Nexhat Halimi: Silueta e vetmisë së gurit
Ora ikte tetë e mëngjesit, ndërsa mendja më ikte gjithnjë te Stan Tërgu. Në të njëjtën kohë prisja dhe lajmërimin e ardhjes së Faikut. Ai ndoshta do të ketë ardhur, - më iku mendimi me vetëtimë mendjes nga vishesha me kujdes, të mos bëja ndonjë zhurmë. Gruaja e fëmijët në dhomën tjetër ende flinin...


























