Kulturë
Cikël poetik nga Kosta Nushi
E diele, 27.10.2019, 12:04 PM
Kosta Nushi, u lind në Velahovë të Sarandës më 5 prill 1962. Poet dhe muzikant me studime në Akademinë e Arteve të Tiranës, si dhe me studime të mëtejshme kompozimi në Athinë.
Ka
botuar poezi, kritika, artikuj dhe intervista në gazeta e revista të
Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë e Rusisë.Është pedagog në një shkollë të mesme
muzike në Athinë.
Është
promovuar e dekoruar në Athinë, në Vidin e Pleven të Bullgarisë, si dhe në
Stamboll në fushën e krijimtarisë letrare, por dhe në atë muzikore.Ka botuar 3
vëllime poetike në greqisht, si dhe 1 vëlliim të përkthyer që qarkullon në
Bullgari. Ka përkthyer në greqisht disa poetë shiptarë, midis të cilëve
edhe poetin e Klubit të Krijuesve
Jonianë, Bardhyl Maliqi me “Perandorinë e zogjve”.
Poezi
të ndryshme të Kostës janë botuar në antologji të ndryshme ballkanike dhe
europiane.
NE DO TË VIJMË SI
PRANVERA
Si
erdhën këto ditë të përçudnuara
Me
amokun e stërgjatur si shtrati i Prokrustit,
Me
qetësinë e ditëve që rivalizojnë netët.
Dhe
ngjan toka kaq e ndjerë,
Sa
të vjen keq të shkelësh mbi barin e thatë.
Kanë
ikur të gjithë nëpër vende të tjera
Dhe
të vjen çudi pse s’ikën edhe vargmalet,
Brezat
me lisa, shtëpitë dhe bustet.
Përse
s‘kanë ikur edhe ata për pak kohë,
Si
ne që bëjmë sikur kemi ikur
E
kthehemi herë pas here, sikur lozim kukafshehti
Sa
edhe ky lumi ikën jashtë shtetit,
Ose
bën sikur ikën se në fakt
Është
akoma këtu, sikur s’ka ikur asnjë herë.
Ashtu
edhe era vjen përpak e fryn
Shtiret
sikur ikën,
sepse
do të vijë përsëri te na sjelli
lajme
të pakuptueshme nga e përtejmja.
Ne
ikëm kur me në fund, na e dhanë çdo gjë
Si
gushti që i ka të gjitha ikëm ne
E
do të vijmë përsëri si pranvera,
Si
pranvera jetësore,
e
etur për dashuri!
TË PARËT TANË
“Gjaku i arvanitasve së
toku me gjakun helen
U derdhën dhe skuqën
dhenë.
Kur u bashkuan në të
vdekur vallë,
Si s’do bashkohen në të
gjallë?!”
(këngë tradicionale
greke)
Të
parët tanë ishin të prët që u ngulën
Në
luginat pantatonike të Emos.
Të
parët tanë,
Të
mençurit e të patremburit
U
shtrinë bregdetit polifonik
Njëjtësuar
me ison e pafund të gjithësisë,
Në
vendet më të bukura të botës,
Ata
stërgjyshërit tanë legjendarë,
Ne
i ndjejmë nëpër deje,
Në
zanafillë që nga Zeusi
E
që nga Prometeu,
Gjaku
i të parëve na thërret,
Që
nga Skënderbeu shpirtvigan,
E
gjer te Rriga Ferreu!
Kur
ne ndonjëherë “vritemi e theremi”,
Stërgjyshërit
tanë trishtohen pa masë.
Ndonjë
ditë do të dalin nga varret
Si
Konstandini në legjendë
Do
të na mbledhin tok e do na shajnë
Me
termin e lashtë “Idiotë!”Mblidhni mentë!
Gjithnjë
ua kemi thënë:
-Kujdes
Atdhenë!”
NDËRSA SODIT
Ndërsa
sodit gjithë yjet e mesnatës
Mendon
se jemi totalisht mikroskopikë,
Të
vegjël. Të parëndësishëm mes rutinës
Në
ciklin jetësor, por sa një pikë.
Ty
medito për yjet e panumërt e gjigandë,
Që
ndrisin, por nuk shikojnë dot si ti.
Lëvizin,
por në humbëtirë s’kanë duar fare
Dhe
s’dinë ata të shkretët fjalën “Dashuri”!
AFËRDITA NË BREGDET
Qetësi
në plazhet e Himarës,
Derisa
të lëshojë stuhitë Eoli,
Poseidoni
ngriti dallgët si i marri
Dhe
përmes dallgësh Afërdita doli.
E
pashë se si u drodh e lebetitur
Me
gjinjtë që i stërhidheshin si fruta.
E
zhveshi Poseidoni-vagabond i detit
Dhe
Perëndesha, flakë nga dielli e turpi!
Doli
te bregi. Por e marrtë e mira
Ç’farë
lloj hyjneshe, ç’Afërditë do t’ishte
Po
s’kishte naze e peripecira,
Pa
qenë të paktën gjysmë lakuriqe?!