Kulturë
Kalosh Çeliku: Punemadhe sot më do vera dhe gratë e mia besnike
E shtune, 14.09.2019, 09:08 AM
PUNEMADHE SOT MË DO VERA
DHE GRATË E
MIA BESNIKE
NGA KALOSH ÇELIKU
(Pashterkëkuqet pa Dy shtambaverë
pasmesnate Unë dot nuk i pi)
Policia e Shtetit
“përbashkët”. E di
Edhe, partizanët e
partive politike, me:
Një krah bar në
grazhd. Një torbë taxhi.
Tinëz, më ndjekin
në Tavernë. Çarshi
Nën hije Rrapi.
Oh, çfarë përkujdesie?!
Krahpërkrahu me
Hoxhën e Allahut
Pesë “vakte” në
xhami. Tespi “kuqezi”.
Që, kur t’u teket
m’i ndërsejnë pas shpine:
Hojdodolen.
Skizofrenin. Deledashin.
Përcjellin në
shtrat me Polici Letrare
Shtëpi. Matanë,
Urës Gurit. Vardarit.
Terr, me të cilin
pi verë. Një Ibrikë raki.
Faleminderit, për
masa sigurie policore
Sot, në Shkupin
Historik Shqiptar!
Vetëmse, më nuk
keni çka të digjni:
Veç Meje.
Shtambaveverë. Ibrik rakie.
Publikisht, dje u
thash: mos dërgoni gra
Po, Cuca azgane,
që më lidhin në shtrat:
Me Dy shtamba
verë. Dhe, një Ibrik raki!
Dje, dhe Sot: Nuk
më lidhi Krajl, as Mbret.
Kohën e fundit,
nuk dërgoni gra besnike
As edhe Dy shtamba
verë. Një Ibrik raki:
Përveçse
Rrufjanin, Dje e Sot neokominist
Nuk e dini?!
Pashterkëkuqet: Sot, nuk i pi...
(Rrugaçë politik në Shkupin Shqiptar
Unë jam Ai “armiku” i pabesë)
Rrugaçë, Jam
“armiku” i shtetit ”përbashkët”
Dhe, mos më
dërgoni rrufjanë! Hojdodole
Po, Gra besnike!
Zana të maleve kreshnike!
Duarhapur i pres
nën Rrap. Dhe, Familje
Në Manifestime
Poetike. Taverna. Shtëpi
Edhe, më
arrestoni. Futni në burg. Bibliotrkë!
Malli, më ka marrë
për veprat e “Goli Otokut”
Idrizovën, kur Unë
lexoja libra të “rrezikshëm”:
Asaj kohe, pas
studimeve tinëz në Shtëpi
Haptas, në
Bibliotekën Universitare të Shkupit.
Libra, që mi jepte
Policia Letrare në Prishtinë
Ditën. Dhe, në
mëngjes më burgoste Natën.
Shkaku:
“vëllazërim-bashkimin” kam mbi shpinë
Shtetin e
përbashkët “demokratik”. Histori.
Me vite. Shekuj me
radhë brez pas brezi.
Edhe, atë: në
komunizëm. Dhe, Neokominizëm
Ende, veten si
Poet nuk mund ta nxjerr në Liri...
(Punemadhe Sot më do vera
dhe Gratë e mia besnike)
Thirrje publike:
Sot, i bëj Policisë Letrare
Dudumëve “kuqezi”,
këmbetru në legen!
“Shpëtimtarit”,
politik të shqiptarëve:
E dogjët banesën,
në “Çair”. Shkup
Edhe “xhipin”,
përpara dritareve?!
Dhe, dolët “trima”
Lufte në “Serovë”
Zjarrin, Shtëpisë
Babait. Korrët “fitore”.
Shkaku, se: Unë
jam Poet rebel
Dhe, jo hajdut i
pulave të Njerkës:
Nuk më do Nëna
Parti. Xhadia
As, edhe Unë e dua
për geua besnike.
Punemadhe. Raki
Rrushi. Vera më do si burrë
Poezia erotike.
Dhe, Gratë e mia besnike!...
(Nxënësi im ulet vetë në tavolinë
dhe më rrëfehet mua Mësuesit)
Nxënësi im, në
Takimet Poetike
Vjen. Dhe, më ulet
në tavolinë.
Rrëfehet. I dukem
hoxhë. Apo prift
Përpiqet të më
shes mend. Filozofi.
I them: kot e ke,
o burrë Partie
Mend kam. Por, jo
edhe lekë.
Gabim. Vërtetë,
Unë i shëroj gratë
Por, jo dhe burrat
pashterkëkuqe.
Nxënësi, vazhdon
me rrëfime “filozofike”
Nuk më kupton?! E
përzë nga tavolina...
Pejë (Kosovë), 11. 09. 2019