E diele, 21.07.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Ta njohim më mirë shkrimtarin Sheremet Prokshi

E shtune, 26.10.2019, 07:41 AM


Ta njohim më mirë shkrimtarin Sheremet Prokshi

Shkruan Zymer Mehani

Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë. Që nga viti 1974 punon si mësimdhënës.

Me poezi merrej prej kur ishte nxënës i shkollës fillore dhe deri më tani ka të botuara këto vepra:

1.Iliria, drenushë me halle,

2.Fluturat lozonjare,

3.Diell për Çamërinë,

4.Shkronjat nëpër vargje,

5.Ku merr frymë shëndeti,

6.Fortesa e fundprillit ’99,

7.Gjyshja nga Presheva,

8.Mijëra vargje për ty nënë,

9.Hëna me dy faqe,

10.Macja laramane, dhe e fundit

11.Bukuroshja e lirisë - I.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” dhe i disa shoqatave tjera letrare. Është përfshirë në dhjetra antologji, në enciklopedinë ”Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj 1886-2017”, si edhe në tri vepra studimi me analizë dhe kritikë letrare.

Shkruan kryesisht për fëmijë, por edhe për të rritur. Jeton në Drenas.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora