Kulturë
Luigj L. Markvukaj: Malsia ime
E hene, 30.07.2012, 07:57 PM
Luigj L. Markvukaj
MALSIA
IME
Hymje
Vargjet që
do të lexoni në vijim, e që unë i kam shkrue në mall të Malsisë së Madhe,
vendlindjes sime, janë kujtime të përjetueme qysh 70 vjet ma parë, kur në Malsi
jepej lajmi tue lëshue zanin, se shkjau i Malit të Zi kishte mësye viset tona. Zakonisht,
një burrë dilte në një maje të naltë, zbrazte pesë herë armen, si shej se
thirreshin me u mbledhë të gjithë bajraqet. Nga të katër anët ndigjohej piskama:
Oooooo-ooooooo, çka asht pushka, moreeeeeeee!? Tjetri përgjigjej: Ooooo,
kushtrim, moreee, se ka hy shkjau në Grudë!
Gruda
ishte në kufi me Mal të Zi. Kur më 1913 u coptue Shqipnia, ajo mbet pothuej e
gjitha jashtë kufijëve të Atdheut.
Në kushtrim,
si quhej atëherë (sot do të quhej “thirrje”) nuk ngelte mashkull që kisht mbushë
18 vjeç pa shkue.
Jam përpjekë
me tregue në këto vargje vuejtjet dhe sakrificat e Malsisë së Madhe, që të ruente
identitetin dhe integritetin e saj, qoftë territorial, po mbi të gjtiha nderin,
dinjitetin, traditat e malsorit.
Pothuej të
gjithë ata atdhetarë trima që u prinë malsorëve në mbrojtje të trojeve të veta,
ma vonë, nga regjimi diktatorial komunist u burgosen, u pushkatuen, u
internuen, u persekutuen apo u njollosen deri me damken e tradhtarit.
Nuk jam
shkrimtar e as poet, por kur kujtoj ato kohna të hidhuna, që pat fatin tragjik
me kalue ky popull ynë, fjalët dalin një nga një nga thellësitë e zemres. Aq ma
tepër dhimbja bahet edhe ma e madhe tue pa në kohë demokracie se si nuk po
merremi vesht njeni me tjetrin, secili rrah gjoksin ma shumë se tjetri, secili
tërheqë mbas veti në emen të kësaj apo asaj partie, që janë ba si bunkerët. Edhe
pesëdhjetëmilion njerëz të ishim, çka kishin me u dashtë tanë këto parti.
Po e nisi
me një kujtim prej një morti, kur një malsor vajtoi të shuemin e iu drejtue me
këto fjalë:
Fal me shëndet
thuej Ded Gjo’ Lulit.
E fal me
shëndet thuej Çun Mulit.
E fal me
shëndet Vat Marash Shkrelit,
Që gjithkund
e ka ba belit,
E
gjithkund ia ka lanë vedit.
Thuej s’asht
Shqipnia si e keni lanë,
Por
dikush thotë jam ba gjerman,
E dikush
thotë jam italian,
E dikush
thotë jam ba zogist,
Dikush
thotë jam komunist,
E nuk
shkon n’Kishë as n’Xhami,
Veç mundohen
me thye parti.
Pra,
megjithëse unë nuk jetoj në Shqipni, por zemra më qanë që të di gjithçka ndodh
në vendin tim, gëzohem kur shoh arrijtje, që nuk duhen mohue, sa me i krahasue
me të kaluemen e zezë asht gjtihçka si dita me naten, por kur ndigjoj akuzat që
i bahen njeni tjetrit e se si nuk merren vesht, nësa bota mbarë, po kryesisht
Europa, po mundohem me kthye për së mbari Shqipninë e shqiptarët, e ma së pari
me rysë politikanët, ata nuk mendojnë për interesat e popullit, por e djegin
Shqipninë për interesat e tyne.
Më kujtohet
shpesh një punë legjende a prralle. Thonë se një mbreti i ra vajza në një prrua
të rrëmbyshëm e për pak u mbyt. U nodhen aty afër dy shqiptarë. U hodhen tue
rrezikue edhe jeten e tyne në mes dallgëve të prrojt të rrëmbyeshëm dhe shpëtuen
vajzen. Kur e mori vesht, mbreti çoi korrierin e i thirri në pallatin e tij shpëtimtarët
e së bijës. Kur e njoftuen se kishin mbrri, urdhnoi t’i sillnin të parin.
Mbreti,
mbasi e falnderoi për shpëtimin e vajzës, i tha se çfarë kërkonte si shpërblim,
pa ngurrue hiç, se gjtihçka do të kërkonte, do t’ia plotësonte dëshirën. “Naltmadhni
– i tha shqiptari – Unë jetoj me familjen time në një kësollë. Nëse nuk iu duket
e tepërt, kisha me dashtë një shtëpi prej jush”. “Kjo asht tepër pak për nderin
që më keni ba” – i tha mbreti.
Shqiptarit
tjetër, që po priste rradhen mbas dere, e ndigjoi gjithë biseden në mes mbretit
dhe shqiptarit që ishte mbrendë tek ai. Kur i erdhi rradha e hyni edhe i dyti,
mbreti i tha të njejtat fjalë edhe atij, pra i kërkoi edhe të dytit se çfarë shpërblimi
do të donte t’i bante për shpëtimin e vajzës. Ai i tha mbretit: “E vetmja gja që
kërkoi prej jush, naltmadhni, asht që të mos i ndërtoni shtëpi atij tjetrit”.
Kur shikon përditë si sillen politikanët tanë, të bahet me besue se kjo nuk asht një legjendë, po një ngjarje e vërtetë. Si të mos e besosh. Ndërsa Europa të ban thirrje me iu afrue e bashkue asaj, e të jep edhe “detyra shtëpie” si mund të bahet kjo, si mund të hyjmë përsëri në familjen e madhe europiane, ku kemi kenë qysh se asht krijue njerëzimi, politikanët tanë nuk lanë vner pa zbrazë njeni kundër tjetrit. A nuk asht njëlloj si në atë prralllen, apo legjenden, “të mos i ndërtoni shtëpi atij tjetrit”?
Në vargjet
e mia jam përpjekë me kujtue ato ngjarje e burra kreshnikë, që i vejshin
shpatullat njeni tjetrit e i delshin zot Atdheut. Ndoshta kemi shumë me mësue
prej tyne edhe sot e kësaj dite, sidomos brezi i ri, por jo vetëm ai.
Nuk kam dashtë me ba histori, as me mësue kend, por aty kam shprehë ndjenjat e mia, respektin e mirënjohjen time të thellë për ata martirë që u sakrifikuen ndër shekuj, veçanarisht për ata që ranë viktimë e periudhës ma të errtë të popullit tim, diktaturës komuniste, kur u vranë nga “çlirimtarët” ma shumë se sa janë vra në disa luftna kundër anmikut bashkë. E ata që u vranë, u burgosen, vdiqen nëpër kampe apo u persekutuen, qenë lulja e atdhetarëve, bijtë ma të mirë të Malsisë sime.
Disa shënime
të shkurta për personazhet e poemës sime.
1. Llesh
Marashi, prej Zagore, mbasi kishte qenë qarkkomandant i Shkodres, krijoi çeten
e tij dhe luftoi deri sa ra heroikisht nën plumbat e komunistave. Nga familja e
tij u pashkatuen pesë burra, dhjetë të tjerë u dënuan me 126 vjet burg nga të cilat
vuajtën 92, shumë u arratisën jashtë vendit dhe i gjithë fisi përfundoi kampeve
të internimit”.
Komandanti
legjendar Llash Marashi, kur mori vesht se shumë prej partizanëve që po luftonin kundër tij ishin grumbullue në Malsi
të Madhe, u dha urdhen bashkluftëtarëve të tërhiqeshin, që të mos vriteshin vëlla
me vëlla. Kthehuni në shtëpijat tueja, u tha ai, kurse unë do ta vazhdoj luften
deri sa të jem gjallë. Bashkë me te mori arratinë edhe bajraktari i atëherashëm
i Shkrelit Pjeter Gjoka dhe nipi i Lleshit, Rrok Kanto Marashi. Përfundimin e
tyne do ta gjeni në vargje.
2. Dedë Gjo’
Luli (1840-1915), plaku legjendar i Malsisë së Madhe, ndera e mbarë kombit, i
kushtoi gjithë jetën lirisë së Atdheut, në luftë kundër turkut e kundër shkjaut.
Ai asht Flamurtari i pavdekshëm i Deçiqit, hapi ma i randësishëm që çoi në ngritjen
e Flamurit me 18 Nandor 1912.
3. Luketi
i Grishaj, ka qenë një burrë trim e bujar, strehues për një kohë i Llesh
Marashit. Mbasi moren informacion forcat e ndjekjes ku strehohej Lleshi, dërgun
forca të shumta që ta arrestonin, por Luketi nuk pranoi ta dorëzonte. U ba një betejë
e vërtetë dhe forcat e ndjekjes u detryruen të tërhiqeshin. Llesh Marashi mori
arratinë.
4. Prek
Leka. Ka qenë një ndër figurat ma të shqueme në Malsi të Madhe, përfaqësues i
Ballit Kombtar. Ka mbetë i famëshme për thanjen e tij: “I kam dhanë besën
Krishtit / nuk bie n’dorë të komunistit”.
Mbas
pushtimit të Malsisë nga forcat partizane, Preka, bashkë me të vëllan,
Pashukun, moren arratinë. Ma vonë u rrethuen nga forcat e ndjekjes, por nuk
pranoi të dorëzohej. U vranë të dy në një betejë të përgjakshme e të pabarabartë.
Baba i
Prekës, Lekë Gjoni, ka qenë një prej luftëtarëve të shquem në luftën kundër
Malit të Zi në fillim të shekullit XIX. Ishte plagosë randë tue mbetë sakat
deri sa vdiq. Për fat të keq, jetoi sa me pritë edhe masakrimin e dy djemëve.
Preka pat
lanë gruen dhe një djalë 2-3 vjeç, që u rrit tek dajat e vet. Di se jeton në Lezhë,
por tue qenë larg Atdheut prej shumë vitesh, nuk kam ma shumë të dhana.
5. Kolë Maçi
i Hotit. Ma shumë se unë për këtë burrë të shquem e thotë kanga për të e këndueme
prej Martin Gojanit. Burrë i pashëm, besnik, i njohun në mbarë Malsinë për trim
e bujar, gëzonte respekt të madh në popull. Në fillim edhe regjimi komunist pat
besim tek ai, por tue pà autoritetin e tij të madh në popull, mendoi ta zhdukte
shpejt, tue e akuzue se kishte ndihmue për kalimin e njerëzve në Jugosllavi. U
pushkatue nga regjimi komunist.
6. Lukë Kaçaj
(1926-2001), një prej kangëtarëve ma të mëdhej shqiptar. Pat krye shkollen
fillore e të mesme pranë Fretenve në Shkdër, ku pat për mësues edhe
kompozitorin e shquem At Martin Gjoken. Mbas lufte pat krye studimet në Moskë dhe
konsiderohej një prej basave ma të mëdhej të asaj kohe.
Burgoset
në vitin 1973 për agjtacion e propaganda, pikërisht ai që kishte refuzue sa
oferta të bame prej teatrove operistike ma të famëshme në botë, pse e desht aq
shumë Atdheun.
7. Prek
Cali (1878-1945), I njohun ndrysh edhe si Legjenda e Kufijve, pse kundershtoi më
1913 Komisionin Ndërkombtar që donte t’i kalonte Kelmendin Malit të Zi. Prej
vitit 1908 e deri sa e pushkatuen te Vorret e Rrëmajit në Shkoder bashkë me Dom
Ndre Zadejen dhe 14 luftëtarë të tjerë, për mbarë Malsinë ai ka qenë simboli i
luftëtarit atdhetar dhe trimi të pashoq.
Tue pà se
gjoja ushtria nacional çlirimtare nuk ishte tjeter veçse një vegel qorre e
shkjaut, ai organizoi qendresen e famëshme të Kelmendasve në janar 1945. Por
mbas një gjakderdhje të mnershme në mes vëllazënve të një gjaku, forcat e
shumta partizasne të drejtueme prej serbëve e malazezëve, e mposhten
rezistencen.
Edhe gjatë
diktaturës kumuniste kujtimi i Prek Calit në popull nuk u shue kurrë.
Ai asht një prej përfaqësuesëve ma zamëdhej të races sonë.
Malsia
ime
- Poemë –
Jam një burrë
në moshë të vjetër.
Due me
hedhë do vargje n’letër.
Me shumë mall
po due me nisë
Me u thurë
lavd Burrave t’Malsisë.
Shpesh
janë mbledhë këta në kuvend
Me i dalë
zot ata këtij vend,
E me
shekuj n’Malsi të Madhe,
Ndesh me
luftna e ndesh me halle.
E besa
shpesh n’luftë kanë ra,
E n’beteja
ata janë vra,
Sepse
duhet me folë hak,
Lufta s’bahet
pa derdhë gjak.
Tue
mbrojtë trojet anë e kand,
Amanat si
t’parët na lanë,
Prej Deçiqit
n’Suka t’Moksetit,
Gjithëmonë
trimat ia lanë vedit
Tue
luftue ata n’kufi
Veç me
mbrojtë po këte Shqipni,
Që ky
shkjau i Malit të Zi
Gjithmonë
deshti me e përpi.
Porse
trimat lidhen besen
Trojet
tona kurrë s’i shesim,
Do t’i
mbrojmë me ndihmë të Zotit,
Se jem t’bijtë
e Kastriotit,
Nuk
sundon, jo, mbi ne Nika,
Per pa
mbete Shqipnia n’çika,
Si pat
thanë pader Gjergj Fishta.
Njihni ju
po Dedë Gjo’ Lulin,
Që n’Deçiq
ngriti flamurin,
E
shqiptarët kufijtë s’i falin,
Se flamur
kemi Prekë Calin.
Kështu ka
kenë, pra, ndera e burrit:
Ku tha
Preka nguli gurin.
Kështu ka
kenë pra besa e të parëve,
Me ua lanë
trashigimtarëve,
Me u
mesue po të vërtetën,
Për këte
tokë kanë humbë shumë jetën
Tue
luftue me turk e shkja
Veç Shqipninë
të lirë me pà.
Por as
turku e as shkjau,
Sa Enveri
nuk i vrau.
Kanë kenë
shumë pra trima fisit,
Që s’e
deshten komunizmin,
E luftue
kanë për besë e fé,
Kanë dhanë
jeten si me le.
Por
regjimi që kaloi
Në Malsi
shumë i damtoi
Tue i
vra, tue i ngre zvarrë,
Tue i varë
edhe n’litar,
Si Llesh
Marashin e Zagorës,
Që rrethuen
në Bri t’Kunorës.
Lleshi
vetë desht me u dorëzue,
Dy djem të
ri veç ai me pshtue,
Nipin
Rroku e Pjeter Gjoka,
Ma sokola
s’i kish toka.
Po ata
jo, s’kishin pranue,
S’kem dalë
n’mal na me shpëtue.
Foli
Lleshi, po u them prap,
Te ju s’kanë
pse t’marrin hak,
La s’i
keni duert ma gjak.
“Do t’u
falim”, rrethuesit thanë.
“O këta
besë, tha Lleshi, s’kanë,
Por ju
bani si po them vetë,
Se unë di
se çka më pret,
Ma per
mue s’do të ketë pranverë,
Po kam la
vedin dhjetë herë.
Ju dorëzonju
sa s’asht vonë,
Se po
vrasim vëllaznit tonë,
Me u thanë
ma mos t’kem nevojë,
Vu i
paskan n’pararojë”.
Kur prej
shpelle ata kanë dalë,
“Hidhni
armët, se u kem falë”! –
Thirri
fort një komandar.
Por Rrok
Knati, vet’ i treti,
Një fishek
ksih ruejtë për veti;
Heu! Sa mëkat
ky sokol djali!
Por
fisheku jeten ia fali.
Porsi
bisha kur bie n’dhen,
Kështu u
turren, pra, n’këtë vend,
Ata t’famëshmit
partizanë,
Gja pa ba
që s’kishin lanë
N’tanë Malsinë
për anë e kand,
Tue rrahë,
tue torturue,
Tue
burgosë, tue pushkatue.
Kështu këta
trima që pat Malsia
I tradhëtoi
vetë historia.
Thojshin
trimat tue folë me vete:
“Nga na
erdh kjo farë e keqe,
Që s’po
dimë as me u vu emen,
Gjysa
mashkuj, gjysa femen.”
Na s’jem
trembë në luftë tue ra,
Si me
turq, ashtu me shkja.
Kur Ded
Gjo Luli, burrë i motit,
Thirrje u
bani Grudës e Hotit,
Trimave t’Shkrelit
e t’Kastratit,
Me i dalë
para atij lugatit,
Me luftue
po me Mal të Zi,
Që gjithmonë
desht me na përpi,
Askërkush
s’e kish frikë deken,
Për këte
tokë me dhanun jetën.
As tash
deken ata s’e dronin,
Por s’e
dinin me ke luftonin,
Se për
trima që kanë kenë
N’Malsi t’Madhe
e n’Kelmend,
S’panë pranue
ata me u shtrue,
Por me
dekë prorë tue luftue.
Çka me
thanë, pra, për këto bisha?
Kujt faj
pati Luketi i Grishe,
Që pat hapë derën e shtëpisë
Disa
trimave të Malsisë,
E regjimi
i kalue
Desht
Luketin me arrestue.
Ky Luketi
tha një fjalë:
“Nuk dorëzohem,
jo, i gjallë.
E ta dini
se der sa t’vdes
Miqtë në besë
unë nuk i pres”!
Tha
Luketi e pushka krisi,
Kah kinë ardhë
ata i nisi.
S’ish
kollaj, jo, me luftue,
Se
Shqipnia ish pushtue.
Porse
Lleshi kish prap shpresë
Me i
ndalue këta të pabesë,
Sepse ai
e dinte mirë,
Për
Malsinë do t’ishte vështirë
Me pranue
këtë soj gabeli;
Thirrje u
bani djelmëve t’Shkrelit,
E me ta
djelmëve t’Kastratit,
Me i dalë
para këtij xhelatit,
Që Malsinë
desht me përpi
Tue
burgosë pleq edhe të ri.
Po
kryengritja, si edhe tha Lleshi,
Ishte e vështirë
e fati s’e deshti.
Krisi
pushka e gjimoi toka,
Këtu u
vra edhe Mirot Paloka.
Lleshi
tha: “Tërhiqnju, burra!
Na u vra
Gjon Martin Lula.
Lleshi
tha: “Tërhiqnju, pra,
Se po
vritemi vëlla me vëlla,
Se n’Malsi,
këta, anë e kand,
Kishin
mbledhun partizanë,
Me
parulla tue i tradhëtue,
Gjoja t’hirrun
me çlirue.
Por ma
vonë ndër këto ana
Tanë Malsinë
e mbuloi gjama,
Nuk ka
burrë që i thotë me emen,
Qofshin
mashkuj, qofshin femna,
Që n’Malsi
mbarë u sosen,
Pushkatue
edhe burgosun.
Atëherë hipi
një farë droje,
Dhjetë vjet
burg për një fjalë goje,
As i
gjallë, pra, as i dekun,
Në dhjetë
brez ke kenë i prekun.
Ky qé fati
i Malsisë së Madhe,
Pesëdhejtë
vjet jetoi me halle
Internimi
edhe burgu,
Çka s’i
bani as shkjau e turku,
S’i banë Duçja
as Hitleri,
Këto i
bani veç Enveri.
Asht vështirë
me i permendë tanë,
Se shumë trima
n’Malsi janë,
Që për fé
e kanë dhanë jetën.
Po përmend
unë këtu Prek Leken,
Që i pat
dhanë ai besen Krishtit
Mos me i
ra n’dorë komunistit.
E kështu
Preka, me gjithë vëlla,
N’Kurril
të Dede ai u vra
Pa i pasë
ai kurrkujt hak,
Pa i pasë
la ai duert me gjak.
Baba i
Prekës, me u thanë t’vërtetën,
Mbet
sakat për te tanë jetën,
Tue
luftue ai në kufi
me atë shkjaun
e Malit të Zi.
Pra qenë shumë,
he ndihma e Zotit!
Kujt pat
borxh Kolë Maçi i Hotit,
Që regjimi
i kalue,
Kolen
pati pushkatue
Pa i ba
kujt ai kurrëfarë dami,
Veç n’Malsi
i pat dalë nami
Si besnik
e burrë me peshë,
Që Enveri
s’i ka deshtë.
S’mund po
rri pa i permendë emnin,
Se qé ndera
e tanë vendit,
Për
Malsinë ish njefarë fatit
Ky Lukë Kaçaj
i Kastratit.
Qé artist
me famë botënore,
Por n’këte
jetë kaloi me zore,
Se
regjimi komunist
E burgosi
si artist.
E ketij
shteti s’ka si i falet,
Kur këndoi
Luka gjimuen malet,
E prap,
si për çudi,
Pak përmendet
emni i tij.
U baj
thirrje gjithë shkrimtarëve:
Mos
harroni vleren e t’parëve,
Se kanë vlera
shumë të mëdha
Sakrificat
që kanë ba,
I kanë dhanë
dëshmorë Atdheut
Qysh në kohë
të Skenderbeut.
Me i përmendë
ata janë shumë,
Porse
emni kurrë s’u humbë.
Në Malsi
partia e punës,
Pat pru
shpirtin n’maje t’hundës,
Siç asht
Selca e Kelmendi,
Që n’tanë
botë i pat dalë emni
Për
trimni e burra të rrallë,
Që u
ndeshen ballë për ballë
Me atë bishen
komuniste,
Se e
dijshin mirë çka i priste.
E Prekë Cali
i Kelmendit
Desht me
i dalë po Zot këtij vendit,
E ma n’fund,
ky u mashtrue,
Si i
falun, u dorëzue;
U dorëzue
me besë të Zotit,
Si kanë kenë,
pra, burrat motit.
Po
regjimi me atë ide,
S’ka njohë
Zot, as besë, as fé,
U lëshun
n’Preken e shokë t’luftës,
Porsi
ujku kur i bie tufës,
Kështu u
turren e mezi presin,
Harruen
shpejt se kinë dhanë besen.
Fati Prekës
ma vonë dihet,
Emni tij
n’gjithë botën njihet.
Gjithë Malsia
ban: Medet!
Kur vranë
Preken vet’ i tretë,
Me Gjergj
Lucen, burrë vigan,
Me Gjekë Selcen,
trim si zanë.
Tanë Kelmendin
e mbuloi zia,
Që na
futi n’grackë tradhëtia,
Se askush
nuk kish pranue,
Për pa
dekë, me u dorëzue.
E n’Kelmend,
në përgjithësi,
U
burgosen shpi për shpi,
Shumë u
vranë, u internuen,
Shumë pa
gjyq u pushkatuen,
Ai regjim
jetën ua mori
E pak
kujt i dihet vorri.
Këta inë trimat
e Kelmendit,
Që ia
rriten vlerën vendit,
Të tanë jetën
tue luftue,
veçse
vendin me çlirue,
tue
luftue me turk e shkja,
veç Shqipninë
të lirë me pà.
Por
regjimi që kaloi
Gjithë shqiptarët
i mashtroi.
Po
rreshtoi këtu për Malsinë,
Po kështu
ishte n’mbarë Shqipninë.
Kujt t’i
bjerë me i lexue
Këto
vargje që kam shkrue,
Them prej
tyne kem me mësue,
Si
shqiptari u mashtrue,
Kinse
vendin duen me çlirue.
Edhe kështu
në tanë Shqipni
U vranë pleq,
u vranë të ri,
Që Enverit
s’iu nënshtruen,
Si t’jenë
bishë u pushkatuen,
E kësaj
here në luftë pa ra,
Tue u vra
po vëlla me vëlla.
Çka prej
tij e hoq Shqipnia
E denon
vetë historia.
Them se
ai ka gjetë veç ferrin,
Por këtij
populli i la tmerrin.
Ky po
ishte një kokëshkretë,
Sa n’ fund
vrau shokët e vetë.
Ja, ma në
fund, ndrroi historia,
Por
ngatrrueme mbet Shqipnia,
Kush për
prona, kush për gjak,
I ndiftë Zoti,
që asht hak.
Kujt t’i
bjerë, pra, me lexue
Këto pak
vargje që kam shkrue,
Janë shqipatrët
që e kanë jetue
E pakkush
ka muejtë me pshtue
Pa u
burgosë, pa u internue.
Gëzoi
mbarë e tanë Shqipnia,
Që na
erdh demokracia,
Por,
medet, po ikë rinia,
E njëkështu
plaket Shqipnia.
Por po
duket se s’kanë shpresë,
Se s’ka
nder, burrni e besë.
Ndrysh
kanë kenë burrat e motit,
Qysh në kohë
t’Gjergj Kastriotit.
Zot, a ka
ndoj burrë me mend,
Që me i
dalun zot këtij vend,
Amanetin
me ua mbajtë t’parëve
E me ua
rritë vlerën shqipatrëve,
Që n’tanë
botë këta janë shpërnda
Hallin s’ka
kush me ua qà,
Tue i
thirrë këta nevojës,
Tue punue
këta për bukë t’gojës,
Tue punue
për një grusht pare
Po
harrojnë gjuhën shqipatre.
Amanet po
ua la n’letër,
Qofshi të
rijë, qofshi të vjetër,
Jepnja
dorën njeni tjetrit,
Mblidhnju
ju si vëllau me vëlla,
Mos na
leni ma me kjà,
Se pesëdhjetë
vjetët që kanë kalue
Edhe lotët
na janë shterrue.
Linji pra
ju mnitë e sherret,
Se kësaj
botë asgja s’i merret,
N’paç fitue
qysh se ke le,
Ke me
marrë veç nandë pëllambë dhé.
Pra, ju
sot, që ju njeh bota,
Mos u
merrni me punë të kota
Tue i
thurë lavde partisë
E tue i
vu ferren Shqipnisë.
A thue
popolli nuk e ditka,
Lufta
bahet për karrika,
E kur këta,
burra shtetit,
Kërkojnë votat,
gjithkush vetit,
Me u thanë:
Qofshi mallkue,
Se s’po
dini me u pajtue.
Ndihmë kërkojini
ju, pra, Zotit,
Si kanë ba
burrat e motit,
Që për
besë, Atdhe e fé,
Kanë dhanë
jetën si me lé.
Atëherë,
po, u do Europa,
Atëherë,
po, u do gjithë bota,
Kur të piqeni
me mendime,
Jo të merreni
me cikrrime.
Kemi
vuejtë mjaft të mbramë e t’parët,
Uroj ma
mos t’vuejnë shqipatrët,
Pesëdhejtë
vjet që kanë kalue
E kem vështirë
na me i harrue.
Veç për
keq janë ato kujtime,
N’vend
pallateve banë strehime,
Natë e
ditë na tue punue
Me iu
fshehë dreqit t’mallkue,
E n’për
ara e në zabele,
Mbushë bunkerë
e mbushë tunele,
Me idenë e
Enver “trimit”
Në çdo
mal pika vrojtimit.
Tanë shqipatrët,
pra, mirë e dinë,
Se ky s’la
një mik për shllinë,
Prishë me
shkja, Rusi e Kinë,
E si
thonte tash n’e vona,
Do jetojmë
me forcat tona,
Tue ba
zbor, tue ba taktika,
Se po
vjen këtu Amerika,
Nëse
vuejmë nga pak, në dashtë,
njëzet
net tue fjetë jashtë.
Tanë shqipatrët
përfshi prej ankthit
Marrshim
gjatë Livadheve t’Hamzit,
Nëpër borë
e nëpër shi,
Shumë n’atë
kohë edhe janë ngri
Tue udhëtue
natë edhe ditë
Kanë kalue
edhe n’plevit.
Por tash
këto qofshin harrue,
por s’mund
t’rrijsha pa i kujtue,
se me t’gjitha
këto shpenzime
kish mudësi
me ba ndërtime.
Shumë shqiptarë
kanë thanë: N’dashtë,
Se po
flej n’kasollë me kashtë,
E për
veti tue çilë pusin
Veç në burg
pra mos ta fusin,
Sepse
shpesh e prej nevoje
Mund t’shpëtonte
një fjalë goje;
T’mbyllim
gojen, t’mos bajmë za,
Se nuk ke
kujt me iu kja,
Se prej këtij
na s’kem çka presim,
Por të vuejmë
deri sa t’vdesim.
E kur
erdh demokracia,
Prap n’dorë
kish Ramiz Alia,
S’kishin
gjindja si me i zanë besë,
Pa të lanë
po mendt e kresë.
E
shqipatrët fort kjenë merzitë,
Aq sa
tash mezi kanë pritë
Veç me ikë
ata nga Shqipnia,
Çka s’e
mban mend historia.
Shumë,
pra, iken e si të tretun,
Edhe shumë
u kthyen të vdekun.
Zot, a
thue këtë vend ke namë,
Që s’po
di me u çue n’kambë,
Aq ka ra
në pikë të hallit,
Ndoshta
matë me lëkurë të djallit,
Si shumë herë
e kem ndigjue,
Se ky
vend asht i mallkue.
Si mund t’hyjsh,
pra, ti n’Europë,
Kur vret
vëllanë për një pllambë tokë?
Dhe
Europa, ç’asht true heqë,
Kujt t’ia
prishë, kujt me ia ndreqë,
Sa ka një
herë thonë: N’dashtë,
Se dy
shqiptarë s’mund i bajmë bashkë,
E ka një herë
na bajnë medetin:
Këta janë
mësue me hangër vetin.
Çka me i
thanë këtij soj trimi,
Kur s’feston
bashkë ditë çlirimi?
Pra, më falni
për këto shkrime,
Por kjo
asht ideja ime.
Nuk janë gja
që i kam shpikë vetë,
Janë të gjitha
realitet.
Ndoshta
kend e kam randue,
Por asht
koha me u mendue.
Me u
mendue, me ndrrue mednimin,
Sot që presim
intergrimin.
Integrim
në B.E.,
Për me
nisë një jetë të re.