
Jetimat pa baba e mbare shoqeria,
Ne krye mendjet e ndritura intelektuale,
 Kuvende të ciltra, pajtime, Beselidhja.

 Tek duart shqiptare eshte besedhenja,
Per të falur gjaget si dikur Kastrioti,
Vellavrasja te zhduket, kurre me gjama,
Hakmarrje ne Arberi të mos kete mbas sodit.

SHQIPTARË!

Betohu me gjakun - lum të djemve të ri,
Betohu ne male, fusha, lumenj dhe dete,
Lidhe besen e Zotit ne teqe, kisha, xhami,
Kurre me nga hakmarrja, vrasje, gjak as vdekje!
                         ./.
NJU JORK, shtator 1996.

(Marrë nga libri “Ëndërren e lashë atje)

-Solli per botim ne ZSh, Zeqir Lushaj-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora