E hene, 29.04.2024, 12:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Dibrani: Motive lufte nga gazetari dhe luftëtari Martin Çuni

E shtune, 07.07.2012, 09:58 AM


Ekspozitë fotografish  me motive lufte nga gazetari dhe luftëtari  Martin Çuni !

Shkruan Luan (Asllan) Dibrani

Pamje rrëqethëse ishin nga motivet e luftës,   foto qe treguan  epilogun e fatkeqësisë qe përjetoj ky popull nga barbaria serbe .Ishte një Ekspozitë me një mori fotosh qe se cila ne vete kishte botën e vet te thënies , dëshmisë  , flisnin se cila në  vete me personazhe të ndryshme ,  aty  u paraqit  barbaria  e okupatorit ,  ndjekjen  e qytetareve ,  vrasjen , djegie masive,  tortura etj!

 

Kryetari i Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani zoti Martin Çuni ish i burgosur politik , mësues,gazetar luftëtarë dhe veprimtar në diasporën shqiptare.

-Në sallën e bukur të kësaj qyteze dedikuar  takimit letrar të Azem Shkrelit,      në hyrje, në të majtë  , reflektonin   përplasjet  shumëngjyrëshe   nga ekspozita  personale e hapur nga zoti  Martin Çuni  gazetar i  ish Radio Prishtines dhe ish drejtor i RTK-së pas luftës. Me fotografitë  nga motive lufte të Kosova qe i kishte realizuar vet në frontin e luftës  nga zonat ma te rrezikshme me ç'rast ishte i kyçur drejtpërsëdrejti në "Radio Kosovën e lirë"  , por edhe me një mori  fotosh  nga arti ,kultura dhe historia jone  kombëtare .

 

Pamje nga mysafirët    shikimin e këtyre fotove sa rrëqethëse po edhe aq me vlerë  historike Foto Asllan Dibrani

 

Shtëpi  duke u djegur    luftën  e Kosovës qe kjo flakë qe shihet morri edhe disa  shpirta të gjalle qytetaresh të lidhur dhe  te terrorizuar  nga çetniket serb!

 

Pamje  nga figura  tona me rendësi ne fushën e kulturës dhe artit shqiptar.

Mysafirët  shumë gjëra mësuan për herën e parë,  me ballafaqimin e këtyre fotove në sytë e tyre,  qe pa prezantimin e tyre , botimin e tyre dhe publikimin e tyre kjo periudhe e luftës se lavdishme e popullit tonë për lirinë e vet, do te mbetet e mangët, për ta shkruara historinë e re ! Drama njerëzore e luftës në Kosovë me qytete dhe fshatra të shkatërruara.Aty u shihte  vuajtja dhe reflektoheshin  në fotografitë që gazetari  Martin Çuni ka prezantuar edhe herëve tjera,   por kjo ishte ma e kompletuar me një  pasqyrim te përgjithshëm. Kjo ekspozetë e Ennepetalit në Gjermani pran artdashësve të Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve  shqiptarë në Gjermani, është një pasqyrim i punës së tij   shumë vjeçare  duke u futet në flak baroti , me një ane pushkën në dorë dhe ne anën tjetër fot-aparatin,  qe tani po na shërben qe ta rikujtojmë atë   projekt sllavo- serbe kundër popullit tonë.

 

Skene  rrëqethëse  e ndjekjes dhe shpërnguljes me dhune nga trevat stërgjyshore  të shqiptareve nga politika  shekullore antishqiptare serbe!

Shikuesit  qe ishin nga te gjitha trevat e Kosovës  kishte raste qe i shihnin anëtarët e familjes aty në  ato fotografi , gjë qe  pati raste  shumë të renda përjetësie qe me lot  në sy u panë disa  nga të pranishmit,por edhe  tjerët  e përjetuan me një rikujtesë të keqe atë terror dhe barbari të shekullit !

 

Pamje  e Presidentit amerikan Bill Clinton  i cili  sot është ne zemrën e çdo qytetari shqiptar qe ne momentet ma kritike    tregoj humanitetin ,sinqeritetin ,dhe miqësinë e dashurinë ndaj popullit mik shqiptar  me te cilën  rast ,  do te mbetet përherë një figurë  e çmueshme dhe e dashur siç ishte edhe Nënë Tereza e  vogël me trup po me një zemër të madhe   qe e njohu e gjithë bota si një   figurë e madhe ne humanitetit!

Kryesisht ekspozita përmbante edhe  portrete kushtuar  edhe figurave  kombëtare siç ishin ato te Skënderbeut , Nënë Terezës , ato me  figura  te Rilindjes Kombëtarë  qe kishin rol në  letërsinë dhe kulturën shqiptare etj.

Autori  pos këtyre  fotografive në këtë ekspozitë  herave tjera  ha ekspozuar edhe  skica të vizatuara nga vet autori ,  po me motive te ngjashme qe  në të ardhmen mendon ti arkivoj dhe ti botoje në ndonjë  përmbledhje  në vete .



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora