Kulturë
Cikël poetik nga Drita LokaHaxhillari
E enjte, 17.10.2019, 07:57 PM
*KAOS NË PËRJETIM TË DHIMBJES
Nëse
sërish...
eci
në errësirë, kuturu...
Lermë
ta gjej vetë shtegdaljen!
Mund
të më cjerrin,
gjemba
kryenec...
herë
të bërë lëmsh,
e
herë vec e vec.
Mund
të rrëzohem,
të
vritem gjithkund...
në
duelin e heshtur, të mbijetesës...
Zgjatma
dorën kur të kem sfiduar,
errësirën
e dhimbjes...
në
siluetat e shpresës!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:27.08.2017
Koha i ndryshon njerëzit..!?
Pakëz
relax...për reflektim,
parfumosur
në grimca vërtetësie,
meny
kulinarie, lloj-lloj, si c'do herë,
në
sfond, e njëjta kolonë melodie.
Mozaikun
e vlerave...ruajtur ndër breza,
me
fanatizëm, krenari,
tiranët
kllounë, e shkërrmoqën copë e cik...
Sa
keq..!
Mbetë
panoramë kokëposhtë, bardhë e zi.
Si
u bëmë kështu..!?
Ku
humbi zëri i ndërgjegjes !?
Ishim
më mirë kur ishim keq,
se
ishim bio, ishim Njeri,
sot
shëmti e veshur në manekinë,
fallcitet,
shtirje, neveri.
Ishim
më mirë kur ishim keq,
të
varfër në jetesë,
imazh
tipik mesdhetar,
ama
kishim formim,
dashuria
dhe respekti në vend të parë..
Ishim
ashtu si ishim,
një
turmë nga "lart" e monitoruar,
por
kishte lezet, ishim të thjeshtë,
të
sjellshëm, të kulturuar,
sot
antivlerat, rreshtuar në kor,
zhveshën,
shpërfytyruan,
shpirtin
njerëzor.
Shëndet-i
thua tjetrit,
ëmbël,
me pastërti,
acarohet,
tërbohet,
Plac-ta
kthen ai,
ti
ul kikën, hesht duke u menduar...
Ai
c'njerëzor, ciklon, oreks për të shkatërruar.
Si
u bëmë kështu oree aman,
as
mirë, as keq, s'na gjendet derman.
Ishim
më mirë, kur ishim keq,
ishim
bio, kishim vlera..
sot
"dreq" e për "dreq"
Ah
c'farë realiteti...!
A
do bëhemi një ditë,
të
dhemsur, të dashur, plot mirësi..
me
të gjitha cilësitë..!?
Pyes
veten shumë herë..
në
dilemë jam, c'të them s'po di,
secili
brenda vetes, duhet të jetë Njeri !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:01.09.2019
Përqafoje momentin !
Kape
momentin,
përqafoje,
mbaje
në duar,
si
peshore kohe,
qe
të çelë udhët e fatit!
Udhëto
me momentin,
si
dallëndyshja,
tek
foleja e vjetër,
për
shtegtimin e ri,
të
pranverës t'tjetër!
Koha
ecën...
si
një tren ekspres,
duhet
përjetuar momenti,
që
fryma të mos "vdesë"!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:02.09.2019
**Trokitje lumturie
Sot,
ca
miq të mirë,
më
surprizuan,
si
uragani plot zhurmë,
buzëqeshur,
përqafime,
zemër
plot,
atmosferë
gazmore.
Në
vizionin e pafund,
të
botës së dijes,
u
ngjitëm në Bogovë,
duke
shijuar c'do qelizë,
si
alpinistët aventurierë!
701
shkallina,
një
mbi një...
si
fëmijë lozonjarë, aventurë, buzëqeshje, krahëruar qafë më qafë,
Megi
mis- buzëqeshja, kujtime rinore,
më
n'gjallmoj.
Me
një premtim,
më
përqafuat,
do
vimë përsëri,
për
ty !
Miq
të mirë,
qofshi
të bekuar !
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:04.09.2019
BUZËQESHI JETËS, O
NJERI..!!
Ashtu
si Dielli kur lind,
dhe
të përkëdhel,
me
rrezet çdo mëngjes,
buzëqeshi
jetës,
ditë
për ditë,
çiltërsisht
!
Nën
Diellin që shkëlqen,
dhe
merr falas ngrohtësi,
përcille
me butësi,
me
buzëqeshje,
dhe
bukuri!
Brenda,
një
shpirti të bukur,
që
derdh veç mirësi,
dritë
në sy rrezaton,
dhe
çel gonxhe,
plot
aromë!
Shpirt
i bukur,
në
c'do kohë,
si
Dielli që lind e perëndon,
kështu
jeta jonë,
me
dashuri,
çdo
ditë vazhdon...!!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:05.09.2019
STOP realitetit të
trishtë !!
Në
përkujtesë të Stërmillit,
geni
femëror seç m'u zgjua,
nuk
jam Dija,
sentimentale,
por
femer rebele,
fatale.
O
prozator real,
jepmë
borxh dy fjal,
asgjë
tjetër, vecse...
Sikur
t'isha djalë !
Në
realitetin e trishtë,
c'do
ditë femra dhunohet,
nga
maskiluteti I verbër, xheloz dhe injorant.
STOP!
Botë
mashkullore,
ajo
të dha jetën,
ajo
është leva e Arkimedit për ty,
duhet
ta mbrosh,
jo
ta dhunosh!
Në
këtë botë mizore,
unë
jam shpirt i lirë...
JO
robërisë!
JO
skllavërisë!
Jetojmë
në shek. 21, duhet nderuar,
jo
seksi,
por
NJERIU !
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:07.09.2019
*Duaj sic të duan
Me
mua, sillu mirë,
bëhu
vlerë si një stoli,
më
duaj sic të dua...
asgjë
tjetër, s'të shko,
me
asgjë s'më josh,
bëhu
NJERI jo letër bosh !
Me
mua, mos..mos...!!
Durimin
po ma sos,
mos...për
të fundit herë,
më
lër të cel, të lulëzoj...
si
lulja në pranverë.
Jo
inat për inat,
por
dashuri,
mos
më dhuro lotin,
por
Diell, ngrohtësi.
Bëhu
buzëqeshje shpirti,
në
përmasa të mëdha,
mos
i kalo limitet,
bëhu
mencuri jo shaka !
Bëhu
impuls fuqie në mendim,
jo
enigëm, mister, lëmsh i ngatërrueshëm,
bëhu
dëgjues i mirë, bëhu besim,
eliksir
i amnueshëm.
Me
mua joo...jooo !!
Asgjë
s'të shko,
as
heshtje, as frikë,
as
si e fundit ditë,
të
lutem ik..ik...ik !!
Me
mua joooo !
Me
mua, mos guxo !
Me
mua, dot nuk luan,
duaj
si të duan !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:09.09.2019
**KU TË KAM MOTRUSHJA
IME ?
Sa
të kam kërkuar e nuk po të gjej..
Edhe
sonte po të kërkoj...
Ku
je, ku ke ikur ?
Sonte
më ke mbetur pikë loti,
loti
që më dhuron veç dhimbje.
Ku
të kam motrushe,
jeni
gjysma e shpirtit tim,
përse
më le në dhimbje,
po
më rëndon ky pikëllim.
Në
të njejtën kohë u lindëm,
bashkë
u rritëm...
Me
një lugë kemi ngrënë ne të dyja,
në
një ritëm frymuam-lozëm,
njëra-tjetrës,
jetë i kemi dhënë.
Dorë
për dore, bashkë vrapuam...
Kemi
lozur e kemi kënduar,
kemi
qeshur e kemi qarë,
jemi
rrëzuar e jemi vrarë,
po
kurrë nuk jemi ndarë !
Deri
në orët e vona qëndronim,
flisnim
e qeshnim me lot.
Deri
në kupë të qiellit na dëgjohej zëri,
këlthet
shpirti im se ku je sot..
Ku
të kam, ku je të lutem..?
Përse
ike e me le në vetmi !?
Ti
më ike larg nga sytë,
Në
dhe' të huaj diku jetoni..
Ku
të kam motrushja ime ?
Më
thuaj- më thuaj ku të zë nata ?
Mos
më lër kështu pa përgjigje,
gjysmake
në dëshpërim për ty..
Me
dërgo një mesazh vet,
të
di ku je ti..
Bëhu
Dielli im pash një ata sy !
Më
ike pa më thënë as lamtumirë,
më
le me dorën e shtrirë..
Loti
i syrit udhëton për faqe, për ty,
malli
i zemrës të përqafo, më djeg.
Eja-
eja se sonte po të pres,
me
plot mall e me shumë shpresë.
© Drita Loka Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:07.09.2019
*Zenel Bastari je
krenari !
Do
këndoj, do thur vargje, poezi,
për
ty Zenel Bastari,
fjalëartë,
bejtexhi.
Nën
thundrën turke,
shekuj
më parë...
ujëra,
toka e kullota,
në
duar njerëzish cifligarë.
Tri
fise, në Bendën time,
në
konkurrencë e konfrontime,
fise
në gjendje të vështirë,
emigruan,
për një jetë më të mirë,
të
tjerë, u larguan...
për
shkak të gjakmarjes,
mbiemrat
ndërruan.
Ram
Hyka, zbriti nga Bastari në Tiranë,
u
mor me punë krahu, bahcevan,
nga
fisi i Kollcijve,
me
një vajzë u martua,
me
dy djem, Zenelin e Rexhepin, u bekua.
Zeneli
studoi në medrese,
veshur
një pallto të shkurtër,
një
callmë të vogël mbi kokë,
Zeneli
jetim, pa babë e nënë,
e
kaloj jetën artizan,
qep
e qëndis sumbulla në xhamadan.
Zenel
Bastari, vjershëtor e bejtexhi,
demaskoi
në vargje, c'do padrejtësi.
Tirana
jonë, si mësoi,
kush
ish në krye, e teproi,
të
pasurit, respektohen,
të
varfrit, raskapiten e mundohen...
Dëshpërohet
e shqetësohet,
poeti
bejtexhi,
demaskoi
në vargje,
c'do
padrejtësi...
I
dhimsesh realiteti,
dhimbjen
nuk i'a mbante vizhdani,
"kush
s'do të mirën e atdheut, Shqipërisë,
pastë
mallkimin e Perëndisë"
Patrioti
im, me derte e halle,
këndoi
vargje dhe për dashurinë,
jo
thjesht ndjenjë sentimentale,
por
si motiv lumturie për njerëzinë.
Kush
e 'diktonte'se c'shtë jeta,
me
zgjuarsi lëshonte bejtet e veta.
Në
breg të lumit të Tiranës,
dy
mullinj, pronë agallarësh,
dhe
pse ndihet i kërcënuar,
ai
me bejte i demaskon.
apeloi
dhe për drejtësi,
në
c'do varg të shkruar.
Poeti
i vuajtur, i drejti i dynjasë,
pranon
sakrificën, jo mallkimin e fukarasë.
Koha
e nderon dhe përjeton,
xhevahir
të rrallë,
një
rrugë me emrin e tij,
dhe
shkolla 9-vjecare Bastar,
Patrioti
ynë vjershëtor,
fjalëartë,
bejtexhi,
poeti
Zenel Bastari,
krenari
në përjetësi !
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:13.09.2019
**Pak dritë për të
ardhmen
Eh...!
Mikja juaj,
vjen
si një fjalë,
c'do
ditë shkruan vargje,
me
jetën duke u përballë.
Me
vargun e saj,
si
një zë i ëmbël,
dalë
nga një shpirt,
me
të tjerë, sa bukur flet..
sjell
të gjallë një realitet.
Ah
ky realitet..!
I
trishtë ky realitet,
sa
mijëra zemra pa faj,
i
heshtur, po i vret.
Varfërinë
e mbjellë në tokë,
si
fara më e keqe e njerëzimit..
Kush
na e solli këtë,
të
hyjë në c'do shtëpi,
të
jetë vërtet kjo demokraci !?
Interesi
lakuriq, përcmon,
xhelozon
dhe cmira mbijeton..
Njerëzit
e ndershëm, për drejtësi,
në
disnivele, udhës Jetë i con...
Ku
po vemi, as vetë nuk e di,
s'di
në ka mbetur më shpresë...
Vallë
dhe humanizmi si shprehje gjuhësore,
do
të ngelet në harresë..!?
A
do lexohet nga brezi i ri,
trashëgimia
plot vlerë,
që
të parët tanë kanë mbjell..!?
Pena
e vargut të shkruar,
si
retorike, si mesazh e sjell.
Uroj
ky apel te ketë ardhur i qartë,
ndryshimi
si kthesë shprese te nisë,
si
rrezet e diellit qe na vijnë nga lartë,
E
gjithë kjo botë kështu duhet te ndrisë..!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt.14.09.2019
*Ecur në shi, duke
ardhur tek ti*
Stinë
vjeshte...
sërish,
ardhur përsëri,
qielli
nga re mbuluar,
shpirti
dhemb, përse..s'e di.
I
nxirë qielli, sikur rënkon,
sytë
e mi te një vajzë përqëndrohen,
me
vrap udhës, ajo kalon,
pellgjeve
me ujë pengohet.
Buzë
mbrëmje, e shkujdesur, e menduar,
ecën
ajo e hapin nuk e ndalon...
kjo
vashë e bukur, syshkruar,
s'do
t'ja dijë, askush s'e pengon.
Trupi
i laget, zemra lëshon vlagë,
kërkon
të mbërrijë te shpirti binjak,
shpirti
i gjallëron, mbushet plot freski,
rend
të mbërrijë sa më parë tek ai.
Ecën
shpejt, si në ritmin e stërvitjes
kërkon
ta pushtojë përsëri,
të
nxjerrë mallin e pritjes,
ah
kjo stinë vjeshte, sjell brishtësi !
Zemrat
e dashuruara,
duan
prezencë, ngrohtësi,
po
nuk qenë pranë,
Do
ndiejnë ftohtësi...
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:29.09.2019.
SI MË NJIHNI JU MUA...
Kësaj
bote në virtualitet,
nuk
të njoh e s'më njeh në realitet.
Në
do të më njohësh më tepër,
mos
qëndro larg, mos u mbyll në oazë tërë vaj,
pranë
vetes eja, si rreze drite të të
mbaj...!!
Ecim
rrugëve të jetës bashkë o NJERI...
E
madhe...sa e gjerë kjo botë !
Endemi
të kërkojmë pakëz qetësi,
mes
shtigjeve të lagura në lot.
Në
shpirt ndihemi si fëmi të dy,
shpresa
na jep krahë, na jep dritë në sy.
Një
cast, mbyllim sytë..flemë në lumturi,
përkundur
në ninulla, si dallgë deti, unë e ti.
Mos
jam e verbër që nuk të shoh..!?
Si
një erë e ngrohtë, thellë në shpirt qëndron.
Mos
jam në "dehje" që nuk të njoh..!?
Rërën
e nxehtë, në këmbët e mia lëshon.
Më
muros si një Mumje, kohës t'i tregoj,
se
ende nuk kam vdekur, por do mbijetoj.
Endem
duke jetuar mes kotësive, kuturu,
shpresa
më flet me vonesë, eja këtu !
E
unë kërkoj një kthim..në jetë reale,
më
kot mundohem, është botë virtuale.
Rastësia
të sjell njohje, të sjell surpriza cudi,
të
sjell njerëz virtualë, nga Sahara..në Siberi.
O
zemër e vogël, me fatin mos u gremis,
mos
luaj, mos bëj as më të voglin kompromis !
Mos
u brengos, pranoje si të vjen,
nëse
je e mirë, fati vjen vetë e të gjen.
Shënjtorët,
rolet kanë ndërruar,
njerëzit
grinden, c'do ditë duke u ngatërruar.
Duke
u mbytur në pusin e mëkatit,
përpëliten
për shpëtim, në labirinthet e fatit.
Mos
kërko tek unë ta zgjidhësh këtë nyje !
Mos
më gjyko keq, mos më gjyko pa arsye !
Në
do të më njohësh si jam unë, në të vërtetë,
eja
më mbaj pranë, krah për krah, në
realitet !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt.30.09.2019.
Drama e jetës
Oh...Sa
shumë u desha !
Për
ju sa kam sakrifikuar..!
Ku
ju kam nipër e mbesa..!?
Kam
kohë, zërin pa u dëgjuar.
Bëja
c'mos t'u ushqeja mirë,
prisja
sic ju dua, të më doni,
e
sot unë në kohë të vështirë,
s'kam
as një numër telefoni.
Më
pikëllon zemra, e di vec unë..
O
Zot, s'e përshkruaj dot..!
Bëra
gjithcka, u desha shumë...
Sa
keq, askush, me mua sot !
U
mërzitët me mua,
e
unë shpesh qaj...
Por
unë përsëri u dua,
në
mëndje e zemër u mbaj.
Në
ditët e mia të heshtura...
Ju
lutem, një grimcë vëmendje, dashuri.
Në
ditët e mia, të mbetura...
ju
lutem për pakëz lumturi.
O
Zot..Sa fatkeqësi !
Dramë
e madhe e jetës.
Pakëz
RESPEKT për të qenë NJERI,
si
i vetmi virtyt i të vërtetës !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:01.10.2019
STINË VJESHTE
Në
dritaren e shpirtit,
vjeshtë
sapo trokitur..
Si
një fllad i ftohtë,
vetëm
për mua vjen,
përse
më gjen mërzitur !?
Shpirtin
e pastër,
fillon
e ngacmon,
brockollin
si gojë e ligë,
syve
lotin më lëshon...
ditë
e natë, nuk pushon.
Eh.o Zot në ka Perëndi,
mos
më sill mua fatkeqësi !
Mbështetem
te forcat e mia,
në
këtë botë...
Kam
ecur gjithnjë, me këmbë në tokë.
Akoma
duhet të derdh lot..!?
Akoma
do më mbash si dje...dhe sot..!?
Nuk
ngacmoj, nuk trazoj njeri,
shikoj
punën time, mbyllur në shtëpi..
Shyqyr
që kam një celular,
ku
shikoj botën mbarë...
Stinë
vjeshte ardhur,
ende
pa e parë...
Stuhi
e bubullima,
lëshojnë
sytë lakmitarë.
Ngjyrat
e saj reflektuar,
përflakur
botës mbarë.
Qetësinë
e shpirtit kanë vrarë,
si
njerëzit fallco me dy fytyra,
kur
xhelozinë, si armë mbajnë..
harrojnë
të shihen te pasqyra.
Eh
moj natyrë ...
që
katër stinë na sjell..
Shpirti
ynë, i ftohtë kallkan,
kërkon
ditë vetëm me diell...
Të
mos rreshket nga erërat, asnjëherë,
por
të cel lule si në pranverë.
Poetët
jetojnë të katërta stinët..
Shkruajnë
vargje, sjellin ndjesi,
por
sa vuajnë, nuk e di njeri..
Me
hallet e të tjerëve
e
bëjnë gjumin copa copa,
që
mbarësi të ketë bota..!!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara
Dt:03.10.2019.
*Për ty mirësi, e
thjeshtë deri në madhështi*
Me
ty sonte, në ëndërr, në gjumë,
gjithnjë
në mendje e zemër,
në
c'do sekond, ti jeton tek unë...
MIKE
e MADHE-më i bukuri emër.
Më
je ëngjëll, e qetë, pa fjalë,
të
afrohem lehtë, me kujdes,
të
puth duar, të puth në ballë,
shpirt/qeshur
të them MIRËMËNGJES !
Shoqe,
mike, motër, nënë, je ti,
ngjyrat
e ylberit, rrezaton si c'do herë,
trup
e shpirt veshur në mirësi,
në
c'do stinë je Diell, je Pranverë.
Tik-taket
e zemrës, penë e ngjyer në pulsim,
oksigjen
në c'do germë, jetë në dedikim,
aromë
lulesh që sjell pranvera,
je
diamant, thesar me plot vlera.
Pedagoge
e shkëlqyer, nënë heroinë,
tempull
dije, dritë për shoqërinë,
det
zemërgjerë, zemër bardhë si bora,
c'të
ndjen zemra bujare, me zemër ta jep dora.
Shkëmb
graniti, e fortë qëndron,
në
maturi, qetësi, c'do dhimbje kalon,
të
dhemb në shpirt, sa vec ti e di,
gjen
forcë e ngushëllim, në kujtimet përjetësi.
Një
jetë të këndoj, për ty në pafundësi,
është
shumë pak, nuk mjafton, o mirësi,
të
kemi busull në jetë, dritë e dashuri,
e
ëmbël, e thjeshtë, deri në madhështi.
Urimi
im vjen për ty, si trëndafila në buqetë,
jetofsh
e gëzofsh, plot shëndet e jetë !
Me
ZOTIN para, për ty urata e bekime,
të
dua shumë, je kryefjala e ditës sime !
FALEMINDERIT
ZOTIT që EKZISTON !
Për
ty zemra ime gjithmonë këndon.
FALEMINDERIT
që të kam në jetën time,
Për
ty dhe me ty, uroj vec gëzime !!
©
Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara.
Dt:13.10.2019.