Kulturë
Kalosh Çeliku: Mike pse nuk bëhesh Poezi me Ty ta kaloj Natën
E enjte, 10.10.2019, 08:00 PM
MIKE PSE NUK BËHESH POEZI
ME TY TA KALOJ NATËN
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Unë Sot Mike
nuk të dua)
Unë, Sot Mike nuk
të dua
Shkaku, se: Ti më
ke dashur.
Edhe, me Mua
kalove male
Liqene. Detëra.
Edhe oqeane.
Dhe, tek plepat,
në Strugë
Kishë më kryqzove
Natën.
Unë me Ty Shkupin
në gjumë
E kam pushtuar. I
fika dritat.
Diellin e zbrita
nga Çelvjollca
Në Katund e vesha
me ferexhe.
Miken e zhvesha
para Hënës
Nusen time besnike
të Diellit…
(Nuk e di ku e kalon Natën
dhe e zbardhë Ditën)
Nuk e di ku e
kalon Natën
Dhe, ku Ditën. U
harruam:
As të gjallë. As,
dhe të vdekur
Dallgët na hudhën
në breg tjetër.
As të gjallë jemi.
As, dhe të vdekur
Dallgët na hudhën
në breg tjetër.
Lakuriq pa tesha.
Edhe pa vjersha
Qafë për qafe me
Dy shtamba verë
Pasmesnate, i
solli garsoni. Dhomë.
Natën ta zgjojmë
nga gjumi Vjeshtës
Çmendesh mes
dallgëve. Bregliqeni…
(Ajo ishte Jeta ime
e viteve në ikje)
Breg një varri,
jam ulur këmbëkryq
Dhe, shfletoj një
Libër për Nesër:
Faqe më faqe.
Vargjeve kryengritës
Dallgëve mezi dal
në faqen e Fundit:
Tri pikave. Pak
frymë. Kryerresht.
Pasmesnata më zë
mes Dy pikave
Dy shtambave me
verë të Mikes:
Ajo ishte jeta ime
e viteve në ikje.
Vjshta me të cilën
fjeta në Bregliqe…
(Gjaku i zemrës Rrushit
më thirr në Vreshtë)
Pasmesnate, dëgjoj
zëra. Thirrje:
Ulurima të të
gjallëve. Vdekurve
Ëndrra. Shenja të
Tri Zanave:
Njëra duke më pri
para rrugës
Dy Tjerat më
mbajnë përkrahu.
Edhe më vjedhin
lyrek nga shtrati
Dorë më dorë
hudhin majë lisave:
Çative. Kodrave.
Çuke, te Guri Zi
Pak para agimit më
kthejnë në shtrat
Ende fëmij, mes
Nanës. Dhe, Babait.
Gjaku pastër
rrjedh i zemrës Rrushit
Sot, më thirrë në
Bregliqe Vjeshta…
(Vramë kësaj radhe
të vdes i lumtur)
Gjithë jetën më ke
dhënë gji
Edhe, atë: me Dy
shtamba.
Herë nën Rrap.
Herë te plapat
Liqeni, na u sulë
me dallgë.
E, ne në breg
«Biser» iknim Larg
Strukeshim nën
plepa. Shtegtarë.
Vjeshta na mbuloi
me gjethe
Struke ogiçi e
kishim një varg.
Thonë, se: Të vret
tambëli Nanës
Unë them: Dy
shtambat e Mikes.
Dhe, vramë kësaj
radhe në breg
Nën plepa, te
Kisha me Vjeshtë
Sonte, dua të vdes
rrugaç i lumtur!
Nesër, Dy shtambat
Tua me verë
Ringjallin. Të më
zgjojnë nga varri…
(Mike pa fjetur me Dimrin
nuk zgjohesh me Verën)
Dimër. E ti me
Miken jashtë
Pa shtëpi. Dhomë.
Dhe, Zjarr.
Nuk keni ku ta
kaloni Natën
Yjet në qiell,
qafën zgjasin
Hënën e kemi
fener. Shtrëngatën.
Dimër. Mikja e
shtron shtratin
Jorganin borë,
mbulon kokën:
Zjarrin ndez me
flakë. Shpuzë
Mes Dy shtambave
kaloj Natën…
(Poezitë e mia erotike
rrugaçe të çmendura)
Poezitë e mia
rrugaçe të çmendura:
Herë më tradhtuan
me Gruaverën
Herë me Vjeshtën.
Rakinë e rrushit.
Ndoshta edhe me
Omar Khajamin.
Poezitë e mia,
rrugaçe të çmendura
Më tradhtuan me
Kalosh Çelikun…
(Poezia është një Grua kurtizane
shtatë burra s’e lidhin në shtrat)
Poezia, është
Grua. Kurtizane
Edhe, xheloze.
Xhadi Nate.
Përpak desh më
vrau në pusi
Tre vargje m’i
shkrepi në ballë.
Poezia, është
Grua. Xhadi Nate
Burrat i ndërron
natëpërnatë.
Përditë. Dhe, më
vret si Poet
Lidh me shtatë gra
në shtratë.
Poezia, është një
Grua. Xhadi Nate
Shtatë burra s’e
lidhin në shtrat!
Kurtizanja vetë më
lidh Ditenatë…
(Mike pse nuk bëhesh Poezi
me Ty ta kaloj Natën)
Mike, pse nuk
bëhesh Poezi
Me Ty ta kaloj
gjithë Natën?!
Edhe, të të laj me
verë
Thajë, në shtrat.
Litar.
Nesër, përsëri të
të laj me verë
Pak para agimit,
nxjerr në Diell:
Terë. Dhe, veshi
si këmishë Nate…