Kulturë
Xhevahir Cirongu: Për këngëtarin Tetovar Azir Aziri
E shtune, 28.07.2012, 05:49 PM
Portret
Për këngëtarin Tetovar Azir Aziri,- kënga është djepi e ninulla e jetës…
Nga Xhevahir Cirongu
Ishte
data 19 korrik 2012, kur unë prezantohem për herë të parë fizikisht me këngëtarin
Tetovar Azir Aziri në plazhin e Durrësit.Dielli përvëlues i korrikut të thoshte
mirëseardhjen pranë bregut të detit Adriatik.Plazhi ishte i tejmbushur me
pushues që vinin nga Kosova,Maqedonia ,Mali i Zi.Por nuk mungojnë të vinë edhe
nga Italia,Zvicra,Grqia,Vjena,deri nga Amerika. Shqiptarët ulen në ‘’Sofrën’’ e
bregut të detit të tyre me mallin për Atdheun. Buzëqeshje diellore! Përkëdhelje
valësh deti…! Fjalët e bisedat e njerëzve rrjedhin lirshëm. Vendin kryesor të bisedave e ka zënë 100
vjetori i Shpalljes së Pavarsisë.
Bisedat e
pushuesëve përqafohen me valët e detit e rrezet diellore.Fëmijët me zërin e
tyre të ëmbël e me lodrat buzë detit,gumzhijnë si bletët në koshere e freskohen
me ujët e kripur të detit. Një vogëlush me sy të kaltër, i buzëqesh që nga
shazlloni valës së detit.
Edhe unë eci
për gjatë bregut të detit.Aty ,diku në një shazllon ishin ulur dy të moshuar.
-Hej,djalo-u
dëgjua një zë.Ndalova hapin.Vështrimin e treta aty nga erdhi ai zë me tinguj të
ëmbël,por edhe dashamirës.
-Eja,eja,-po
munde ulu këtu në shazllon!Si bënë vend edhe për mua,prapë m’u lut që të pushoja
pak aty s’bashku me ta.Nuk e zgjata më.
-E pse
jo,ore mik!
Të dy të moshuarit
u ngritën në shenjë respekti në këmbë.Fytyra dhe sytë u ndritnin nga ky takim.U
përqafuam sikur të kishim vite pa u takuar! Nganjëherë,rastësia të mrekullon.Si
zumë vend poshtë çadrës,biseda mori rrugën e kujtimeve nëpër vite.Nga goja e këngëtarit
Azir Aziri nga Tetova,fjalët rridhnin të pastra si ujët e liqenit të Ohrit.Ç’fleton
disa faqe libri dhe sytë i lotojnë . Mori frymë thellë e tha:
-E dua
librin si fëmijët,por këngën e kam mjaltin e zemrës sime!
-Pse këndon
!?-ndërhyra unë në bisedë dhe e vështrova
drejt e në sy.
-
Këngët që
këndonte dhe këndon edhe sot Azir Aziri nga Tetova,kanë taban e motiv popullor
të gatuar me patriotizëm historik e Atdhedashuri.Ishin vitet 1980,ku zëri i tij
gjëmonte e shkrepëtinte si dritë rrufeje nëpër skenat e festivaleve
folklorike,jo vetëm në Maqedoni,por edhe në shtetin amë Shqipëri.Këngëtari Azir
Aziri në këto vite i këndon Heroit të Popullit Bajram Currit,apo ‘’Në grykë të Kaçanikut’’,të
cilat u bënë pjesë e jetës sonë për gjithë shqiptarët që jetonin e punonin kudo
nëpër botë.Këngët e Azir Aziri janë mbjellë në shpirtin e çdo shqiptari.Vitet
ikin,por zëri i Azirit është akoma i kthjellët nga ku edhe ia merr këngës edhe
këtu nën çadrën diellore! …Kujton ato vite rinore…lotët i bashkon me tingujt e
këngës! Mall e nostalgji për të shkuarën!...
Në vitin 1999-ës,me rastin e 30 vjetorit të daljes në skenën e këngës nëpër
festival, i këndon Ismail Qemalit dhe Flamurit Kuq e Zi.Biseda rrjedh si lumi
Drin.Ajo nuk ndalet,por udhëton në labirinthet e saj me kujtimet që mban brenda
gjoksit eshtëror.
Ai kujton
shoqet e shokët këngëtarë edhe nga Shqipëria.Si:Vëllezërit ‘’Myzyri’’nga
Elbasani, Qemal Kërtusha,Fitnete
Rexha,Fatime Sokoli,Naim Kërçuku, Fatma Zyberi,Shyqyri Alushi,Mehdi Zena,
Artisten e Popullit, Vaçe Zela e shumë të tjerë që kanë lënë gjurmë në kulturën
Shqiptare.
Kujtimet
fluturojnë në Lezhën e Besëlidhjes,ku Aziri ka fiksuar veten dhe shokët pranë varrit
të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kstriot (Skënderbeu) me një foto bardhë e zi.Kujtimet
s’kanë të mbaruar sa dhe vetë këngët që ka kënduar e këndon populli ynë.
E shoqja
Imbrane Aziri është me profesion farmaciste.Por,plagët e shpirtit t’i shëron
vetëm kënga,- na thotë Aziri.Familja e Azir Azirit nga Tetova është sa
atdhetare e intelektuale.Edhe fëmijët kanë marrë profesion.Adriani,djali i tyre
merr rrugën e artit e bëhet aktor me famë nëpër skenat e teatrit dhe
filmave,nga ku ka marrë e çmime. Ndërsa e bija Anita Aziri mësuese për muzikë.Sa
bukur është ndërthurur kënga,aktori,muzika,dhe së fundi medikamenti shërues;tingulli
që shëron plagë,tingulli që jepë jetë,kënga që jeton më gjatë se shkëmbi!.
Meditim :
Tetova, kënga ime!
Edhe ne ju urojmë shëndet e jetë familjarisht kësaj familje intelektuale të këngëtarit Azir Aziri nga Tetova. Ndoshta, nesër do takohemi për të shkruar edhe të pathënat në të tjera shkrime.