Visar Zhiti: Poeti Ali Podrimja në pavdekësi
Një javë më parë ishim në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Poetit tonë, Ali Podrimja. Teksa hidhnim grushtat me dhé në varrin e porsahapur, kori i burrave të Gjakovës, ku dhe ka lindur poeti ynë, këndoi pikëllueshëm një elegji qiellore, shqiptare e gjitha, aq sa dhe kurorat e luleve dukej sikur po pikonin lotë...


























