Kulturë
Albert Zholi: Lindita Kurti - Melodi shpirti
E diele, 22.09.2019, 10:00 AM
“Melodi shpirti” dhe melodi pene, libër plot freski i poetes Lindita Kurti
Nga
Albert Z. ZHOLI
(shkrimtar-publicist)
Libri
i ri me poezi “Melodi shpirti” i poetes premtuese Lindita Kurtit vjen para
lexuesit i brishtë, melankolik, nostalgjik, thirrës, ëndërrues, premtues dhe
plot emocion. Jeta e mërgimit e ka bërë autoren më të ndjeshme, më të brishtë,
më delikate, më shprehëse, më elegante në varg por më vizionare në jetë. Në
këtë vëllim ato që vihet re më shumë janë tre shtylla kryesore të ndërtimit të
lëndës nostalgjia, atdhedashuria dhe melankolia. Autorja në këtë vëllim duket
se nostalgjisë i ka kushtuar fjalë zemre pa limit për vetë faktin se mërgimi i
ka privuar shumë kujtime të bukura të fëmijërisë. Në libër tregohet plot
sinqeritet se Lindita edhe sot ka nostalgji për miqësinë, për thjeshtësinë, për
bashkimin, për varfërinë e sinqeritetin, për dhembshurinë, krenarinë,
mirëkuptimin, respektin ndaj prindërve, ndaj miqve, dëshirën për të qëndruar
pranë prindërve, vëllezërve dhe motrave, për të lozur të shpenguar me shoqet.
Nostalgjia edhe sot mbetet si një ndër pjesët më të bukura të jetës njerëzore.
Për nostalgjinë thuren vargjet më të bukura, tingujt më të arrirë muzikor. Ja
si shprehet poetja në poezinë me titull “Kam mall”...
Kam
mall
Sa
mall, kam për ato vite...
që
pas mbeten harruar,
punën,
u merrnim nga duart prindërve,
sa
herë i shihnim, të dërrmuar.
Sa
mall kam, për ato vite,
kur
prindi ishte duke qortuar,
loti
në faqe lehtë rrëshqiste,
dhe
pse mbi ty, s'kishte vënë duar...
Nuk
thuhet më kot se rëndësinë dhe vlerën e
prindit e kupton kur bëhesh prind vetë. Ja tashmë autorja në moshën e të qenit
nënë e përcjell kaq bukur nostalgjinë për marrëdhëniet prindër-fëmijë. Ajo flet
me sinqeritet fëminor, me patos melodioz, me dëshirë të pastër se si i kujton
ato vite. Ndoshta ngaqë sot teknologjia e ka zbehur disi marrëdhënien
prind-fëmijë, ndoshta ngaqë emigracioni i ka zbehur lidhjet mes njerëzve,
autorja i përcjell nostalgjitë e fëminisë për të treguar atë lidhje të fortë shpirtërore që duhet të
ketë prindi me fëmijën në çdo kohë. Ndërsa tek
poezia “Shpirti i lodhur”, kalon në një gjendje tjetër shpirtërore...
Shpirti
i lodhur
Kur
jeta më bëhet e hidhur,
e
s'mundem më ta jetoj,
kur
buzën, e kam të dridhur,
e
syrin, ndjej të lotoj...
Gjithkush prej nesh ka momente melankolie. Jeta është
si një udhëtim që i dihet fillimi por kurrë fundi. Tek sinqeriteti qëndron
bukuria e vargut të autores në këtë vëllim. Ajo nuk di të shtiret, nuk di të
mbulojë realitetin, nuk do të lumturohet kur lumturia duket ende shtegtare.
Loti i dhimbjes është pjesë e jetës. Secili prej nesh ka ditë të vështira në
jetë, ka ditë që loti si shter kurrë, ka ditë kur lumturia mbulohet me re të
zeza, kur e qeshura ka marrë arratinë. Ndaj dhe “Shpirti i lodhur” nxjerr në
pah ato mangësi shpirtërore, atë zbrazëti shpirtërore, atë lumturi të munguar
që njeriu e përjeton por do ta mbulojë me gëzim artificial. Në origjinalitetin
e saj jetësor dhe poetik vargu i Linditës merr vlerat reale të besimit dhe
përjetimit konkret. Autorja nuk e pranon mashtrimin e vetes ashtu si nuk do të
mashtrojë të tjerët me realitetin jetësor. Nuk ka jetë pa debate, pa ngërçe, pa
oshilacione, pa lot, pa psherëtima, pa drithërima.
E
dua Shqipërinë!
E
dua Shqipërinë pa politikanë,
se
jam shqiptare me zemër Uragani,
loti
i mallit më djeg në shpirt,
kur
larg saj qëndroj nga halli.
E
dua Shqipërinë pa pseudo- gazetarë,
me
diploma xhepave e të zotët s'janë,
lajme
kuturu nga gjithë bota mbarë,
kur
s'njohin dhe artistët, e vendit që kanë.
E
dua Shqipërinë, të gjithë grusht-bashkuar,
se
feja e shqiptarit është shqiptaria,
me
syrin shqiponjë gjithë bijtë e saj,
ballëlartë
ecin, nga krenaria!
E
dua Shqipërinë, me rend e qetësi
pa
drogë e vrasje të mos drithërohem,
e
dua të bukur, plot gjallëri,
e
për të, si shqiptar të betohem!
Kjo
poezi është një britmë e brendshme e një atdhetareje, e një patrioteje, e një
nëne, e një poeteje për vendin e saj. Nga larg poetja e sheh më qartë
realitetin, më me objektivitet, më me seriozitet, më me dhimbje, më me
përgjegjësi. E edukuar e mëkuar me dashurinë për atdheun, e edukuar me
respektin ndaj ligjit dhe kushtetutës, e edukuar me respektin ndaj punës, me
respektin ndaj shtetit dhe pronës, e edukuar me përgjegjësinë si shtetase e një vendi që gjithmonë është
ndjerë i tradhtuar, poetja nuk mund të rrijë indiferente ndaj problemeve të
atdheut. Ajo e do Shqipërinë pa politikanë hajdutë, matrapazë që për interesa
meskine e nxjerrin atdheun në treg. Historikisht Shqipëria ka qenë e tradhtuar
dhe e shitur nga politika. Ndaj autorja nuk hesht por me zërin e zemrës bën
thirrje që politikanët mashtrues të flaken nga postet dhe drejtimi i shtetit.
Poetja do një Shqipëri demokratike me rend dhe qetësi, me ligje dhe rregulla,
me norma dhe me zhvillim ekonomik. Do një Shqipëri pa korrupsion dhe me polici
në shërbim të popullit. Do një gazetari reale që ti shërbejë atdheut dhe
popullit dhe të mos vihet në shërbim të politikës qorre. Poetja e do Shqipërinë
vendin më të bukur dhe më të zhvilluar në rajon. Ajo ëndërron por edhe bën
thirrje që Shqipëria të jetë ashtu si e ka bërë Zoti, e bukur dhe plot mirësi.
Por autorja në libër i këndon po kaq bukur dashurisë, pabesisë, hipokrizisë dhe
mashtrimit. Por fjalët më të bukura, mjaltin e vargut poetik ajo e ka derdhur
në pozitë për prindërit. Vetëm një njeri
i edukuar, me virtyte, me përgjegjësi të madhe njerëzore mund të përcjell ato
vargje harmonie për prindërit të cilët për të janë shenjtorët e së vërtetës dhe
idealeve të jetës. Si përfundim mund të them se libri i ri i poetes Lindita
Kurti është një oaz i ri letërsie ku shuan etjen çdo lexues që do të bukurën,
mesazhin dhe jetën reale. Ajo në varg nuk është e sforcuar, nuk është
artificiale, nuk është e kamufluar, por flet dhe vargëzon me fjalë shpirti, me mendim të
pastër, me ide mirëkuptuese dhe me dashuri të pastër njerëzore. Të qenit Njeri
sipas saj është vlera më e madhe njerëzore, është ëndrra më e madhe e çdo
njeriu të vërtetë. Poezia e Linditës është një himn njerëzor që i shërben çdo
brezi për edukimin fëmijëve me rregullat reale të një shoqërie demokratike dhe
për rritjen e ndërgjegjes së bukur kombëtare.