E enjte, 01.05.2025, 01:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Arif Kutleshi: Po e madhe ësht najo pemë

E enjte, 05.07.2012, 06:15 PM


Një këngë popullore e kelmendasve të Sremit

Përgatiti Arif Kutleshi

PO E MADHE ËSHT NAJO PEMË
(këngë popullore e shqiptarëve-kelmendasve* të SREMIT-Sllavoni)

Marrë nga Maximilian Lambertz:´Albanisches Lesebuch´ (Libër leximi shqip) Leipzig 1948.

Po e madhe ësht najo pemë
Nant mërzie hie bën,
Qish mrixojnë n´ato grigje
Dhen të leshta. Gjith i ruon
Nji mornar me thurpër t´arit n´dorë
U dridh mea e thuprës,
I ra deles n´sy.
Piku lodja, ra në detë,
E deti u akullua,
E Dunaja u mramullua.
Ra mornari në llëngime
Qish goc lipi nana ia gjeti;
Aj lypi vajzë t´virgjun
Edhe ata nana ia gjeti ;
Po e lëvdonjenë nji vashë
Atje larg për tre detjne,
Se i ka flokët palë e palë,
Se i ka sytë si qershia,
Se e ka gojën merzgaria,
Se e ka qafën për gjordana,
Se i ka dy narandsha,
Se i ka dorat për unaxa.
Se i ka kambët për pashmanga,
´Som, oj nanë, si ta mar!´
Biri i em, unë të sonj:
Mbushe barkën me mëndash,
Meri tri parë lodërti,
Bjeri detit, del pre andejë.
Kur të vish n´at gjytet,
Ti luoj kto tri lodërti;
Ato dalin në penxhere.
Ajo e para qish t´dalë,
Ajo esht vjehra e jote;
Ajo e dyta qish t´dalë,
Ajo esht vasha e jote.
´Eja, vash-o, zgith mendash-o!´
Vasha tuj reshperue,
Barka tue u largue.
Vasha plot sytë me lot,
Djali zembër anë ranë.

*Simbas Thallóczy-t më 1900 në Hrtkovci flisnin ende shqip 37 banorë, ndërsa në Nikinci 18.
Ndërsa siç dihet, kelmendasit ishin vendosur në Hrtkovci, Nikinci, dhe në Jarak, qysh më 1737.
Po në këtë vit (1737) nguliten edhe arbneshët e Zarës, por në rrethana e kushte shumë më të favorshme. (v.ak.)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx