Kulturë
Demir Krasniqi: Grabitëseve të grave të huaja
E enjte, 05.07.2012, 08:20 PM
Nga folklori
ynë :
GRABITËSVE TË GRAVE TË HUAJA – U KËNDOHEN HEROIZMA
Shkruan: Demir KRASNIQI
Edhe në studimet dhe analizat e mia të mëhershme , të
cilat kanë të bëjnë me folklorin tonë muzikor , disa herë e kam theksuar se
gjatë historisë së zhvillimit të folklorit tonë muzikor , nuk ka ngelur anash
as një ngjarje dhe segment e jetës sonë për pa u përfshirë në vargjet e këngëve
rapsodike dhe pa u këndua brez pas brezi nga ana e rapsodëve tanë popullor,
qoftë nëpër dasma e ahengje të ndryshme popullore, qoftë edhe nëpër ndeja e
tubime të rastit nëpër odat popullore .
Edhe pse hambaret e krijimtarisë sonë popullore janë
shumë të begatshme me lloj – lloj këngësh e vallesh popullore të cilat janë
krijuar, ruajtur dhe kultivuar me besnikëri deri në ditët e sotme , jo të
gjitha, nuk i bëjnë nderë begatisë së trashëgimisë sonë kulturore , madje shumë
sosh i bëjnë edhe dëme shoqërisë dhe civilizimit tonë njerëzor , nga se ato
ndikojnë negativisht në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinjë, të cilët i konsumojnë ato vlera !
Në mesin e shumë këngëve tona luftarake, historike e
patriotike, nuk janë të rralla as këngët përmes të cilave iu këndohen himne e
patriotizma cubave të malit , hajdutëve , grabitësve , dilenxhive , dhunuesëve dhe mashtruesëve të popullit !
Në këtë rang të krijimtarisë sonë popullore , nuk kanë
ngelur pa u radhitur në vargje rapsodie dhe pa u këndua në tela çiftelie, as
heroizmat të cilat ua kanë dedikuar njerëzve të pa moralshëm , të cilët ua kanë
grabitur edhe gratë e kurorës bashkëvendësve dhe bashkëkombësve të tyre !
Fatkeqësisht , këso lloj këngësh rapsodike në folklorin
tonë burimor muzikor ekzistojnë në numër të konsiderueshëm , por kësaj radhe
për lexuesit e “Zemrës Shqiptare” , për dashamirët e folklorit dhe studiuesit e
etnomuzikologjisë sonë, u përcaktova që t’ua sjell në origjinal tekstet e dy
këngëve më karakteristike të kësaj kategorie të “heroizmave”, sa për të
ilustruar dhe argumentuar me fakte këto të bëma tragjiko – historike të
popullit tonë !
Pra, këto janë këngët :”Ramë Alija” dhe “Sejdë
Zajçeci”, të cilat janë ndër më karakteristiket e këtij zhanri dhe që
këndohen me ëndje edhe sot e kësaj dite nëpër odat, dasmat dhe ahengjet tona
popullore . Këto dy këngë rapsodike , që kanë një jetë bukur të gjatë , kanë
lindur, janë krijuar dhe janë kënduar në dy krahina të ndryshme të Kosovës.
Kënga e Ramë Alisë , ka lindur nga Rrafshi i Dukagjinit, përkatësisht nga
rrethi i Istogut, kurse Kënga e Sejdë Zajçecit , ka lindur në fshatin Zajçec të
Malësisë së Gollakut – rrethi i Kamenicës .
Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe nuk do të hy në
komentimin e teksteve të këtyre dy këngëve rapsodike, por shpresoj se çdo
lexues i vëmendshëm do ta kuptojë shumë lehtë se për çfarë heroizmash bëhet
fjalë brenda vargjeve të tyre !
Ju urojmë çaste të bukura dhe lexim të këndshëm !
RAMË ALIJA
Kush po zhdirgjet qati shpati –
Ramë Alija vetë i shtati !
Vet i shtati , vet i tetti –
Kujtojnë Vrella qi asht mreti !
Nuk asht mreti qi i kanë thanë –
Ramë Alija , ni burrë azgan ,
Këti Veselit , gruen ja ka marrë !
Ditë për ditë poj qon fjalë –
Me gruen tane e kam ni djalë !
Hajrli koftë , Veseli ja banë –
Kam ymyz qi nuk t’ thërret shumë babë !
Ramë Alija , n’ kamë na u que –
Të tanë mashkujt i ka tubue ,
N’ sheher t’ Pejës , kam me shkue ,
Kam dhanë fjalën – fenë me e ndrrue !
Anërr e ligë mu ka diftue –
Plep i madh për skejt mu ka rrxue ,
Zoti e din çka don me u marue !
Atit n’ shpinë , Rama ju ka gjue –
Ni livadhit po shkon tue lue ,
N’ atë Veselin , koka qillue ,
Ish kanë ni sanë tue vnue ,
Tri herë atin rreth ja ka lue ,
Dalke n’ xhade e paska tfillue ,
Nja dy halla xhadës na i ka rrxue ,
Menxi hallat kokan que ,
Ka ni namë ja paskan lshue !
Ka ni namë ja paskan dhanë –
Mos vofsh n’ shpi pa e gjetë belanë !
N’ sheher t’ Pejës , Rama
po shkon .
Ky Veseli , çka ka marue –
N’ atë ven tfurkun ma kish pas gjue ,
Çka m’ vyen puna me punue ,
Çka m’ vyen puna mue pa grue ?!
Se te shpija , Veseli koka shkue ,
Nanës vet ju ka ngërmue –
Bimi teshat , nanë, po due mej nrrue ,
N’ sheher t’ Pejës , po due me shkue ,
N’ mujsha ni hall me ba për qatë grue !
Veshë e mathë , koka shtërngue ,
Ka marrë udhën , ka tfillue !
Se në Pejë , koka shkue –
N’ ni dugajë koka afrue ,
Dugajxhisë çka i ka thanë –
Ni bisht t’ thatë , a mun ma gjanë ?
-Dy dinarë, a kije mej dhanë ,
Zgjidh sa t’ duesh , qaty tek janë !
Këqyr Veseli , çka po banë –
Ni bisht ma t’ shtretin e ka marrë ,
Dy dinarë për ta ia ka dhanë !
Dugajxhija , hajgare po banë –
Qeky djalë tek asht budallë ,
Qe motmot , atë bisht këtu e kam ,
Dy dinarë për ta s’ janë dhanë !
Këqyr Veseli , çka i ka thanë –
O, Zotni, budallë nuk jam ,
Qashtu t’ shtremtë dora ma banë !
Tregut t’ grave , Veseli po shkon –
N’ Ramë Alinë, ai, po qillon !
-Qysh je Ramë – Veseli i ka thanë ?
-Kurrë ma i fortë , Vesel , s’jam kanë ,
Mamxerre e allti me vete i kam !
Krejt azgja , Rama po e banë –
E kthen shpinën e po tfillon !
Ky Veseli, çka po banë –
Me qatë bisht , n’ krye poj mshon ,
Dy copësh kryet po m’ ja banë !
Kur ma qiti Ramën në zallë –
I nihet gjama n’ dy mahallë !
Kur ma kthejke Ramën në karah –
I nihet gjama deri n’ mazgjah !
Kur ma kthejke Ramën në shpinë –
I nihet gjama deri n’ opshtinë !
-Nuk t’ kam mytë pej menes madhe ,
Po t’ kam mytë , qi s’ pata qare !
Ma more gruen nër vade t’ dame –
Pare e tesha i kam pasë t’ lame ,
Sa t’ jam gjallë m’ ke lanë me marre !
Kqyr Veseli , çka po banë –
Xhanarija po e rrethojnë !
E rrethojnë kjo xhanari ,
Ky Veseli , ni djalë i ri –
Lëshoma udhën , moj xhanari ,
Une , vet do t’ shkoj n’ sudi ,
S’ jam ni njeri qi dal n’ Shypni ,
Se i kam tridhetë robë e thmi !
Se n’ sudi , Veselin e kanë que ,
Nanës Veselit , haberi i ka shkue –
E myti Ramën , Veseli për grue !
Nana e Veselit, t’ madhe ka bërtitë –
Hallall t’ koftë gjini qi t’ kam rritë ,
Ramë Alinë, sod e paske mytë !
Nana e Veselit , n’ kamë na u que,
I muer kënatat me shkue n’ krue ,
N’ atë Mehremën , koka qillue –
Oj Mehreme , u lafsh me gjak ,
Ramë Alija , t’ ka metë n’ sokak !
Ramë Alija , t’ ka metë në zallë ,
Ai , dy copash kryet e damë ,
Veçte pak qi a metë gjallë !
Te doktorri , Ramën pe çojnë –
Tre doktorr po e mjekojnë !
Kur u ra sahati tetë –
Ramë Alija , koka dekë !
Kur na rake sahati nandë –
Kit Veselin , isintak pe bajnë !
Isintak me ba kanë zanë –
Nizet vjet , po donë me ja dhanë !
Nizet vjet me ja dhanë robi ,
Ky Veseli, ni djalë i ri –
A po ngoni , more sudi ,
Unë nuk jam sikur ti ,
Me m’ dalë grueja nëpër çarshi ,
Dorë për dore me xhanari ,
Krah për krahi me djem të ri !
Jam shqiptar , qi shkoj n’ xhami ,
S’ ma banë feja shushë e shami !
Ky Veseli, ni djalë i ri –
A po ngoni, more sudi ,
N’ dash nizet , n’ dash niqind e dy ,
Masi e bana sod qit trimni !
Sa t’ jenë gjallë qikjo Shypni –
Ma knojnë kangën n’ çiteli ,
Ma knojnë kangën kah janë dajrexhi ,
Ma knojnë kangën për shumë vjet !
Për ni punë shumë marak po m’ jet –
N’ atë Mehremën , me mujtë me u zatetë ,
I kam dy fjalë t’ ja la amanet ,
I kam dy fjalë me ja kallxue !...
Kqyr sudija çka ka marue –
Dy xhanarë i ka shtërngue ,
Se në Vrellë , i paska que !
Mirë Mehremën , e paskan que ,
Me Veselin , janë çiftatue –
Fol Vesel, qysh po thue !
-Oj Mehreme , u lafsh me gjak ,
Qysh e more Ramën plak ?!
-S’u kanë plak Rama , a kanë i ri ,
I bajke mestet me hajmali ,
Bajke mamxerre hem allti ,
Presednik a kanë n’ disa shpi !
-Oj Mehreme , u lafsh me gjak,
Afroi mentë nër tërlak ,
Ramë Alinë, ta kam lanë n’ sokak !
Ramë Alinë, ta kam lanë në zallë ,
Dy copësh kryet e ka t’ damë !
Kqyr sa thi , Mehremja ish kanë,
-Hajrli koftë Vesel – ja banë ,
Ramë Alija , ni djalë ma ka lanë!
Ramë Alija , ma ka lanë ni djalë ,
N’i gaftë babës – bahet pushkatarë ,
Qet naj pushkë , najherë për babë !
N’i gaftë dajës –
bahet kangatarë ,
N’ i gaftë dajës – bahet dajrexhi ,
N’i gaftë nanës me
bukuri ,
Vetlla t’ holla , dy sytë e zi ,
S’ ja gjanë shoqën n’ ni ordi !
Oj Mehreme – Veseli i ka thanë ,
Dy duert lidhun tek i kamë ,
Nizet vjet donë me mi dhanë !
Me pasë ymer najherë me dalë –
I bjen pishman , ti, qi je gjallë ,
As nuk t’ lëshoj, as s’ kam me t’ marrë !
As nuk t’ marrë , as s’ kam me t’ lshue ,
Sa t’ kijesh ymer për me rrnue ,
Lopët e Vrellës , kije mej rue !
KANGA E SEJDË ZAJÇECIT
(Prishtinë)
Moj Mihane, mori bi,
Qysh na i fike dy – tri shpi,
Sejdë Zajçecit, pse s’ poj
rri?
-Nuk i rri, as s’ due mej
shkue,
Se i ka dy, e s’ po m’ don
mue!
Kqyr Mihanja, çka ka marue,
N’ opçinë t’ vetën, koka
shkue,
Vllaznive t’ vet, ju ka
kallxue,
-O, vllazni, kuku për mue,
S’ kokit kan vlla, as nja për
mue,
Ma te Sejda, mos me m’ lanë me
shkue,
Poj don plakat, e s’ po m’ don
mue!
Vllau i madh, fort ju ngërmua,
-Mej, bre kudër, qashtu pse
thue?
Hiq nuk banë te Sejda pa
shkue,
Mik për qefi na u ka qillue!
Vllau i vogël në kamë na u
çue,
-Çou Mihane, n’ dash me u
shtrëngue,
N’ Islihat, tash kemi me
shkue,
Kushëri, pasha, na u ka
qillue,
Ma nuk t’ lanë te Sejda me
shkue!
Shpejt, Mihanja, ish shtërngue,
N’ Islihat, kokan shkue.
Kokan shkue, ishin nalë në
derë,
Fol, Mihane, oj bi, ni herë!
-Une, qyqja, turqe “Ne
bylmem”!
Une, qyqja, turqe nuk di!
Kur ja panë synin e zi,
-Fol, Mihane, i thanë, mori
bi,
Arrnautçën e di si ti!
-Aman, pashë, more kushëri,
Aman, pashë, me m’ nimue,
Ma te Sejda, mos me m’ lanë me
shkue,
Poj don plakat, e s’ po m’ don
mue!
Kqyre, pasha, çka ka marue,
Dy zapti, i ka shtërngue,
N’ Islihat i ka shtërngue,
Dy sahat, mos me u vanue,
Sejdë Zajçecin, ktu jav due!
Kqyr, zaptit çka kan marue,
Shpejt te Sejda, kokan shkue,
Pe gjajnë Sejdën, n’ arë tuj
livrue,
-Puna e marë, more lavërtar!
-Të marë paçi, more hyçëmtar!
Kqyr, zaptit çka i kan
kallxue,
Shpejt, kta kije, Sejdë, ti
mej lshue,
N’ Islihat, kemi me t’ çue,
N’ Islihat, s’ bahet me u
vanue,
Islihati, neve na ka çue!
Kqyre, Sejda, koka kujtue,
-Ç’ ka Islihati, qi m’ lypë
mue?
Nuk kam gjaqe me pajtue!
-Dogri, Sejdo, me t’ kallxue,
Ty, t’ ka ba davi, ni grue!
Kqyre, Sejda, ju ka kallxue,
-Unë, n’ opçinë, kudrën e kam
çue!
Sejdë Zajçeci, çka ka marue,
Mejherë kijet i ka lshue,
Se përpara, zaptija e kan çue,
Si ish kan dathun tuj livrue!
N’ Islihat, o, koka shkue,
T’ madhe, pasha, ju ka
ngërmue,
-Shpejt, Mihanën, ti me e
lshue!
Kqyre, Sejda, çka u ka
kallxue,
-Nuk kam grue, unë, për me e lshue,
Ni oborr thmi, s’ muj mej
vërbue!
Se n’ hapsane, Sejdën, e kan
çue,
Hapsi t’ moçum, aty janë
qillue,
Ja kan nisë, Sejdën, me e
msue,
-Ti, si n’ kofsh, Sejdë, qysh
po thue,
Thuej:”Mihanën e paça lshue!”
Kije vakt, ti, mos mej harrue!
-Hajt, vllazni, ju paça ngue!
Mejherë, Sejda, n’ kamë na u
çue,
Fill te dera koka shkue.
Koka shkue, ka cokatë n’ derë,
-O, Goran, avitu ni herë,
Mue kit derën me ma çelë!
Me ma çelë, ti, derën mue,
Sod, Mihanën, e paça lshue,
N’ Islihat, po due me shkue!
Meniherë, derën ja ka çkamcue,
N’ Islihat, Sejda, ka shkue!
Kqyre, pasha, çka ka marue,
Me Mihanën, i ka çiftatue,
-Fol, bre Sejdë, ti shka po
thue!
Kqyre, Sejda, çka i ka
kallxue,
-Oj, Mihane, mori grue,
Unë, ty sod të paça lshue!
Nxorr niçahin e ja ka gjue!
-Ku t’ kish qef, ti, me u
martue,
S’ kam me thanë ma, qi t’ kam
grue!
Fort Mihanja, koka gzue!
Brahim Govori, në kamë na u
çue,
Thotë:-“Mihanën, lemna mue,
Kam ni mashkull pa martue!
Unë, Mihanën pe marr vet,
Sa për Sejdën, s’ po kam dert!
Fort, ky Sejda, koka gzue,
Qi pe din, Mihanja, ku po don
me shkue!
Se n’ shpi t’ vet, Sejda koka
shkue,
Grues s’ madhe, ju ka ngërmua,
-Shpejt, do bukë, mue me ma
prue,
Se n’ hapsane, mue m’ kan çue,
Qe tri ditë qi kam durue,
Edhe Mihanën e kam lshue!
Grueja e madhe, fort ju
ngërmua,
-Ti, bre Sejdë, koke tranue,
Qysh, Mihanën, ti me e lshue?!
-Ngo, bre Sejdë, i ka kallxue,
Bukë, prej meje s’ kije me
kërkue,
Ti, Mihanën, pa e pushkatue!
Sejda i ngratë, fort ish
ngushtue,
Kogja do ditë ishin kan shkue,
Dalke Sejda, me punue,
Thmija e Zajçecit, dalshin me
lue,
Dojshin, Sejdën, n’ kangë me e
vnue!
“Sejdë Zajçeci – kryet si
lakën,
E lëshoj t’ renë – e nali
plakën!”
Hiq shumë ditë, nuk kokan
shkue,
Mos me e zgatë, por me e
shkurtue,
Kjo Mihanja, koka martue!
Marrshin s’ pari, për me e
çue,
Me gjithë dhandrrin, koka
shkue!
Ni dost i mirë, Sejdës, ju ka
qillue,
Fill, tu Sejda, koka shkue,
Kqyre, Sejdës i ka kallxue,
-Çou, more Sejdë, me u
shtërngue,
N’ dash për Mihanën, ti me
luftue,
Sod , Mihanja n’ opçinë ka
shkue,
Me gjithë dhandrrin, kokan shkue!
Te dy trimat, kokan çue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue,
Se te miqtë, kur kokan shkue,
Hiq kurrqysh s’ po mujnë mej
gjue!
Se gjithë natën i kan rue,
Nisë sabahi me u zbardhue,
Kogjo fort, n’ ni stom kokan
largue,
Heret, miqtë kokan que,
Se n’ oborr janë dalë me
nejtë,
Kokan ungjë te tanë n’ ni sej,
Ja kan nisë e po qesin n’
shej,
U rrin Mihanja, n’ kamë për
skej,
Shtatë gjerdana, n’ gjyks i
kish vnue,
Shkon me gjerdana, gjithë tuj
vetue!
S’ munet Sejda, me u durue,
Don pej s’ largti për mej
gjue!
Ky Limani, ju ka ngërmua,
-Ti, bre Sejdë, n’ um ngofsh
mue,
Jav nxamë pritën tu qaj
përrue,
Kur t’ dalin miqtë, n’ shpi me
shkue,
Nja për s’ gjalli s’ kemi mej
lshue!
-Hajt, Liman, të paça ngue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue,
Kan nxanë pritat tu qaj
përrue!
Kqyr, Mihanja, çka ka marue,
Koka nalë, koka kujtue!
Kto kunatat e paskan dvetë,
-Çka ki, Mihane, pse s’ po
flet,
A s’ tu dokt ky muhabet,
A po t’ doket, apet burri i
keq?!
Kqyr, Mihanja, çka po thet,
-Zoti, ju dhashtë shumë
bereqet,
Bolla na batë, ju, muhabet,
As s’ po m’ doket burri i keq,
Unë e kam ni tjetër dert,
Po droj, Sejda do t’ na vret!
Vllau i madh në kamë na u çue,
Grues s’ vet, ju ka ngërmua,
-Shpejt, tha, pushkën me ma
prue!
Me gjithë rreth, pushkën ja ka
çue!
-Hajt, Mihane, mos me u
frigue,
Teri ku t’ duesh kam me t’
çue!
Kit Mihanën, n’ kali e kan
vnue,
Kan marrë rrugën e kan
tfillue.
Kur janë shkue te qaj përrue,
Me dy pushkët, meniherë i kan
gjue,
T’ vllajn në ven e burrin
plague,
Kjo Mihanja, bythprapë u
rrotullue!
T’ madhe, Sejda ju ka ngërmue,
-Dur, Mihane, ku po don me
shkue,
Se të gjallë, nuk kam me t’
lshue!
N’ kamë e n’ dorë, Sejda e ka
gjue,
Kalin – n’ ven, Mihanën –
plague!
Kjo Mihanja, fort po bërtet,
Ky Limani, fort po nget,
Don, Mihanës, kryet me ja
hjekë!
Kqyre, Sejda, çka poj thet,
-O, Liman vlla, poj bërtet,
Kqyr, ku janë kuleçtë e nxetë,
Bash për neve, kokan kan
kismet!
-Hajde, i hamë qita kuleçë,
N’ kofsh turk, Mihanën s’ ma
prekë,
Do t’ punoj, unë, si ç’ di
vet,
Ni kamë e ni dorë, du me ja
hjekë,
Do ta la t’ gjallë për gazep!
Për gazep tue tapallue,
Kur t’ hinë n’ magje me gatue,
Do t’ i bjen nër menë për mue!
Shumë e nuset ka mej mësue,
Mos me metë kun mashkull pa
grue!
Oj, martinë, ta puthsha
çarkin,
N’ kamë e n’ dorë ma more
hakin,
Bash si deshta, ma çfryne
barkin,
Ma idhnove pak Islihatin!
Islihatin ma ke idhnue,
S’ kqyrshin gjeqet, qenat, mej
pajtue,
Gratë e hallkit, dojshin mej
lshue,
Sejdën e ngratë e lanë pa
grue!
Prishtinë, 1972
SEJDË ZAJÇECI
Varinatë e dytë
(Shkup)
Kqyr, Mihanja çka paska marue,
Te vllaznija, Mihanja ka
shkue,
Vlla ma t’ voglit i paska
kallxue,
-Treqin copash, vlla bre, me
m’ ba mue,
O, unë te Sejda, haj, tybe me
shkue!
O, vllau ma i vogli, fort ma
ka çortue,
-Hiq nuk banë, moj motër, ti
pa shkue!
-Treqin copash, vlla bre, me
m’ ba mue,
Unë te Sejda, haj, tybe me
shkue,
O, pe don tjetrën, Sejda, s’
po m’ don mue!
O, Islihati, o, kofshin
marrue,
Banën baf, e n’ kamë janë çue,
Dy zapti, o, frik mi kan shtërngue,
-Në Zajçec, o, biro, ju me shkue,
Sejdë Zajçecin, të gjallë me e
prue!
E n’ Zajçec, o, zaptija kan shkue,
N’ derë të Sejdës, paskan
cakrrue,
Ata, Sejda, i ngrati, s’ ish
qillue,
O, ish kan n’ ara, i ngrati,
tuj livrue!
O, drejt në te ara, zaptija kan
shkue,
-Ti, bre Sejdë, dy kijet mej
lshue,
Po kije punë, n’ Islihat me
shkue!
-Ç’ ka Islihati, zapti, qi m’
thërret mue?
-E t’ ka ba, o Sejdë, davi ni
grue!
Po thotë Sejda:”Haj kuku për
mue,
Me ditë t’ sodit, haj, kokna
marrue,
Oh, grueja e jeme, n’ Islihat
me shkue?!
Oh, n’ Islihat, o, i ngrati,
paska shkue,
Me Mihanën, mirë janë çiftatue!
-Ti, bre Sejdo, kit grue me e
lshue!
-Islihat, o ju kofshi bekue,
Nuk kam grue, une për me
lshue,
O, qe nandë vjet, o, qi a kan
me mue!
O, në hapsane, ma paskan
ngujue,
Tri ditë uni, i ngrati ka
durue!
Ni haps i moçum, aty ish
qillue,
Zuni, Sejdën, djalin për me
msue,
-Pej hapsanës,Sejdo, n’ dash
me pshtue,
Thuej, Mihanën, unë e paça
lshue,
Soll me e ditë ku po don me
shkue,
O, n’ kofsh i zoti, djalë, mos
me harrue!
O, mirë qat hapsin, Sejda e ka
ngue,
I thotë Goranit – çilma derën
mue,
N’ Islihat po kam punë me
shkue!
N’ Islihat, o, djalin e kan
çue,
-Islihat, o, ju kofshi bekua,
Unë, Mihanën, sod e paça lshue,
Me dorzan kam me jav dorzue,
O, unë, Mihanën,tybe ma se
due!
Oh, ni i Borocit, aty ish
qillue,
Bani baf, qeni, n’ kamë u çue,
-Islihat, o, ju kofshi bekua,
Kam ni djalë, o, une pa
martue,
Nizet lira, kam me jav dhanë
juve,
O, kit Mihanën, a ma jepni
mue?!
O, po thotë Sejda, haj lumi
unë për mue,
Qi pe di, se ku po don me
shkue!
Kish marrë udhën në shpi t’
vet me shkue,
N’ gjysë të udhës asht nalë me
pushue,
Nien çobatë, o, kangën tu ja
knue:
“More Sejdë, o more, krye –
lakën,
O, e lshove t’ rejën, qysh e
majte plakën?!”
O, po thotë Sejda, haj, kuku
për mue,
Kaq frik, kangën qi ma paskan
vnue,
Kurrë i gjallë, o tybe, me u
munue!
Në shpi t’ vet, o i ngrati,
kur ka shkue,
Kish pas dalë, i ngrati, në
mëhallë,
Kish qitë tokën, tybe, në
pazar,
Kërkush tokën, s’ po guxon me
e marrë!
Kallauzi, Sejdës mi ka shkue,
-N’ kofsh i zoti, Sejdo, me
qindrue,
O, sod Mihanja, po don me u
martue!
O, kish pas dalë, o, i ngrati
në mëhallë,
Kërkush shoq, o, përmas s’ i
ka ardhë!
Këtë Shabanin, ma kish pasën dost-e!
-A po vjen, bre Shaban, me m’
nimue,
Shumë pa qef, o Sejdo, jam
qillue,
N’ desh Limanin, vllaun tem me
ta que,
Islihatin ki me ma lanë mue,
Nizetë gjaqe, djal-o, mej
marue,
Krejt me lira, unë, kam mej
pague,
O, kurrë ni ditë, o, haps nuk kan me t’ ngujue!
O, ky Limani, shumë azgan m’
ish kan,
Para Sejdës, gjithë, o, qi po
shkon.
Kur kan dalën, o, në ni zabel,
Janë nalë krushqit e po qesin
n’ shej!
Kriske pushka, tybe, danë, pej
malit,
E ma rrxojshin Mihanën, pej
kalit!
Kriske pushka, tybe, danë, për
s’ dyti,
Mikun n’ ven, e bajraktari
iki,
Shtatë kojshitë qaty qi ja
fiki!
Ky Limani, shumë azgan ish kan,
Thotë:”Mihanës, kryet do t’ ja
marr!”
Qyky Sejda, shumë rixha poj
banë,
-Mihanës, kryet, djalë bre,
mos ja merr,
Le t’ jet gjallë, bre, meçka,
për gazep!
Kur t’ hinë n’ maxhe,
meçka, me gatue,
Mos t’ mujnë kamën, ajo me
drejtue,
Se shumë shoqet, ajo ka mej
msue,
O, zgjedhke burra, ajo, e s’um
deshke mue!
O, moj mamxerrkë, ty, ta
puthsha çarkin,
Qysh ma pëshurre sod, kit
Islihatin!
S’ trusëshin bothën, gjaqet
mej pajtue,
O, gratë me burra, dojshin mej
martue!
Shkup, 1972.