Kulturë
Gëzim Llojdia: Treport - pika e tretë e kohës së Paleolitit
E marte, 31.07.2012, 07:59 PM
Arkeologji
TREPORT-PIKA E TRETË E KOHËS SË PALEOLITIT
NGA GËZIM LLOJDIA*
1.
Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet qytetit. Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike, që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës duke pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare,ekonomike,në zonën e vet. Mjegullinat megjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Qytetërimet historike ,që kanë mbajtur peshë megjithë se shekujt që i kanë kaluar përmbi supe kanë qenë të gjatë kanë lënë si gjurmë dëshmi , koha nuk i zhbëri,dyshimit janë aty në brendinë e tokës. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirrën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit.
2. Triporti:
është një rrip toke, në forme istmi që shtrihet për
Triporti:
është një rrip toke shkruan në planin e zhvillimit të saj Komuna Qëndër, në forme
istmi që shtrihet për
Komuna
Qendër ka një sipërfaqe prej
shek VII (B.C.)
3. Një vendbanim i hershëm i periudhës së paleolitit
Novruz
Barjami historian pranë DRMK Vlorë më tregoi shkurtimisht zbulimin që kishte bërë
një qytetar .Fjala ishte për një punishte sipas tij atelje për prodhimin e
veglave. Zbuluesi i kësaj punishteje ka
rënë rastësisht në gjurmët e tij. Tre vite në kërkim të atlejes sepse zbuluesi
aty nga viti 2009 solli 5-6 mostra të cilat përbëheshin nga gurë stërralli. Mostrat
e gjetura ishin të vogla por që shquanin punimin nga dora e njeriut prehistorik.
Zbuluesi pasi mësoj se bëhej fjalë për një vendbanim të hershëm u zhduk duke
mos treguar koordinatat e vendit ku kishte gjetur gurët e stërrallit. Ai ishte
me profesion peshkatar dhe dihej zona ku ai gjuante .Ram në gjurmët e këtij
vendodheje prej vitit 2009 për 3 vjet
kemi identifikuar rreth 10 mijë objekte të cilat janë:
Objekte
prej stërralli si: maja heshtash,kuase,limoç,thika. Nga 10 mijë objekte ishin
si vegla,ushta gjysmë të punuara,mikluese(bërthama),gurë të testacuar. Këto të fundit
sipas janë vegla prej stralli, bronzi dhe kocke,edhe disa copa qeramike. Cilat
janë koordinatat e këtij vendbanimi dhe a përfshihet ky në hartën e Triportit?
Vendbanimi shtrihet në sheshpushimet mes tri kodrave të Treportit mes të cilave
njihen me emërtimin Putanja,Portonova etj.
Kohët janë
zbuluar objekte të cilat paraqesin interes sepe janë të punuar në gurë të vecantë
sic është guri i kafenjtë. Besohet dhe ndoshta supozohet se kjo mund ti takojë një
periudhe më të hershme.
Çfarë përbënë
ky zbulim në tërësi?Autori mendon se kemi të bëjmë me një vendbanim të hapur
prehistorik që i ka fillimet e tij jo më vonë se paleoliti i mesëm.
A mundet
të jetë vendbanim me përmasa të mëdha?Duke u nisur nga shumë llojshmëria e
veglave punimi i tyre dhe numri i madh i gjeteve tregohet për një vendbanim me
përmasa të mëdha.
A ekziston një lidhje midis këtij vendbanimi dhe atyre të konfirmuara më parë për gjetjet si në Shkodër,Xarë,Durrë..Gjetjet e këtij vendbanimi në Triport të Vlorës konfirmon tezën se i gjithë bregdeti ka qenë i banuar. Nga zonat e eksploruar në Zvërnec janë 3 vendbanime të cilat janë ndarë në zona (A,B,C) .Dëshmia e kësaj gjetje sjell në kujtesë vërtetësinë se këto gjurmë janë vazhdimësia e jetës nga paleolitit i mesëm deri në bronx. Kodra e Treportit ndodhet pranë Zvërnecit ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare të cilat janë në vazhdim të shekullit të II.
4.Treporti
Në syrin
e Prof.Apollon Baçe Qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës ne antikitet.”Treporti
ne skajin verior të gjirit të Vlorës ne Treport gjendet një varg i ulet
kodrinor, që vazhdon prej veriut ne jug, shtrihet deri ne buzen e detit. Ne
veri të tij gjendet liqeni i Nartes, ne perendim dhe ne jug deti, ndërsa ne
lindje, ndërmjet tij dhe një vargu që vazhdon paralel me të, por pa e aritur
bregun, gjendet një truall rreth
Qyteti i
fortifikuar dhe skela permenden prej Çelebiut, ku sipas tij “ne perendim të fshatit
Zvernec, ne një shkemb ne buze të detit, gjendet keshtjella e Jengjeçit, prej
se ciles ruhen vetem rrënojat e mureve dhe një liman shume i madh. Me guret e
tyre Sulltan Sulejmani ndertoi fortesen e Vlorës. Fakti që muret e kalase se
Vlorës jane ndertuar me blloqe të thyera, të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë
me me kujdes zonen e mesiperme. Gjurmet që u gjeten nga sondazhet treguan se
linja e mureve ndiqte kodrën 2/3 e lartesise se saj, duke rrethuar një siperfaqe
prej
BANKINA
vazhdon ne vije të drejte për
Lind pyetja: nëse Kanina, qytet bregdetar, ne një zone të pershkruar prej korentesh të fuqishme ekonomiko – politike i ka shpetuar vemendjes se historianeve dhe gjeografeve antike? Siç dihet ne kete zone për mendet vetem një qytet me emrin Amantia, me kordinata që perkojne mjaft mire me ato të Kanines. Pozita e tij e kushtezuar nga lidhja e njekohshme me detin, ne një zone të pershtatshme për qendrimin e anijeve dhe hinterlandin Amantin( luginen e Lumit të Vlorës), ne një vend që kontrollon kalimin nga pjesa jugore e gjirit, e zene prej Orikut ne ate veriore të zene prej amanteve, deshmon mjaft mire se ketu kemi të bejme me një qytet amant. Zhvillimi i Amantias ne shek. IV-III p.e.s dhe kthimi i saj ne një nga qendrat me me rendesi të bregdetit të poshtem të Adriatikut sigurisht që kerkonte një qender buze detit për kryerjen e tregtise detare, qender që sipas nesh ishte pikerisht Kanina. Vete emri mendojme se do të kete mbetur i fshehur nen emrin e fisit dhe qytetit meme Amantie. Persa i perket qendres tjeter Straboni, ndermjet Orikut dhe Apolonise ne bregdet vendos Bylliakin ndersa Ptolemeu pas Apolonise rreshton Aulonen (qytetin dhe rrenojat e Treportit) është jashte dyshimit, pasi asnje qender tjeter nuk i pergjigjet me mire perkufizimit të Ptolemeut.Por ne kete zone sic e pame me siper gjendet vetem një qytet bregdetar ai ne Treport, duke u nisur nga kjo Tomashek hedh mendimin se ndoshta Aulona fillimisht ka qënë Bylisi.Ky supozim na duket i drejte pasi një qytet i vetmuar pa lidhja të forta me hinterlandin, si ekonomike ashtu edhe ushtarake do të që eliminuar me kohe prej Apolonise fqinje e cila duhet të ndiente mire konkurencen e saj tregtare.Per me teper vete emri i pervecem vendas, sic do të pritej për një qytet ilir, por një emer grek, që për me teper me vonese, kur tutela e Bylisit ndaj qendrave të tjera ishte dobesuar se tepermi. Identifikimi i qyetit të Kanines ne periudhen e vone antike mendojme se mund të arrihet ne saje të listave të Prokopit.Ndermjet fortifikimeve të ndertuara ne Epirin e Vjeter, ai permend dhe njerin me emrin Kionin. Qenia e Kanines pikerisht ne kufirin midis dy Epireve (sic kuptohet nga burimet, ndarja tradicionale kalonte midis Ujit të Ftohte dhe Rradhimes) na lejon të supozojme se ajo mund të jete vene gabimisht ne Epirin e Vjeter.Keshtjella e Sofes mendojme se si ne kohen antike, ashtu dhe ne ate antike të vone quhej Tragjas,emer të cilin e gjejme të Stefan Bizantini për një krahine të Epirit (tragasai) të njohur për nxerrjen e kripes, pra ne buze të detit, emer që ruhet dhe sot e kesaj dite për fshatin ngjitur keshtjelles. Persa i perket Aulones dhe Orikut ata vazhdojne të ruajne dhe sot trajten e vjeter.
5. Gjykimi Porf N.Cekës
Neritan
Ceka Një qytet tjetër, prapë në Gjirin e Vlorës, më pak i njohur, por shumë irëndësishëm,
ishte dhe Triporti, i zbuluar nga Karl Paç në vitin 1904, një mur i çuditshëm që
zgjatet nga kodra në drejtim të bregut. Ka ngjallur gjithmonë diskutime, pasi
ishte një rrugë që lidhte qytetin e vogël në kodër me pjesën tjetër, duke
menduar se ka patur një lagunë, apo mund të kishim një skelë. Gjatë gërmimeve të
viteve ‘70 u sqarua se ishte një murr rrethues që jep idenë e një vendbanimi
shumë të madh, një qytet të rëndësishëm.
Ilia Cano
thotë se: Studjues e udhetare që kane pershkuar e studiuar kane qenë ne dyshim
për vendosjen e saj ne lashtesi, sepse deri disa vjet me pare vendndodhja
fillestare e saj është quajtur Treporti, një vendbanim rreth
6. Mungesa e ekspeditave arkeologjike
Të dhënat flasin se ekspeditat arkeologjike të viteve ’50-’70 gërmuan në sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës duke nxjerrë në pah qytetet kryesore të periudhës së antikitetit”. Në këtë kohë që u zbuluan Amantia Oriku, Olympia, Cerja, Triporti dhe mjaft monumente të tjera. Pas viteve ’80, gërmimet, siç rezultojnë të dhënat, kanë qenë më të pakta. Pas viteve ’90, u shuan fare ekspeditat arkeologjike. “Ndriçimi, që u hapi udhë gërmimeve arkeologjike, ishte ngritja e parqeve arkeologjike, të cilat sollën si rezultat afrimin e ekspeditave arkeologjike në rrethin e Vlorës. Mirëpo edhe kjo rreze dritësimi zgjati fare pakViti 2011 rezultoi me asnjë ekspeditë arkeologjike ndër sitet kryesore që ka rrethi i Vlorës. Ka qytete antike apo qendra të fortifikuara si Olympia, Cerja, Triporti, që kërkojnë gërmime. Vet fakti i zbulimit të rastësishëm të një vendbanimi tregon se ekzistenca e ekspeditave arkeologjike për të zbuluar vendbanime të reja është harruar tashmë në qarkun e Vlorës.
*Anetar i
Akaemise Evropiane te Arteve
Autori ka qene: Drejtor i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum-Vlore
![]() |
Zverneci |