E premte, 02.05.2025, 04:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Biografia e atdhetarëve në vargje

E diele, 29.07.2012, 07:06 PM


BIOGRAFIA E ATDHETARËVE NË VARGJE

Neki Lulaj-Hasan Qyqalla “Trinomi i lirisë “-Botoi NB.”Jeta e re “, Prishtinë 2012

Shkruan Ali D. Jasiqi

”Yje ndër të flijuarit ishin edhe Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi/Ai (fjala është për Jusuf Gërvallën –shënimi im A.J) ishte armik i përbetuar i Jugosllavisë dhe shumë i rrezikshëm për sistemin/ Të mirët lënë gjurmë, lënë pas rreze drite që të shohin të tjerët. Ashtu lanë Jusufi, Kadriu dhe Bardhi” – janë disa nga konstatimet e Martin Çunit për veprën e patriotëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që u vranë në Gjermani më 17 janar 1982 nga agjentët e UDB-es. Vepra e tyre frymëzoj shumë krijuesë, qofshin këta muzikantë, piktorë apo skulptorë e veçmas poetë, që të krijojnë vepra në lëmitë përkatëse, në të cilat ndriçohej nga të gjitha aspektet veprimtaria patriotike e atdhetare e tyre. E tillë është edhe përmbledhja e poezive me titull “Trinomi i lirisë”, përgatit nga poetët Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla. Në këtë  përmbledhje poezish i gjejmë emrat e më se 32 poetëve, përkatesisht 43 poezi të krijuesve që kryesisht  jetojnë dhe krijojnë në diasporë.

Përmes poezive të përmbledhjes në shqyrtim lexuesi mëson për veprën, për jetën dhe të bëmë e tre trimave të njohur, për aktivitetet e tyre patriotike e atdhetare. Kjo do të thotë se në njëfarë mënyrë këtu epet biografia e tre trimave, tre heronjve dhe patriotëve të dalluar të çështjes shqiptare. Sepse poetët janë kujdes që të sjellin shumë elemente që dëshmojnë për këto veprimtari patriotike  duke mos harrua as ato familjare. Vëllazëritë Gërvalla  linden në fshatin Dubovik të Deçanit në një familje atdhetare, të edukuar me kujdes nga nëna e tyre. Andaj është fare e natyrshme që në këto poezi ta gjemë edhe,pos Dubovikut edhe emrin e Nënës Ajshe, gruas burrërore e sojnike, çfarë mund të jetë vetëm një grua me karakter të fortë, një grua që kishte qëndrua e pathyer, që nuk ishin parë lotët   edhe atëherë kur kishte marrë lajmin për vdekjen, përkatësisht vrasjen e dy delmeve të saj. Nënë Ajshe mbetet gjithmonë

“Burrërore e sojnike

E kullës  fisnike...

Lind e rrit djem

Lisa kombi

Me duar të forta

Shpirt dinjitoz ...”

Do të këndoj poeti  në poezinë “Nëna Ajshe e Arbërisë sime”

Burrërinë e vet ajo e tregoi në shumë raste, në mesin e të cilëve po përmendim aksioni për pajtimin e gjaqeve, që simbolikisht është dhenë përmes metaforës Verrat e Llukës, vend ky ku u mbajte manifestimi i njohur dhe madhështor për pajtimin e gjaqeve, kësaj plage shekullore, prezenca dhe kontributi i Nënës Ajshe ishte i madh.

Përndryshe poetët e prezantuar në këtë libër këta trima i krahasojnë me figurat më të shquara të historisë së kombit shqiptar, çfarë ishin Haxhi Zeka, Bajram Curri, Sefë Kosharja, por edhe Fehmi Agani, Bedri Pejani, Sali Çekaj apo Qemajl Stafa e vëllazëritë Frashëri, të cilët:

U kthyen tre lajmëtarët e lirisë

U kthyen si dallgë deti

Me flamurin kuq zi në shtizë

Vargje këto të poezisë me titull “Kthimi i krushqve të lirisë”.

Jusuf Gërvalla ishte jo vetëm aktivist i lëvizjes kombëtare, por edhe shkrimtar, që kishte botuar poezi, proza e drama me tematikë nga jeta e hidhur e popullit shqiptar të robëruar. Ai ishte edhe gazetar që ishte dalluar për mprehtësinë e trajtimit të temave të guximshme për problemet e shumta. Në të njëjtën kohë ishte edhe këngëtar, këngët e të cilit të përcjella me kitare bënin për vete adhuruesit e  shumtë të këngëve të tij. Edhe këto elemente i gjemë në poezitë e poetëve, krijimet e të cilëve kanë gjete vend në faqet e përmbledhjes në shqyrtim, gjë që e kompletojnë portretin e Jusufit dhe të vëllait të tij biologjik  Bardhoshi por dhe të vëllait tjetër të idealit Kadri Zeka. Ata sipas njërit nga poetet e prezantuar në këtë libër mund të sistemohen kështu:

“Shqipe e parë Jusuf Gërvalla

Si vetëtima që t’ vret sytë

Vëlla Bardhoshi shqipe e dytë

Si rrufe që ndezë dhe shkrepa

Shqipe e tretë është Kadri Zeka”.

Shikuar nga ky këndvështrim kuptojmë se fjala është për tre trima që u bënë të pavdekshëm, të cilët ishin përcjellë hap pas hapi nga Shërbimi Sekret Jugosllav (UDB-ja), që edhe e organizoj likuidimin e tyre fizik, të ndihmuar nga agjentët e tyre. Ata fizikisht shkuan në jetën e amshueshme por mbete legjendë e gjallë në kujtesën e gjeneratave që do të përcjellën brez pas brezi. Edhe të vdekur ata do tua shtinë frikën okupatorit, sepse kishin mbjellë idealin e lirisë në zemrat e delmeve  në luftë  pa kompromis kundër pushtetit serbosllave.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx