E diele, 28.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Ëndërra e të verbërit

E diele, 08.07.2012, 08:07 AM


ENDERRA  E TE  VERBERIT
 
 " Ju që shini gjthësinë , më falni një minutë  dritë,
ta shoh dhe unë sa i bukur është Njeriu , pastaj t'i mbyll sytë,,,"
lemoshe të verbërit "
                

Ju njerëzit e urtë e të butë,
tëre jetën ëndërroni e këndoni,
për sytë më të bukur në botë,
trokitni si udhëtar në sytë pa dritë,
mos druani shikomëni drejt në sy...
 
Keni parë sa i drojtur  ecën i verbëri,
prekin token me bastun, pa hedh  hapin,
ndjek pas me litar si manar një qen.
pengohem,vritem ,ngrihem si balon,
si zog qumeshtor  qe bie nga qielli..

Me shpirt e me zemer,si foshnja nënën,
me ndjenja si bota e madhe e poetit,
s' dua të dëgjoj e të prek,dhimbje, lotë,
te shoh perëndine e planetit, Njerinë,
asgjë kërkoj,pak dritë te shoh  Botën.
 
Të ngihem në mengjes ,të fërkoj sytë,
të harroj ënderrat, të shoh mrekullinë,
të shoh fytyra njerëzish si hyjnitë,
të prek nënën ,femijet e shtëpinë,
te shoh atdheun, e mirësinë.

S'dua asgje me shume të  shtrenjtë ,
gjënë më te lirë,pa lekë e centë,
ashtu si gjej vetë ajër e shpresë,
si nëna qe fal  jetën për sytë e verbër,
njerëzimin njësoj  ta shoh me  dritë ..
 
Të mos shoh vetëm errësirë,
te shoh diten me lulet , pa nate,
te shoh njgjyrat dhe ylberin
të shoh me sytë e mij yjet,
si del  Hëna, si ndrit Dielli.
 
LUAN KALANA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora