Kulturë
Resmi Osmani: Malli i dashurisë
E hene, 30.07.2012, 07:16 PM
RESMI
OSMANI
TREGIM
MALLI I DASHURISË
Atë pasdite
korriku, edhe pse dielli ishte në të perënduar, i
nxehti nuk kishte rënë. Në pemët
e parkut të liqenit, nuk dridhej asnjë gjethe.
Dëgjohej kënga ujem e gjinkallave dhe bulkthave. Shëtitorja ishte e populluar
nga ata që donin ti shpëtonin vapës por edhe nga vrapues e vrapuese dhe nga gjindja e moshave të ndryshme që barisnin ngeshëm
duke përtypur fara, kokoshka apo misra të
pjekur dhe duke tjerrur biseda sa për të
shkuar kohën. Shumë syresh, kishin nxjerë
shëtitje qentë që shpesh i tërhiqnin të zotët
-Jeni
muzikant?-e pyeti burri.
-Ende jo.
Jam student i vitit të fundit në Universitetin e Arteve. Vij këtu pasditeve, në
freskinë e parkut dhe luaj meloditë që më pëlqejnë. Dashamirët e muzikës më darovisin me ndonjë lek. Si t’ua them, edhe ushtrohem edhe punoj. Në një pamundësi
tjetër, kjo është puna ime, kuptohet pak e ndryshme nga ajo që njerzit janë
mësuar ta quajnë punë! Ç’ti bësh- psherëtiu ai- Gjithkush përpiqet me të vetën!
Burrit i
erdhi keq. Djali duhet të ishte hollë nga ekonomia dhe nuk e pyeti më për gjë tjetër.
U ngritën, i uruan djalit ditën e mirë dhe
u larguan për të vijuar shëtitjen e tyre.
* *
*
Albani
ndjehej fillikat. Kishte muaj që ishte ndarë me Borën, apo më sakt që Bora u nda prej tij. Nuk po
arrinte të mësohej me këtë ndarje që I kishte mbetur në shpirt si plagë e hapur,
që dhembte, që e bënte të vuante braktisjen dhe vetminë. Një
boshllëk që sado përpiqej nuk e mbushte dot. Ditët dukeshin të gjata dhe netët
pa fund. Kishte humbur shijen e jetës. Ajo i përfytyrohej kudo . Pamja e saj , ishte dhembje shpirti e pafashitur dhe mall
ronitës. Sado që përpiqej nuk e fshinte dot nga kujtesa dhe vetëdija.
Që në vegjëli
ishin rritur bashkë. Familjet e tyre jetonin ne të njejtin pallat. Kur ishin në
kopshtin e fëmijëve ai i ndukte gërshetat, luanin e qeshnin. Në shkollë uleshin
në të njëjtën bangë. Vitet shkonin dhe të dy, që ishin duke u rritur, nisën ta ndjenin disi ndryshe, si një kërkesë shpirtërore nevojën për të qënë bashkë. Shkauan në lixeun
artistik, ai për instrumentist ajo në balet.
Ajo lidhje e gjatë, e afërt, në dukje vëllazërore e si patëkeq, vetiu u kthye në një ndjenjë tjetër, rinia e ktheu në dashuri. Ai kishte pyetur
veten: E mirë? Sa s’thuhet. E dashur? Shumë. E bukur? Ishte mësuar aq shumë me
pamjen e saj, sa s’dinte si ta quante, por nga mënyra si e shihnin djemtë, duhej të ishte e bukur! U këmbyen puthjet e
para, fytyrat u mbuluan me purpur, u tha fjala magjike”Të dua”, me zë të drithëruar. Ishte një dashuri e përmbajtur,
e qetë, me ëmbëlsi ndjenjash e përkujdesje . Duheshin.
Jeta ishte e bukur. Jetonin për njeri-tjetrin, me përkujdesje e miklime, me plot ëndrra, në botën e bukur e fantastike të artit, me tinguj, lëvizje e harmoni. Dukej se ishin bërë për
njeri tjetrin. Kështu ishte deri para
disa muajsh .
Bora e
kishte braktisur për një tjetër.
Mori
klarinetën. Gjishtat e hollë prekën tastet, tingujt e parë dolën si një psherëtimë, si një frymëmarrje dihatëse, si
shushurimë ere në gjethe, si çurku
gurgullues i ujit nga burimi. Tingujt fluturuan si fluturat në erë, dhe si të zëna për dore pushtuan hapsirën duke
hedhur vallen e tyre me ritëm të shtruar e
të përmalluar. Ishte melodia “Mall”, që fluturonte në kërkim të dashurisë së humbur.
Melodia rridhte vetiu, mendja e tij u
kthye prapa, dy vite më parë.
Kishin zënë
një dhomë me qera në bregdet. Në mbrëmje vonë, të dy dolën në terracë. Nata ishte e kthiellët,
qielli i larzuar nga yllësitë e pafundme,
hëna ende s’kishte dalë. Nga bregdeti
vinte pshertime e permalluar e dallgëve që puthnin bregun e aty shuheshin.
-Sonte ti
do të luash për mua- I tha ajo me të folurën e saj nazike.
-Kurse ti
do të kërcesh për mua- i tha ai.
Ashtu bënë.
Albani mori klarinetën. Kur tingujt e melodisë u përhapën në natën e qetë, Bora, e
zbathur, në majë të gjishtave, hodhi hapat e parë, të ngadaltë, të lehtë, me kokën
pas, me shikim nga yjet dhe duart që lëkundeshin lehtë sikur donin të kapnin
qiellin. Mandej hapat u shpejtuan, trupi
u hepua anash, pastaj paksa përpara, një rrotullim
i lehtë dhe përsëri çape
lozonjare. Ishte e lehtë si era, si flutur, e buzëqeshur. Ajo vallzonte për të, nën çatinë e qiellit, nën dritën e yjeve, me shoqërimin e shushërimës së valëve. Albani
e la klarinetën dhe i mrekulluar ju afrua. Ajo vazhdonte të vallëzonte. Kur iu
afrua më pranë, ajo bëri një kërcim të beftë
dhe ai e priti para krahëve. Ajo iu var në qafë. Ai ndjeu ermirimin e trupit të
saj. Ishte trofeja e tij. Ashtu para duarve, hyri në dhomë dhe e uli butësisht në shtrat. Iu
dhanë njeri tjetrit me ashk, me pasion, por përkëdhelshëm dhe ëmbëlsisht. Ishte një natë
e paharruar. Lindja e hënës i gjeti të përqafuar, teksa u gëzoheshin hireve të tyre.
-Shihe hënën-
i tha ai-ajo lindi për ne, që të na e
zbukurojë këtë natë.
Dolën përjashta
me rrobe banje. Ishte mesnatë. Nga larg vinin ritmet e vrullshme të diskove. Deti
kishte veshur rroben e endur me dritë hëne.
Bora hyri e para në ujë.
-Shiko- i
tha ajo -
Bora e
kishte braktisur. Tashmë ishte në krahët e një tjetëri.
Albani u
përmend. Shëtitësit, të shumtët të rinj,
kishin mbajtur këmbët dhe dëgjonin
melodinë. Kur ajo mbaroj ata e duartrokitën. I falnderoi me një përkulje të lehtë
dhe nisi melodinë tjetër. Ishte “Kthehu në shtator”, e kompozuar nga Darlingu, pastaj Improvizoi nga “Sonata në dritën e hënës”
të Bethovenit, dhe “Kohë vere”, më pas “Ëndërr dashurie”. Një stafetë melodish.
Megjithëse miniatura, ato ishin
kryevepra të paarritshme në llojin e vet. Mjeshtrat e mëdhenj i kishin kompozuar si përjetime
vetjake. Edhe ata kishin dashuruar dhe i kishin dashuruar: Listi, i ëmbli dhe delikati Shopen, zemëraku dhe i vrullshmi Bet’hoven, Bahu babaxhan, Bizeja impulsiv, Verdi gjenial, kishin dashuruar, kishin përjetuar ditë të paharruara parajsore,
por edhe çgënjime, pabesi e braktisje. Gjithë këto përjetime , mjeshtrat e mëdhenj i kishin derdhur në tinguj,
në melodi, që ishin sa tokësore dhe qiellore, plot mall por edhe brengë. Shpesh çgënjimi dhe
pabesia e gruas te Bet’hoveni, ndjeheshin si një klithje dhe britmë patetike,
si një shtërgatë shpirtërore. Për çudi
edhe kur ndjenjat ishin të furishme, në
‘to nuk ndjehej urrejtje. Urrejtja ishte e huaj për dashurinë.
Endi
kishte hyrë në jetët e tyre, si një prrua
I rrëmbyer që zbret nga
As vetë nuk
dinte si ta spjegonte. U ndje ligsht midis dy djemve, midis dy dashurive, njerës që sapo filloi dhe tjetrës që mbaroi, por që gjithsesi nuk mund të shuhej. Kishte
qenë pjesë e qënies së saj dhe ndofta tërë jetën, në nënshtresën e vetëdijes do të mbetej aty, si shkëmbenjtë nënujorë. Ajo nuk ishte
hipokrite. Ndjente keqardhje dhe ligështohej kur e mendonte se Albani tashmë ishte
një histori e së kaluarës. Shkuan me Endin dhe ia thanë Albanit. Ai u shtang, u
zbeh, nuk foli asnjë fjalë, ktheu krahët dhe u largua, si të kthehej nga një funeral. Dashuria kishte
vdekur.
Pyeti
veten: Përse? Ajo kishte jetën e saj dhe të drejtën për ta jetuar ashtu si e
mendonte, si ti dukej më mirë. Dashuria?
Teksa ai
luante meloditë e tij, kishte rënë muzgu.
U ndezën dritat. Shëtitësit ishin rralluar dhe shëtitorja e parkut po boshatisej.
Albani i ndau pjesët e klarinetës. Mori
nga këllëfi një grusht me monedha, që do ti mjaftonin për një picë dhe një birrë,
dhe e mbylli kutinë. Të nxehtit ishte
platitur, frynte një puhizë e lehtë dhe
e freskët. Dritat e dobëta, nuk arrinin
ta shpërndanin muzgun. Para se të çohej për të ikur, teksa ishte duke soditur lojën e hijeve dhe të
dritës, dhe fluturat e natës, këto dashnore të dritës, që silleshin rreth llampave, ndjeu ti tingëllonte së brendshmi një melodi e
panjohur, me ritëm të ngadaltë, si një psherëtimë, si gurgullimë ujrash, si fërfërima e gjetheve nga puhiza e erës, por gjithsesi e bukur.
Mbase ky
ishte ai që e quajnë frymëzim. Nxori fletoren e pentagramit, shkroi sipër titullin”Malli i dashurisë” dhe
si në ethe, aty nën dritën e zbehtë të fenerit
të rrugës, në stolin e parkut, filloi të hidhte notat. Kur e mbaroi, e këndoi lehtë me zë. Ndjeu ngazëllim dhe lehtësim.
Ishte kompozimi i tij i parë.
Më pas, gjeti një tekst të bukur të poetit Xhevahir
Spahiu. Kënga përfundonte me vargjet:
Pranvera
do të vijë
Dhe lulet
e dashurisë do të çelin përsëri!
Këngën e paraqiti në Top-Fest. E këndoi një e re e talentuar. Pati sukses të bujshëm dhe qëndroi në krye të këngëve për muaj me radhë.