E diele, 13.10.2024, 12:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

E hene, 07.10.2019, 06:42 PM


Këngë kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej , Fehmi Lladrovci , o zemër kreshnike –

Dhe bashkëshortja e tij , o, shumë grua besnike !

Ajo Xhevë Krasniqi ,o , një vajzë prej fisi –

Me bashkëshort  Fehmiun – luftën bashkë e nisi !

Refreni :

S’ e trembë lufta , Xhevë Lladrovcin –

Nuk e lenë vetëm bashkëshortin !

Xhevë Krasniqi e Fehmi Lladrovci –

Dy bashkëshortë , që s’ iu gjendej shoqi !

Fatime Hetemi , o, një vajzë e re –

Bashkë me ta , ka ra , o , për t’ shtrenjtin Atdhe !

Për t’ shtrenjtin Atdhe , o, edhe për liri –

Nuk e deshën jetën , të rrojnë nën robëri !

Hej, kjo Xhevë Krasniqi – o , kjo Xhevë  Lladrovcja –

Ani , për trimëri , o, kund s’ i  gjendej shoqja !

Njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së –

Ishte luaneshë , o, trimëreshë me besë !

Bashkëshortët Lladrovci , me zemra kreshnike –

Ishin ndër figurat më  emblematike ,

Të organizimit dhe luftës për liri ,

Në Kosovë , për të  vjetër edhe për të ri !...

Pas qëndresës heroike t’ Fehmiut  dhe Xhevës ,

Luftëtarëve tjerë të UÇK-së trevës –

Nga forcat barbare , shkelej mbarë Drenica ,

Nga pushkët çlirimtare , dridhej Çiçavica !...

Më 22 Shtator 1998 –

Ky çift , heroikisht ranë pa kursyer jetë !

Në një betejë të vështirë e t’ pa barabartë –

N’ luftë me forcat serbe dhe sllavo – barbarët !

Bashkë me ta ra dhe studentja  Fatime Hetemi –

Si dhe shumë dëshmorë të tjerë prej këtij tereni !

Fehmi Lladrovci ishte Komandant i Brigadës 114 –të –

Emrin e tij , kjo brigadë do ta mbajë për jetë !

N’ vitin 2019 , më datën 19 Shtator –

N’ Drenas janë vendosur shtatoret për dëshmorë !

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , do t’ jenë të pavdekshëm –

Aty do t’ jetojnë gjithmonë n’ kujtim të përjetshëm !

II. Kënga e dytë kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit – shëmbëlltyrë e kohës ,

Dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,

Që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë –

Janë simbole heroike lavdisë dhe krenarisë !

Bashkë me Fehmiun dhe Xhevën , maleve dhe bjeshkës ,

Duke luftuar për liri , para 21 vjetësh ,

N’ fushë  të nderit , trimërisht ra  edhe Fatime Hetemi –

“Heroina e Kosovës “ – mburremi që e kemi !

Fehmiu , Xheva dhe Fatimja edhe çdo dëshmorë –

Janë frymëzim dhe motiv për ne , që e kem fatin në dorë !

Për të punuar  edhe  ndërtuar deri sa nuk është vonë –

Për një të ardhme sa më të mirë në atdheun tonë !

Këngën tonë shpërndajeni kudo  trojeve të Ilirisë –

Për ta nderuar heroizmin e luftëtarëve të lirisë !

Për t’ uruar nënat që të shohin dritë –

Për heronjtë e kombit tonë që i kanë lindë e rritë !

Gjilan, më 22.09. 2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora