Kulturë
Gjon Keka: Prekë Brahimi, veprimtar dhe atdhetar i dalluar i popullit shqiptar
E premte, 27.07.2012, 07:59 PM
Prekë Brahimi, veprimtar dhe atdhetar i dalluar i popullit
shqiptar
Nga Gjon KEKA
Kombi
shqiptar në krahrorin e tij ka mbajtë dhe gjithnjë do të mbaj personalitete të
çmuara, veprimtar të dalluar si dhe
intelektual e lider të denjë e vizionar.
Gjurmët e
lënë nga personalitet dhe veprimtar të dalluar në procese të ndryshme historike
në përpjekje të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit janë treguesit më të
mirë se në ç'rrugë ka ecur edhe populli ynë shqiptar përgjatë historisë dhe me çfarë
sfida e sprova të ndryshme është përballur ai gjatë historise.
Prekë Brahimi
një njeri dhe veprimtar i dalluar i poppulit të Kosovës ka hyrë jo rastësisht në
kolonën e njerëzve që dhanë një pjesë të tyre në mënyra të ndryshme për lirinë dhe
pavarësinë e vendit.Ai më përpjekjet e tij të parreshtura në diaspor për lirinë
dhe pavarësine e vendit me anë të aktiviteve politike, kulturore e humanitare në
kuadër, së pari të Shoqatës Nënë Tereza, shoqatës Aleksandër Moisiu, pastaj edhe të hyrjes së tij në LDK dhe më pas
edhe në PSHDK në diaspor respektivisht në Austri u tregua si një veprimtar i
dalluar dhe një njeri me vlerë për shoqërinë dhe poppullin shqiptar.
Aktivitetet
e ndryshme si ato kulturore, politike dhe të tjera lidhen poashtu tepër ngushtë
edhe me personalitetin e Prekë Brahimit i cili u angazhua për tërë qenjen e tij
në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë së Kosovës si dhe në shërbim të zhvillimeve
tjera pozitive.
Me themelimin
e shoqatës Nënë Tereza në
Poashtu
duhet vënë re se po në objektin e shoqatës Nënë Tereza u zhvilluan edhe
aktivetete tjera si ato politike, kultuore e humanitare, duke cekur këtu se po
në këtë shtëpi janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore e letratre të Shoqatës
Aleksandër Moisiu, aktivite këto që kanë pas një rrezonim të madh sepse aty ku është
shpirti i kulturës aty është edhe jeta dhe zhvillimi i projektit kohor të kombit
dhe proceseve të tij brenda botës së përbashkët të civilizimit europian.
Siç dihet
jeta nacionale e një kombi është zhvilluar në dy krahë në njërën nga brenda tij
dhe tjetëra nga jashtë tij, nga brenda jetën nacionale e shihnim si themeltare
të të gjithave si dhe të kontributit dhe sakrificës së madhe në shërbim të lirisë,
demokracisë dhe pavarësisë së vendit nga pushtesi barbar serb, ponë këtëkuptim
mund të themi se si një vegëz e gjithë asaj peme të madhe të përpjekve të personaliteteve
dhe inetelekutualëve që i shërbyen interesit nacional të vendit ishte edhe
diaspora dhe veprimtarët e saj të dalluar të cilët sakrifikuan pothuajse tërë qenjen
e tyre për ta parë dhe realizuar testamentin e paraardhësve për liri, demokraci
dhe pavarësi.Madje mund të thuhet se më tepër se gjysmën e punës dhe projektit
për lirinë e vendit dhe të ardhmes së mirë të tij e bënë veprimtarët fisnik dhe
të dalluar si dhe intelektual e personalitete të fuqishme, kështu ata u bënë krahu
më i fuqishëm i tërë atij projekti vital dhe historik të pavarësisë së vendit.
Edhe Prekë
Brahim si veprimtar i dalluar arriti që të bëhej pjesë e po këtij krahu i cili
dha pjesën e tij duke sakrifikuar dhe duke mbështet në të gjitha hapat çështje
e Kosovës dhe procesit të lirisë dhe pavarësisë e të ardhmes së mirë të saj.
Secili
individ ka dhënë më të mirën, më të vlefshmen, mundin dhe që nevojitej për
vendin dhe në shërbim të tij edhe Prekë Brahimi si veprimtar i dalluar dha një pjesë
të tij në shërbim të lirisë dhe të pavarësisë së vendit në mënyrën e tij, kjo
jo vetëm tergon sinqeritetin e veprimtarëve dhe besnikërinë që ata kanë ndaj
atdheut të tyre por edhe fijen e madhe të shpirtit human që do të thotë të dhënies
dhe ndarjes për gjysmë për rrugëtimin dhe proceset e ecjes së vendit në rrugën
e lirisë, demokracië dhe të pavarësisë së tij si dhe të procesve tjera të rëndësishme
nacionale të vendit drejtë fatit të tij të natyrshëm të rikthimit në familje ne
lashtë europaine.
Kështu që
ai më pas si një veprimtar i dalluar i popullit shqiptar në diaspor u bë edhe,
arkëtar i shoqates kulturoire Aleksander Mosiu dhe antar ikryesiusë së LDK, ku
arriti të jap edhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të lirisë dhe pavarësisë
së vendit, gjatë gjithë kohës sa qëndroj në këtë pozicion ai arriti të realizoj
dhe plotësoi në mënyrë të plotë dhe me përgjegjësi sektorin e tij të veprimtarisë
si dhe arriti që të prek edhe ndikime tjera të cilat poashtu ishin shtesë në shërbim
të vendit dhe ardhmërisë së tij të mirë.
Aktivitetet
nga ato kulturore, humanitare, politike e kombëtare etj etj, morën gjithnjë e më shumë një dimension edhe
më të fuqishëm dhe një përrua bashkëveprimesh të të gjithëve që si qëllim të vetëm
kishin mbështetjen e atdheut në realizimin e aspiratës shumshekullore të lirisë,
demokracisë dhe pavarësisë së tij.
Në këtë kontekst
më duhet të them se ai si shumë bashkëveprimtarë të tjerë u bënë një zë i
fuqishëm që depërtonte thellë në zyret e politikës dhe qeverisjes austriake për
të ndikuar që fati dhe çështja e Kosovës të zgjidhet sipas së drejtës së vetvendosjes
për liri dhe pavarësi, si dhe të mbështes fuqishëm në përpjekjet e saj për t'u çliruar
nga zgjedha e rëndë e barabrizmit serb dhe politikës së saj në krye me
diktatorin Milosheviq.
Nevoja
dhe rëndësia për ta ngritë çështjen e Kosovës në nivelin e politikës ndërkombëtare
dhe për të kuptuar edhe domosdoshmërine e zgjidhjes së saj sipas së drejtës së popujjve
për vetëvendosje ishin një nga punët edhe te veprimtarëve të cilët bënin përpjekje
nëpërmjet shoqatave, partive politike të përfaqësuara edhe ne diaspor nga ta që
të ndikojn në politikën e vendit ku shërbenin ashtu që çështja e vendit të kaloj
në duart e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje historike dhe të drejtë.
Vlera e këtyre
përpjekjeve të këtyre veprimtarëve në diaspor nëpërmjet kanaleve të kulturës,
politikës dhe miqësisë me botën demokratike përbënte në realitet vlerën edhe të
arritjes së aspiratës dhe vullnetit të popullit që të jetoj i lirë i pavarur
dhe në rrjedhat e kohës dhe dinamikës moderne si popujt tjerë demokratik në botën
e civilizuar.
Ndërkaq në
kuadër të përpjkejeve të tij si veprimtar Prekë Brahimi arriti të bjë edhe
hapin më të rëndësishme të ides për një mision shqiptar katolik duke shpalos
iden-iniciativë të tij para klerit shqiptar kryesore që edhe në Austri
respektivisht në kryeqendrën e saj Vjenë të themelohet ky mision si një hap jo
vetëm historik për kulturën shpirtërore të popullit shqiptar europian të Kosovës
por edhe për rrugëtimin e përbashkët të saj me familjen e lashtë europiane në rrugën
drejt të ardhmes.
Ai iden-iniciativa
ja parashtroj në vitin 1993 ipeshkëvit Nikë Prela i cili pas diskutimeve të gjerë
me përfaqsues si të klerit ashtu edhe të popullit dhe levizjeve kulturore në diaspor
të arrij të hedh edhe hapin drejt vënies së themeleve të këtij misioni i cili
natyrisht se ishte dhe do të kuptohet edhe më vonë si një mision vital i
shqiptarëve në përgjithësi .
Po në këtë
vitë (1993) u vendos unanimisht që kjo inicitavë të shndërrohet në ideprojekt
konkret gjë që më pas edhe si frytë i kësaj u themelua Misioni shqiptar katolik
për Austri më seli në Vjenë.Themelimi i këtij misioni vital dhe historik për
shqiptarët dhe kulturën e tyre shpirtëore e materiale u pa si një hap i kohës,
hap iluminist, hap që shqiptarët i bënë jo vetëm faktor kulturor e kombëtar por
edhe atë të përbashkësisë me familjen e saj dhe te civilizimit europian.
Misioni
arriti që gajtë tërë hapave të tij të bëjë hapa të rëndësishëm në mënyrën e tij
natyrale drejt qëllimit të tij të madhë kulturor dhe zgjerimit të hapave të tij
edhe projekt madhore dhe veprimtari të dorës së parë kulturore e kombëtare gjë që
shihej edhe gjatë manifestimeve, përpjkejeve,
mbështetjes së vazhdueshme edhe në proceset e ndryshme historike të popullit të
Kosovës në realizimin e aspiratës së saj drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.Kështu
ky mision nga një mision kulturor u bë edhe një mision i madhë i prezantimit të
tërë kombit dhe identitetit të tij historik europian.
Veprimtaria
dhe përpjekjet ë Prekë Brahimit nuk u ndalën me kaq ai arriti që në vitin në vijim
pra vitin 1994 gjatë konsultimeve me lidershipin e PSHDK me qendër në Kosovë respektivisht
Prishtinë të bëje edhe hapin tjetër atë të themelimit edhe dega e partisë shqiptare
demokrastiane në Graz së Qendra ish ne Linz
diasporë resepktivisht në Austri.
Konsultimet
që u bënë po në këtë vit nxorrën mendimin e përbashkët se ideja e themelimit të
Deges së PSHDK në Graz Austri është një domosdoshmëri
një realitet i natyrshëm që përbën koherencën dhe bashëkveprimin në rrugëtimin
e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.
Themelimi
i deges së PSHDK në Graz, diaspor
respektivisht në Austri përbënte një hap të madh si për vetë partinë ashtu edhe
për proceset politike në Kosovë sepse kjo parti pasi u organizua formoj
kabinetin e saj të lidershipit partiak-politik arriti të kryej detyrën brenda
programit për të cilën edhe është themeluar që të krijoj miq në politikën
asutrike, pastaj të ndikojn në politikën dhe qeverisjen e vendit që të mbështet
si në kohën e veshtirë Kosovën ashtu edhe pas çlirmimit të saj në mënyrë të vazhdueshme,
këto fryte jo vetëm se u panë në horizont por edhe patën peshën e madhe të saj
madje mund të thuhet edhe peshën e një rëndësi historike për proceset
vendimtare dhe lirisë e pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se në rolin që kishte
veprimtari Prekë Brahimi si nënkryetar i PSHDK në Austri arriti jo vetëm të zhvilloj
partinë por të forcoj dhe të shtrij atë edhe gati në të gjitha qytetet kryesore
si dhe atje ku ka shqiptar në republikën e Austrisë.Puna e tij e mirë, e
sinqert dhe jehona që patë PSHDK në diaspor gjatë periudhave vendimtare të çështjes
së Kosovës si dhe të proceseve të pastajme janë mënyra më e mirë e matjes së kësja
veprimtarie shembullore të tij në PSHDK dhe posaqërisht në shërbim të interesave
nacionale të popullit shqiptar të Kosovës.
Ndërsa ne
vlerësojm hapat e këtij veprimtari ato gjithnjë e më shumë na dalin jo vetëm
hapa të rëndësisë vitale të udhëpërshkimit të popullit në përpjekjet e përgjithshme
të tij por edhe të hapat që tregojn natyrën e vërtetë të dhënies më të mirën për
të parë vendin në dritën e lirisë, paqes, demokracisë dhe pvarësisë së tij si
dhe me një të ardhme të sigruët respektivisht rikthimit në familjen e lashtë europiane.
Pas kësaj
ai aty nga viti 2000 duke parë sukseset e tij dhe veprimtarinë shembullore u
zgjodh kryetar në diaspor i PSHDK, respektivisht kryetar i bashkësisë së degëve
të saj në Austri .
Mund të nënvizojm
se gjatë tërë kësaj kohe se ai udhëhoqi PSHDK si kryetar i bashëksisë së degëve
arriti të mbaj lidhjet të fuqishme, te sjell nga PSHDK e qendrës në Prishtinë përfaqësues
të saj për të mbështetur edhe më shumë përpjekjet e tij në forcimin dhe rritjen
e PSHDK në diaspor respektivisht në Austri, poashtu ai krijoj edhe miqësi të fuqishme
me partitë politike simotra në Austri dhe në kuadër të kësaj ai u angazhua në krijimin
e marrdhënieve dhe bashkëpunimit të partive simotra duke mbështetur kështu
PSHDK në rrugën e sa të realizimit të projektit dhe trupit të saj në tërësi si
një parti me vlera të përbashkëta të themeleve të partive në europë.
Gjatë tërë
kësaj Prekë Brahimi si një veprimtar i dalluar arriti të vë në binar të duhur
partinë në diaspor si dhe të realizoj një mori synimesh dhe projektesh të përbashkëta
të kësaj parti ne shërbim të interesave madhore të vendit si dhe të proceseve
vitale të popullit të Kosovës, duke u bërë kështu edhe kontributore e madhe e Pavarësisë
dhe lirisë së Kosovës.
Kontributi
i kësaj partie si në qendër ashtu edhe në diaspor është i padiskutueshme ajo në
krye me akademik Mark Krasniqin është bashkëudhëtare e me partinë(LDK) e
liderit vizionar dr.Ibrahim Rugova, këto dy figura, personalitete dhe vlera të kombit
arritën që së bashku me vizionin dhe talentin që posedonin të realizojn aspirtën
dhe të bëjnë realitet vullnetin historik të popullit të Kosovës për liri,
demokraci dhe pavarësi.
Si
kryetar i bashkësisë së degëve të PSHDK në Austri veprimtari Prekë Brahimi
zhvilloj aktivitet të shumta nga të gjitha fushatë e dobishme dhe që kontribuonin
proceseve në vend dhe imazhit të saj në botën demokratike dhe të civilizuar.
Ndërsa më
pas, pas gjithë atyre viteve u mbajtë një
manifestim më rastin e 15 vjetorit të themelimit të degës së PSHDK-së dhe 10
vjetorit i Qendres së bashkësisë së degëve të PSHDK-së në Graz aty u vlerësua
puna e mirë dhe e vlefshme e veprimtarit Prekë Brahimi dhe kryesisë së degëve
dhe bashkësiëë së degëve si dhe u zotuan se do të vazhdojn me përkushtim edhe më
të madh në realizimin e projekteve të rëndëishme si dhe të forcimit edhe më të madh
të partisë në strukturat duke bërë kështu një freskim dhe gjallërim të bashkësisë
së degëve të saj në tërë Austrin.
Kështu
pas gjithë kësaj duke parë të arsyeshme që PSHDK të ketë një lidership të ri
dhe një kryesi të angazhaur fuiqshëm në forcimin e saj si dhe të zhvillimit
edhe më shumë në të ardhmen veprimtari Prekë Brahimi pas vlerësimeve të shumta
dhe dekoratave që mori nga organizata kulturoe dhe partia në qendër për
kontributin e madh në forcimin dhe zhvillimin e PSHDK në diaspor u vlerësua
lartë edhe vepra e tij në procese të rëndësishme dhe historike të vendit.Ai u
dekorua me mirnjohje si dhe u zgjodh në mënyrë unanimi kryetar nderi i bashkësisë
së degëve të PSHDK në Austri.Prandaj në maj të vitit 2011 pas mbajtjes së kuvendit
të degëve të PSHDK në Austri ai dorëzoi postin e kryetarit të degëve dhe bashkësisë
së degëve të PSHDK në Austri Vilson Pepajt .
Me një fjalë
mund të themi se veprimtaria e Prekë Brahimit mund të përmblidhet si një veprimtari
me gjurmë të pashlyera, si një veprimtari që një ditë historia do të flas me zërin
e saj të arsyeshëm se kjo ishte një punë në shërbim të interesave nacionale të kombit
shqiptar e posaqrisht popullit të Kosovës i cili ka kaluar periudha sa të vështira
aq edhe vendimtare për fatin e saj dhe rrugëtimin e saj përgjatë tërë historisë
dhe përpjekjeve shekullore për lirië, demokraci dhe pavarësi.