E diele, 21.07.2024, 05:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhimitri Pojanaku: “Këpucët e erës”, në sulm!

E shtune, 28.09.2019, 09:00 AM


“Këpucët e erës”, në sulm!

Kur Sfida & Velçani botonte”Mbledhësi i mjegullave”, “Këpucët e erës”, ishin pretendente për titull.

Nga Dhimitri Pojanaku

…E  ç` kish më tepër se unë ai “Mbledhësi i mjegullave” që të mori atë mendjen që na e heq si të ditur?! Brirë kish, po të them, që na e trumbetove si magjia e shekullit dhe nuk lë portal  pa hapur e pa e ngritur në qiell! Mos bëj sikur nuk dëgjon! E ta zëmë se i mblodhi mjegullat shtrirë mbi barqet e luginave, e, a nuk më thua, ku i çoj ose më saktë ku i çuat, se edhe ti je pjesë e kësaj gjoja çudi!

Dhe ai, Velçani, çuditem si u bind, edhe m`i bëri me kristale shpirti këpucët sa marrosnin këdo që i shihte edhe më la pas derës, për atë biçim “mbledhësin e mjegullave”, që po ta dija do i dilja rrugës kur shkoi në shtyp e pak sa të fryja, do e çoja matanë diellit!

Po me ç`zemër më latë mua pa më vënë emblemën e titullit të librit, po unë "plajmoj planetin", tund “fundet e fjetur të deteve” dhe u jap jetë të re, po unë shkund gjethet e vjeshtës, ndryshe si do vijë lulëzimi e begatia e re?!

Po ato retë e mbledhësit të mjegullave unë i tret e nuk u lë as nam e nishan, po nuk dua të mërzit Samiun, shpikësin e këpucabërësin tim se e di që ka shpirtin e butë si gjeth e ri se po të ish për ty që na mbahesh gjoja si poet i madh, as dua t'ia di!

E më dëgjo mirë tani: në ke ndërmend të shkruar diçka për mua mos e nis nga Osumi siç bëre me atë të mjegullave, nuk më pëlqen ajo rrugë. Dhe mos na hyrë në mes mua dhe Samiut, në jemi një, këpucët i kemi një masë ndaj kur unë fryj e tund planetin, fërngëllon edhe ai, kur unë e vë në gjumë, e platit edhe ai, se mos të erret mendja e ja merr këpucët qoftë edhe sa t'i provosh, se po të jetë për Velçanin, unë e di, ai nuk di të mbajë mëri, ka zemër prej kau siç thoni ju njerëzit e tokës, jo vetëm t'i jep por edhe të ndihmon t'i veshësh!

xxx

Le që edhe po i veshe, nuk di nëse do i shohësh dot xixat nga zilia, se tamam -  tamam nuk janë xixa por diamante. Do një ta shohësh: "harrimi lë gjurmë si testament në rërën e lagur", "hija ime bisedon me vdekjen".

Ç'pate, u bukose!

Po të rrëfej edhe ca xixa të tjera a mos kalldisësh e mua të më dalë inati!

Na, prite:"jam kthyer në zemëratë e kafkën nuk ma shpon as plumbi".

E poet i madh, fol! Si këto diamante kam plot sipër e brenda këpucëve të mia, ndaj mëso ç'është poezia! Kaq kisha! Tani bëj si të duash!

Po prit, po të jap edhe një bombë për dashurinë se nuk dua të ik aq kollaj" si një gjuhëz dritë mes gjinjve struket ylli polar "!

Nuk po thua asnjë fjalë,  eh, ç' qënkini ju poetët, epo unë i mbështillem si kulpër Velçanit kur dua të çlodhem, se të thashë, këpucët tona kanë një masë, kur unë e zbadh, i mbath ai e rrotullojmë botën! Ti rri, përkëdhel trofetë të cilat nuk po të lënë të na shohësh ne, keq për ty!

Ika! Do fryjmë me poetin në ato pjesë të botës që edhe pse ka lindur dielli, po flenë!

Duhet zgjim!

Ku e lamë të takohemi, pyet, haaaa, sa shumë kërkon të dish or i mjerë, ja, edhe në ta them, askush nuk vjen dot gjer atje.

Më pret atje  " ku shiu fshihet pas  një reje” ose atje  ku del yll i parë mbi të tijin vargmal...

Hë, çdo bësh?!

Vjen dot?!

Dhimitri Pojanaku

Pogradec, gusht-shtator 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora