E shtune, 13.07.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Rexhep Shahu: 20 numrat e parë të Illz

E enjte, 24.10.2019, 06:46 PM


20 numrat e parë të Illz, revistë letrare e Tiranës

Nga Rexhep Shahu*

Me 1 tetor 2016 doli numri i parë i revistës Illz, revistë letrare e Tiranës. Brenda tetorit 2019 del numri 21 që do t’u kushtohet kryesisht nobelistëve e do të ketë lëndë të zgjedhur prej tyre.

Që nga numri 4 revista është e paisur me ISSN 2520-7571, dhënë nga qendra përkatëse në Paris.

Mbi 1500 autorë janë me shkrimet e tyre në këto 20 numra reviste, mbi 6 mije faqe reviste ne 20 numra, me letërsi nga gjithë kontinentet, me letersi majash për lexuesin shqiptar.

Një revistë model, me logo të sajën nga Pjetër Bogdani “Përse as dielli pa hije, as hana pa niegullazë mbë faqe nuk âsht…”, e pangjashme me simotrat e saj të mëhershme, e vetme në llojin e vet në shqip, që po gjen strehë në bibliotekat kryesore të hapsirës shqiptare e jo vetëm dhe në biblioteka përsonalitetesh e familjesh të zgjedhura që kanë biblioteka.

Revistë me një bord përsonalitetesh letrare nga më të shquarit e hapsirës shqiptare si Ak. Floresha Dado; ak. prof. dr. Francesko Altimari; ak. prof. dr. Matteo Mandala’; ak. Mehmet Kraja; ak. Shaban Sinani; ak. Vasil S. Tole; prof. as. dr. Elindë Dibra (Ramadani); prof. Eqrem Kryeziu; prof. dr. Fatmir Sulejmani; prof. Dr. Gëzim Aliu; prof. dr. Gëzim Rredhi,  prof. dr. Xhavit Beqiri; dr. Ermira Ymeraj; dr. Nezir Bata; dr. Luçiano Boçi; dr. Salajdin Saliu; Agron Tufa; Anton Gojcaj; Ben Andoni; Beti Njuma; Dinos Koubatis; Fahri Musliu; Flutura Açka; Granit Zela; Iskra Geshovska; Lazer Stani; Luan Rama; Luljeta Lleshanaku; Skënder Zogaj; Vahid Hyzoti; Xhevdet Bajra; Zija Çela.

Dy numra të revistës, 10 dhe 14 janë numra specialë me nga 500 faqe e dyfish autorë, njëra kushtuar Gjergj Kastriot – Skënderbeut, krenarisë kombëtare shqiptare dhe tjetra u kushtohet gjithë shkrimtarëve martirë e veçmas Havzi Nelës së varur nga partia, Trifon Xhagjikës, Vilson Blloshmit e Genc Lekës të pushkatuar nga partia. I veçoj këto dy numra pasi do të jetojnë e do të jenë referencë sa të jetojë Skënderbeu dhe qëndresa e shkrimtarëve martirë që janë në themelet e lirisë.

Botues i revistës është Shtëpia Botuese Klubi i Poezise.

Sponsor i revistës është humanisti Flamur Hoxha i cili e sponsorizon revisten pa kushte duke mos e lënë ëndërr në sirtar; Drejtor, Izet Duraku; Kryeredaktor, Rexhep Shahu.

Revistë thellësisht letrare në të cilën sjellin përkthimet e tyre parfume të zgjedhura nga bulevardet kulturore të Europës e Amerikës me dashuri e përkushtim përkthyes të talentuar e shumë të njohur të letrave shqipe.

*Botues i revistës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora