E hene, 07.10.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Namik Selmani - Lulet e Diasporës

E hene, 09.09.2019, 09:00 PM


“LULET E  DIASPORËS“ nga Namik Selmani

Shkruan: Neki Lulaj

Këto ditë pritet të dal nga shtypi një Abetare e re për fëmijë dhe te rriturit qe jetojnë ne mërgim  me titullin „Lulet e Diasporës“ libri  me i ri i shkrimtarit Namik Selmani.Te cilin libër para ca ditësh pata rastin ta lexoi ne dorëshkrim, pra.

Një libër që të jep emocion dhe dashuri për gjuhën amtare kudo ku ajo flitet. Mbresa rreth librit “Lulet e Diasporës” të shkrimtarit Namik Selmani .Oh, të thuash se e lexova me një frymë është pak. Një jetë me librin e gjuhën shqipe atje në Bërliq të Kosovës e këtu në mërgim dhe ja tani më   vjen pasqyra e viteve të jetës. Më sheh thinjat po ah, sikur të më shikonte shpirtin e lumturuar nga ky libër. Edhe me librin e ri tanimë të shkruar në mërgim nga pedagogu, poeti, shkrimtari e mbi të gjitha latuesi i fjalës së mençur Namik Selmani mbetet një regjistrues i vemendshëm i përditëshmërisë baritore te vargut nolian.

I gjithë ky mozaik dhe gjithë ky kapital i ri edukativ do të ngulitet thellë në kujtesën e gjeneratave që po rinohen po rriten, po martohen e po bëhen gjyshër dhe do të mplaken larg atdheut. Merrni miqtë e mi, bashkëatdhetarë kudo që gjendeni. Nuk është si ajo trastë me eshtra që dikur koloneli i Kadarsë ia hidhte bashkëatdhetarëve të tij italianë famikajtë t ëish- ushtarëve të vrarë, ështrat e ushatërve të vrarë. Jo, bre, për besë të fjalës shqipe Namiku po ju dhuron një atdhe të veçantë.! Ky libër është një burim i ri ujë akulli edhe për nxënësit, për ne mësuesit, pedagoget, prindërit, edukatorët, nënat tona dhe për të gjithë shqiptarët pa përjashtim moshe a gjinie.

Tanimë edhe nxënësit shqiptarë të mbarë mërgatës kanë Encilopedinë e identitetit në duar dhe kanë me çka krenohen para bashkëmoshatarëve të tyre evopianë, amerikanë,kanadezë, australianë, meksikanë, anglezë. Kanë librin ....,ABC... ketë vëllim brilant, i cili i përngjan një Lahute zulmëmadhe ose një parku botanik me plot lule, me plot aromë. Me ngjyrat me te bukura që ti do syri e që nuk dinë se cilën ta zgjedhësh për ta bërë një dhuratë shpiriti. Autori me një fanatizëm të rrallë e ruan at sinorqëndrimin e tij pedagogjik dhe shpesh drejtpërdrejtë e herë tërthorazi ngrihet mbi vargun, sepse ka një shpirt të tillë që nuk e gjen qetësinë.

Po lan një Testament mesharian............ Mbi të gjitha, është shkruar me një gjuhë të pastër letrare, pa gabime drejtshkrimore si jemi mësuar që të lexojmë kudo. Edhe kështu ai është një MODEL për t’u ndjekur. Është nder i lexuesit që të vrapojë në ketë stadium olimpik për të mbledhur nektarin e bukur qe po na ekspozon autori me këtë libër të rrallë dhe shumë të qëlluar për të gjithë ne që jemi shpërndarë në të katër anët e botës. Ky i vlen edhe bashkëmoshatarëve në Shqipëri, Kosovë Iliridë, Luginën e Preshevës si dhe në Ulqin.

E di se poeti Selmani rri zgjuar ngase ka një mision jetë e në vargje ai hap dyer të reja për gjeneratat me një thesar magjik.! Ne, pedagogët e Mërgatës do të mburremi me këtë prurje te re dhe presim me padurim që libri ta shohë sa më parë dritën e botimit e ne ta përqafojmë me mollëzat e gishtërinjve. Pra, ta kemi në duart tona Hyra në asfaltin e vargut namikjan pashë urtinë gjiganteske një oqean, një det. Ti, Miku im, e ke parpara një batalion gjeneratash të reja që do të të falenderojnë për këtë dhuratë shpirti, dhuratë çante e biblioteke nga Ju.. Mbase jam më i dehur nga fjala shqipe sot në krahasim me ditët e tjera, por ja që edhe fjala shqipe paska bukurinë e vet trallisëse aq më shumë kur lexoj këtë përmbledhje që ka një titull mjaft domethënës  LULET E DIASPORËS. Rrugëtim të mbarë me librin tënd më të Ri, mbase Kryelibrit tuaj!

Neki Lulaj, Speyer, gusht, 2019 .



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora