Kulturë
Luan Kalana: Agim Shehu, bilibili i Labërisë
E diele, 29.07.2012, 06:58 AM
Agim
Shehu, bilibili i Labërisë, ajkë e lirikës te letërave shqipe...
meditime nga vëllimin poetik," Loti Alpin "
Poeti
Agim Shehu,bilibili i labërise,bashkëkohësi i kollosëve te letërsisë shqipe, Kadaresë dhe
Driteroit,po kalon vitet e bardha të jetës,perj kohësh me familjen i mërguar
ne Zvicër.
Si një dhuratë
shpitërore,për këtë vend përrallor e ëndërror,të mirëpritur edhe për vëllezerit
shiptarë, ai i fal nga theasri i tij i
pasur lirik,vellimin poetik simbolik "Loti
Alpin" kushtuar Zvicres.duke e cituar qe në kapakun e librit fjalët:
" Në
perkushtim zotit Yves Rausis,mikut të nderuar dhe të çilter zviceran"..
Nëpërmjet
meditimit poetik me vargje lasgushjane lirike,ai ben paralelizëm
dhe
analogji ne kohë e ne hapësirë ,me Zviceren ,natyrën dhe heronjtë e saj,
duke kënduar
per Shqiperinë,te cilen nuk e krahason me asnje vend tjeter ne botë.
Këto pak
fjalë modeste po i materializojme me vargjet pikante te poezive te tij,
ku
komentet sado me fjalë të zgjedhura te
jenë,nuk ia kalojne vargje brilante te poezive.
Si një mesazh
largese i mërgimtarit,në vend të prolgut ai këndon,:
Mirëupafshim
,Shqipëri,/
ika se të
dua shumë/
se të desha
të jem gjallë,/
dhe ca
kohë për ty../
.....Ai
na jep pejsazhe te gjalla poetike,qe Rembrandi s'do gjente ngjyra ti
pikturonte,
per natyrën
e Zvivcres,ky vend i rallë e piktoresk ne mes të Europës,,,
...Në pasqyren
e liqeneve/sheh deboren e maleve/si vello te bardhe nuserie/..fq.7,
( Princesha
e Evropes),..Ylberi askund ne bote/nuk eshte me i sinqerte/si ne Zvicer/...
..E madhe
e bukur/si nje hene e plote ulur mbi bar/zogjte vene e rine prane saj/
duke
fluturuar/nga lulet tek akrepat/...(Ora ne lulishtene eGjenves)..
..Alpet
mjelin deboren/si tufa delesh te bardha/ujerat rrekera vrapojne drejt detit/
te
mbjellin prape qiellin/...(Shiu)..fq.11,
..Yjeve
mbremjeve/ rine ne "dileme"/te qendrojne lart/a te ulen mbi liqene/..(Liqenet
)fq18,
..Në anë te
udhës per Lozanë/here drjet ,here hark/mure te forta guri/si te Gjirokastres
time te
larget/...(mure veshur me lule) fq.19,..
..Aty i
kam pare dite e muaj/si kuptoj jane engjëj/apo kuaj/per bari kane diellin e
henen/
siper
hapesire/..(Kuajt ne çair)fq.23,....e të tjera vargje pa mbarim njeri me i
bukur se tjetri.
Poeti
lirik duke bëre analogji me njerëzit e thjeshte e deri tek heronjte e Zvicres,
ai jo
vetem i nderon ata,por i pershkruan si shqiptarët, banorë qytetarë
që i ka
njohur terë jeten,i ngre ata ne pediestal,simbol nderi dhe krenarie.....
Po
citojme pakez vargje te shkëputur nga
poezitë kushtuar tyre:
..Helveti,...Mbaj
mend isha i vogel,/kur m'u afrove ti/permbi nje pulle postare/
e vogla
Helveti/..fq.5,
..Te
monumenti i Vilhelm Telit,,,Mbi flokët e shpupurisur/prej nga ka rene molla/
rezuar
nga shiqgjeta e babait/zogjte bejne ne ajer rrethore dielli/...
..Topat e
Napoleonit,..Te heshtur te zymte/krah njeri tjetrit nen nje kube/
veterane
qe e kane maruar detyren/fq.14..
..Albet
Kneht,mesues mik i shqiptareve,-ecin drejt shkolles/me pestalocion ne mendje/
Rusoin ne
zemer/nen harkun diellor te Vilhelm Telit/fq.20..
...z.Uli
Lauenberger,mikut pasionant te shqiptareve...
..Swissar...Kryqi
zviceran te bishti i avionit//te kujton/se me te/ke dhe zotin me vete/...fq.31..
...Arinjte
ne muzeun e Bernes...Kane zbritur nga malet/rine sttuja guri te muzeu/te urte
si gjysher
para
njerezve/..
..Policet
e Zvicres...Ata jene rreze Rontgeni/pershkojne trupin/pa u ndjere nga njeriu./percaktojne
qelizat e dobta/pa i shqetesuar te shendoshat/,..fq .33,..e të tjera...
Malli për
Shqipërinë duke udhëtuar neper Zvicër ndes dashurinë
ne vargje
e pastaj pikon Loti Alpin,,,,,ja po veçojme disa prej tyre....
...Lozanë...-C'i
ke kaq zëra Shqiperie/ne emrin tend "Lozanë"?!/trokas tek zanoret e
tua/
me jep
nje zë zile evendlindjes/.fq,60.,
...Lulja
Genti...ne kopeshtin botanik/lulja me emrin e mbretit Ilir/Genti/i mundur nga
roma si ushtar/
fitoi si
ritesh lulesh/vdiq te mburoja /u ngjall te petalja/..fq.46..
...Dardani..."Dardani"
e Kosoves/i jep ze simoters ne Gjeneve/zemra popujsh te flasin/
nga nje
lule dardhe ne peme,/...fq.47...
...Skenderbeu
ne Gjeneve,...Ai qe u degjogj per vte/ e shpetoi Evropen/zbukurohej nen
driten e
flakeve/ku shqiptaret digjeshin te vetmuar/...fq48,..
...Elena
Gjika ne majen 4000m te Zvicres..-C'kerkoi ajo tek kjo lartesi/si te zgjaste
doren ne yje/
e planet/.vete
qe aq e bukur /sa qiejve/asnje bukuri s'u lypte per vete/...fq49..
...Veziri
Ali Tepelena,,,- Bajroni me shellin ne
liqen te Gjeneves/tek perkundej mbi vale/
kendonte
polifoni mesuar/te veziri Ali/..fq.50..
...Vaji i
Cajupit,..Neper ere jehon nga larg/zeri i tij elegji/per te shoqen e bukur /qe
befas iu nda/
te shoqen
evgjeni,..evgjeni...fq,64..
...Aleksander
Moisiu shqiptar..fle ne laguna dhe nen lule dhe bar/prane nje kishez e embel ne
pllaje/
me emrin
e shenjte siper saj/...fq,63..
-Ku
bieAtdheu ? !
ngado
mjegullgri
çdo skaj
horizonti
i flas- Shqiperi,,,fq
67,.
Jane keto
vargje lejtmotivi per atdheun e tij te
shenjte e te shtrenjte,qe do ti ndeshem ne shumicen e poezive si refren kengesh
pa mbarim..
..Qyqja në
Jura,.."Ku-ku,-po therret qyqja/ç'zë i njohur flet keshtu/..Shqiperia
qyqja e shkrete/
mbeti
duke qare ku e ku../..fq 71,..
...Bilbilet...bilbilet
perballe harbohen/thua secili me njeh/gjuhen e tyre esperanto/
e gjithe
bilbilave mbi dhe/...fq,74..
...dhe
per epilog poeti Agim Shehu i mbyll vargjet e velimit poetik, Lotit Alpin,
me poemen
e mergimit "Faleminderit Zvicer",si nje himn krenarie per atdheun e
paqes,
per
simotren e saj Shqiperi,...po permend disa vargj lirike kujtese te
paperseritshme
....Naten
e mire ,toke Shqiperie/sot jam nje meteor i djegur/qe keutet e s'di ku bie..!/
Nje zog
fluturonte pas avionit/ne cicerimat e tij me zera atdheu/degjova emrin tim/
qe me
therriste:-Kthehu !/
Naten e
mire Shqiperi/pakes ter mesnate/me vet te kam marrë/ndoshta mengjezi qe pret/
me shpejt
te zbardhë/..fq,87...
poema
mbaron me vargjet
-Nje
shishe mbetur per gjysem/
siç e
lashe ne ikje/
pret te
pihet kur te kthehem/
a te
thahet ne pritje/...
Dhe ne
plot gojë,i themi :
-Fleminderit i nderuari Agim, bilbili i labërisë,qe na
dhurove këto këngë ,malli e loti,
këto
vargje lasgushiane lirike,kurorë nderi dhe krenarie per Zvicrën
dhe Nënën tonë të pavdekshme Shqipëri....
Ndjesia shpirtërore është e dyfishtë pasi ke lexuar
vargjet e poezite e tija,
në këte
vellim ritual lirik,...
kur
poetin e ke njohur nga afër,kur ke biseduar me të,..
...kur ke
ndjerë shikimin e syve të tij shqiponjë mbi një shkemb graniti nga majat e
Alpve,
që treten
thellë ne sytë e tu,,,,
...kur ke
dëgjuar fjalet ,zërin e tij kumbues si një jehonë këngesh polifonike,
që perhapen
majave e majave te maleve ,reve,...e behet nje ,me zhurmen e valeve ,
te
oqeanit ,në brigjet e Amerikës,,,
...aq më shumë
kur ke prekur ato fjalë te bukurshkrimit kaleografik,në autografin e librit te
tij,
ku më shkruan
me fjalë zemre:-"Luanit,artist me shpirt poetik e njerëzor,...Agim Shehu....",..
Këto fjalë
tingellojnë aktuale sot,një mesazh trashëgimije,
jo vetëm
per mua,me modesti e them,por për të gjthë
bashkëkombësit,për të ndjekur rugën e tij ,
si një poet
Atdhetar i flakët për Shqipërinë kudo që të ndodhemi ne botë, e me shpirt të madh
lirik..
Shpresoj
të takohemi sërish me të nderuarin poetin tonë, Agim Shehu ,e dhëntë e mira,jo
vetëm me vjershat, dhe me vëllimet më të reja ,por edhe me fljalën e zërin e gjallë të tij..
Luan
Kalana
New
York,USA
korrik ,2012