Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Arratisja e lumit
E enjte, 19.09.2019, 07:01 PM
Arratisja e lumit
Mehmetali Rexhepi
lumi
rridhte përpjetë
nuk
e gjente udhën e vet
bishtin
i lidhën nën shalë
si
një kali të harlisur
shtratin
i grabisin
shtrihej
i molisur
i
hoqën dhe jastëkët
stomet
e tij jetik
nga
doli nuk e shpinin dot
i
rebeluar e krejt anarkik
i
thyen shtratin horizontal
mbledh
gjymtyrët në puset vertikal
rrjedhës
tij kaltëroshe
vragat
zijoshe
gjymtyrë
të këputura
as
pilivesa as flutura
pikturë
e shpirtit i fanit rrjedhën
gurgullimat
ia paqësoi amullia
ata
tinguj të lëngshëm
tela
të këputur kitarash të ujit
violina
të thyera tutje çiftelia
copa
të hedhura
dridhje
të shtanguara
zukamë
shushunjash
mbi
invalidë ujërash
vërshëllimë
ere thëllëzash të etura
i
mbyllur në të zjarrtat korniza
vija
e lumit një gjarpër i vardisur poetit
pa
këndshëm mblidhej e këputej
në
sfond joshte kaltërsia
gjarpri
helmues ngrihej sakaq
do
t`i mbetej vetëm lëkura
zvarranikut
nën saç
përderisa
rrufetë tytave të shqyera
lakadredhur shfryjnë
malit matanë
kujtimi
i lumit të lanë
poeti
mëtoi shtratin e shpirtit t`ia lëshonte rrjedhës
e
kaplonte dëshpërimi një kuçedër shtatë krerësh
lum
o lum
të
është bërë shumëçka e palarë
si ta
heqësh vetveten zhvarë
të
ndërrosh lëkurën ujore
t`i
vësh fikën jetës
vazhdës
tënde të mbetur
t`i lësh arkivolin prej gëlqereje
prej
dheu gurësh e rërës së vjedhur
padron ngrehinash dyzetkatësh
gjuhën
jashtë prore ta mbash
për lëpirje jonesh
ndoshta
do të shuash etje
shtegtimit
të reve
atje
ku u arratis lumi
të
cilin e ndiqje
dhe
kurrizin i theve
Gjilan, më 28 mars 2019