E enjte, 01.05.2025, 12:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Vargu i poeteshës Afroviti Miçalliu

E merkure, 04.07.2012, 07:08 PM


Vargu i poeteshës Afroviti Ilo Miçalliu është e ndezur nga llava e vullkanit të dashurisë njerëzore

(Vështrim rreth vëllimit poetik me titull”Bota ime’’)

Nga Xhevahir Cirongu

Poezitë e poeteshës së re,Afroviti Ilo Miçalliu, janë si një gjerdan floriri, të cilat përshkruajnë faqet e këtij vëllimi poetik.Vargu vjen si një rrëke uji shpirtëror që të zgjon dashuri e ndjenjë  njerëzore, duke mbretëruar me fjalën e dashur e të zjarrtë’’Dashuri’’.Për autoren e për gjithë lexuesit e poezisë në veçanti, si dhe për gjithë njerëzit e tjerë, që duanë me të vërtetë dashurinë e sinqertë,nuk duhet të abuzojnë me atë kurrë. Ajo është dhuratë e Zotit! Kush abuzon me dashurinë,ndëshkohet prej tij.

Kjo duket qartë në gjithë oazin e poezive të kësaj autore të paraqitura në këtë vëllim të titulluar’’Bota ime’’.Aty na vjen një botë disi ndryshe, ku dashuria dhe realiteti janë shëmbëlltyra e së vërtetës.Vargu na paraqitet  kuptimplot  me sinqeritetin e vargut të shkruar në gjithë hapësirën e vëllimit poetik.Ajo di ta paraqesi me vërtetësi e të gëdhendur në  varg botën e saj të brendshme që është e ndezur nga llava e vullkanit të pashuar të dashurisë njerëzore. Mesazhi është i qartë: ‘’Çdo njeri dhe qënie njerëzore, duhet të vallëzojë në çdo moment të jetës vetëm ndjenja e dashurisë.Ndryshe, pa këtë dashuri jeta jonë s’ka kuptim.’’. Forca e dashurisë  mposhtë çdo të keqe që na rrethon në jetën tonë.

Kristalet e zemrës dhe fjala e shkruar puthen me dritën e hënës, në qielln e kaltër.Këtë ajo e shpreh nëpërmjet poezisë me titull’’Hëna ime’’, ku midis të tjerash shprehet me këto vargje:

‘’Kur të vish hëna ime

E të puthësh dritaren time,

Bekimin tënd do sjellësh tek unë

Lehtë do na zgjosh gjumin ëndërrshumë’’

Një tjetër detaj që spikat në poezitë e kësaj poete, është edhe sfidantja midis dashurisë dhe acarit të akullt që kërkon të depërtojë në shpirtrat e njerëzve të rrethuar nga retë e zeza për gjatë jetës sonë.Krahas dashurisë, egziston edhe kobëzeza me emrin ‘’Tradhëti’’. Autorja ka ditur ta ndërtojë kështjellën e fjalës me gurët e gëdhendur  të diamantit duke  i dhënë  ngrohtësi diellore që depërton rrezet deri në skutat e padukshme të shpirtit tonë.

Më konkretisht ajo shprehet kështu:

‘’Unë s’fidoj acarin me emrin tënd si mburojë,

Dhe retë çaj që ty,dielli im të takoj!’’

Jo vetëm për autoren, por për të gjithë ne ,si qënie njerëzore,tradhëtia mbetet  si një lëmsh guri i zi që kërkon të shkatërrojë diellin e dashurisë  shpirtëror. Poezia me titull’’Letër që kurrë s’ta dërgova’’, jep mesazhin e qartë, se ka edhe fjalë apo varg të shkruar në letër që mbeten vetëm jetim për gjatë jetës. Ato nuk mund të dërgohen në stacionin e fundit të pikëqëndrimit, që për të marrë pastaj prej andej një përgjigje nga dikush!Në letrën e bardhë,fjalët e shkruara me gërmat e diamanta e të arta,qëndrojnë si një gur i zjarrtë plotë me margaritarë. Qëndrimi i autores është më se i qartë:’’Dashuria ndez zjarre dhe shkrin akujt e Antraktidës!’’Kështu,vargu merr trajta nga më të ndryshme në gjithë hapësirën e poezive të paraqitura në këtë vëllim të parë që ia vlen ta ç’fletosh.

Lexon vargjet e poezive dhe zhytesh si notari në det në zjarrin e dashurisë që duhet të mbizotrojë në çdo qënie njerëzore. Dhe poetja e shpreh me vargjet:

‘’Çdo gërmë e saj

Diamant i artë,

Dhe çdo fjalë

Margaritar i zjarrtë!’’

Eshtë më se e vërtet,se ndjenja e dashurisë dhe fjala të ngroh më shumë se prushi i druve të zjarrit.Autorja i lutet edhe Zotit atje në qiell së bashku me hënën që të zbresin këngën e dashurisë në zemrat e njerëzve që dashurojnë me të vërtetë….Dhe vargu i poezive thotë:

“’Natën von rrija

Gjumi nuk më zinte,

Me ëndërra rrethuar

Prisja ditën të vinte’’

Poetja Afroviti Ilo Miçalliu e thotë qartë se errësirën e natës dhe pengesat për gjatë jetës sonë, vetëm dashuria e sinqertë jep dritë jete e ngrohtësi shprtërore. Vëllimi ka 100 poezi.Dashuria është rreze dielli që duhet të shkruhet në ditar  çdo ditë,sepse jeta jonë është shumë e shkurtër, dhe kur shkruhet merr jetë  e bëhet e përjetshme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx