Kulturë
Blerim Rrecaj: Fragmente çastesh n'fillmvjeshtë
E diele, 29.09.2019, 12:02 PM
Blerim Rrecaj
Fragmente
çastesh n'fillmvjeshtë
Qiell
i hirtë
Asfalt
i hirtë
Shumëkatëshe
dhe gjëra tjera përreth
Kjo
është pamje e një cope qyteti
E
autobusi ec e ec
..
Hap
derën për të hyrë në këtë zyrë
..
Për
gjysmë ore drekoj
Për
gjysmë ore kuturu ec
Gjysmë
ore ulem të pushoj
Kjo
pasdite rrjedh ashtu-kështu
Është
dhe fillimvjeshtë
Që
duket që zvarriset në shpinën e këtij zhapini
..
-A
po fitojmë, pyet dikush
-Ja
po fitojmë të gjithë ja askush hiç, përgjigjesh sa për të thënë diç
Gjersa
zbret shkallëve me kafe e shishe uji që more në byfenë e ndërmarrjes
..
Këpucët
e lëkurta
Janë
mbushur me rrudha
..
Këto
që pashë përjetova e shkrova
Mund
t'i këtë parë përjetuar e shkruar
Edhe
tjetër kush
Dhe
mund të këtë përsëritje të papërsëritshmërisë
Ngjashmëri
me të cilat mund të bëhen krahasime
..
Një
pupël pëllumbi që bie nga lart
Përpak
nuk e prek rrotën e kësaj biçiklete që e nget ky fëmijë
..
Kohë
zgjedhjesh
Pritjesh
Ngazëllimesh
Neverishë
Dalldishë
Të
bëjmë intervista me portrete posterësh
Zgjidhje
kërkohen sërish
..
Drejtohu,
koncentrohu, kokën pak ma këndej
Përpiqu
e qëllo në shenjë
..
Ulem
në një kafiteri
Bëj
një selfie
Pikëturëzat
e varura nëpër korniza
Si
fragmente çastesh të jetës sime...
..
Një
çaj frutash
Një
lëng dredhëze
Nga
një copë çokollate të zezë
Drita
të verdheme në këtë kafene murebardhë veshur
Shiu
e lag këtë natë
..
Nganjëherë
E
thjeshtë të duket kjo jetë
Një
kafe
Një
gotë ujë
Një
shpuzore që s'të duhet
Dhe
ca gjethe pishe mbi tavolinë
Në
kokërr të shpinës
Janë
shtrirë e po rrijnë
..
Një
çaj i gjelbër më vije
Me
një copë limoni që e shtrydh
Flasim
në telefon për çështje dorëshkrimesh e botimesh
Fëmijët
luajnë në këtë hapësirë
..
Vendi
ynë nuk i ka punët mirë
Lëngon
e lëngon
Për
këtë flasim e flasim
Nga
brendia duam ta heqim gjithë këtë
Mllef
të grumbulluar
Po
ku ta hedhim
Ku
ta përplasim