Kulturë
Albert Zholi: Flet pedagogu Ardit Kërtusha
E hene, 09.09.2019, 07:17 PM
Flet pedagogu Ardit Kërtusha, Drejtor Rajonal i Departamentit të kontrollit dhe rikuperimit të humbjeve të OSHEE-së, Durrës
-
Të jesh sot një i ri në politikë në Shqipëri është sa sfidë aq dhe emocionuese
Nga
Albert Z. ZHOLI
Në
këtë intervistë pedagogu Ardit Kërtusha
thekson se “Situata e sotme politike në vendin tonë paraqitet e ndjerë
për faktin që kemi një mungesë totale dialogu ku kampi opozitar ka zgjedhur
dezertimin si një formë e shëmtuar për të penguar reformat e nisura në vendin
tonë, kryesisht atë në drejtësi. Të frikësuar nga dita e gjykimit krerët e
opozitës sonë, të cilët duket qartë që e kanë lidhur jetën e tyre me pushtetin
dhe nuk mund të bëjnë pa të, braktisën në mënyrë të paprecedentë organin më të
lartë të republikës, parlamentin”. Ja si shprehet ai më poshtë:
-Jemi në kohë politike
për të cilat flitet shumë nga të gjitha palët, ç’mendim keni për vazhdimësinë
politike në vendin tonë?
Situata
e sotme politike në vendin tonë paraqitet e ndjerë për faktin që kemi një
mungesë totale dialogu ku kampi opozitar ka zgjedhur dezertimin si një formë e
shëmtuar për të penguar reformat e nisura në vendin tonë, kryesisht atë në
drejtësi. Të frikësuar nga dita e gjykimit krerët e opozitës sonë, të cilët
duket qartë që e kanë lidhur jetën e tyre me pushtetin dhe nuk mund të bëjnë pa
të, braktisën në mënyrë të paprecedentë organin më të lartë të republikës,
parlamentin. Si të mos mjaftonte kjo, ata u mohuan të drejtën anëtarëve dhe
votuesve të tyre të përfaqësohen në pushtetin vendor si dhe në këshillat e
tyre. Rrjedhimisht këto vendime të udhëhequra nga kulti i individit kanë bërë
që situata politike në vendin tonë të mos jetë në kuotat e saj më të larta, kjo
bëhet dhe më e rëndë ku bojkoti dhe mungesa e dialogut bëhet për arsye
keqdashëse për pengimin e anëtarësimit të shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Të rinjtë në politikë sa
formalë dhe realë janë?
Të
jesh sot një i ri në politikë në Shqipëri është sa sfidë aq dhe emocionuese.
Nga fakti që e reja është antagoniste me të vjetrën, kuptohet që penetrimi i të
rinjve në politikë është tejet i vështirë. Përpos kësaj është forca dhe
vullneti rinor që na bën më të rinjve të përfshirë në politikë që të mos të
tërhiqemi dhe të shpresojmë që kontributi jonë do vlerësohet dhe do bëj
ndryshimin e kërkuar. Por nuk mund të mohojmë që ndryshe nga partitë e tjera
politike në vendin tonë në Partinë Socialiste të rinjtë kanë pasur gjithmonë peshë
si në përfaqësi ashtu dhe në vendimmarrje ku vlen të kujtojmë që janë nxjerrë
dy kryeministra nga radhët e forumit rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Por ftoj dhe inkurajoj çdo të ri dijedashës të vendit tim që të aderojë në
partitë politike duke sjellë vetë ndryshimin dhe duke mos e pritur nga të
tjerët. Vetëm kështu rinia shqiptare do jetë një forcë e padiskutueshme në
arenën politike të vendit tonë.
Politika dhe ju takohen
në kohen e FRESH me të njëjtin vizion apo kemi risi?
ime
e parë në politikë daton në vitin 2009 ku unë bashkë me shumë të rinj
socialistë bënim pjesë tek strukturat e vullnetarëve brenda Partisë Socialiste,
ku kjo e fundit ishte një strukturë rinore brenda rradhëve të PS. Më pas jam
aktivizuar me Fressh dhe në vitin 2014 u zgjodha kryetar i FRESH, Durrës për
një mandat 4 vjeçar, mund të them me plot gojën që ka qenë një nga eksperiencat
më të bukura të mia jetesore, ku takova dhe njoha shumë të rinj, konkretisht
preka shumicën e problemeve rinore të qytetit tim dhe ku ne si strukturë u bëmë
zëri i tyre pa asnjë kompromis si brenda rradhëve tona ashtu edhe në pushtetin
vendor. Jemi krenarë që në atë kohë krijuam struktura në të gjitha gjimnazet
dhe shkollat profesionale të qytetit të Durrësit si dhe në të gjitha degët e Universitetit
Aleksandër Moisiu dhe ku motoja jonë ishtë: ”ne jemi rinia që vendosim sot për
të ardhmen tonë”. Ndryshe kjo nga forumet rinore të partive të tjera në
shqipëri ku anëtarësohen vetëm për përfitime të çastit (një vend pune apo një
favor diku).
Po gruaja në
vendimmarrje, një rol apo një vënd për të plotësuar kriteret?
Gruaja
dihet botërisht që është forcë në familje, kështu që rrjedhimisht në familjet
politike ajo është një force evidente. Ne ndihemi krenarë sot që jetojmë në një
kohë ku përfaqësia në vendin tone ka kapur kuotat e përfaqësisë gjinore 50 me
50, kjo është e dukshme si në parlament ashtu dhe në përfaqësitë lokale ku
duket nje shtim i radhëve të gruas në politikë dhe vendimmarrje. Si vend
ballkanik që jemi e vleresoj shumë faktin e shtimit të rolit të gruas në
politike dhe si një amortizim në uljen e tensioneve të brendshme të politikës
në tërësi.
A e bën politika më të
mirë jetën tuaj?
Sapo
përballem me këtë pyetje (buzeqesh pa vetëdije), nga eksperinca gjërat që bëhen
me dashuri janë më frytdhënëset. Në këtë fjali vetëm pjesa e parë qëndron tek
unë , I vërtetë është fakti që marrja me politikë më ka bërë më aktiv dhe më
social, pasi problematikat rinore dhe ato të qytetit tim më bëjnë më të
vetëdijshëm që përfshirjen time në politikë ta vendos në funksion të zgjidhjes
dhe eleminimit sadopak të këtyre problemeve të perditshme që ka çdo qytetar i
vendit tim dhe jo vetëm. Ndaj mendoj se sa të mirë ma bën jetën mua politika do
shikohet në vazhdimësi të karrierës time.
Lidëri dhe ideali si
vijnë në politilën tonë?
Të
flasësh për lider dhe ideal në politikën tonë janë dy terma të cilat janë larg
me milje të tëra përsa i përket përkatësisë së secilës prej tyre, sikur këto dy
terma të ecnin paralel në politikën tone ,e them me plot bindje qe do të kishim
një politikë më gjithëpërfshirëse; një politikë ku progresi i vendit do ishte
kryefjalë dhe ku interesat personalë do ishin në role të parëndësishme. Por për
fatin tonë jo të mirë, lideri dhe ideali janë larg njëri-tjetrit. Edhe në
rastet kur lideri ecën në sinkronë me idealin, në vendin tonë ai përbaltet dhe
mundohen t’a bëjnë pjesë të pandashme të baltës që karakterizon jo pak herë të
bërit politikë në Shqipëri.
Durrësi në planin tuaj
në të ardhmen?
Durrësi
është qyteti më i dashur për mua, e thënë kjo jo vetëm nga orgjina ime, që i
përket këtij qyteti, por edhe vlerat historike që ka mbartur ndër shekuj
Durresi. Historitë për secilin për në janë domethënës sidomos kur flitet për
histori qindra vjeçare të një qyteti të lashtë si Durrësi. Jam i bindur që
Durrësi është qytet potencial në zhvillimin e Shqiperisë duke qenë se është
qyteti numër 2 shqiptar përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së
numrit të popullsisë në vend, puna për zhvillimin e këtij qyteti do jetë gjithmonë
sfidë dhe dëshira më e madhe personale e imja. Pavarësisht rrjedhës që do
marrrë karriera ime në politikë, investimi dhe puna ime, fokus kryesor do të
ketë qytetin tim të dashur Durrësin.
A keni ju një mesazh
real dhe bindës pse të rinjtë nuk duhet të ikin nga Shqipëria?
Shqipëria
është vendi më i bukur në botë, është vendi ynë. Paraardhësit tanë luftuan me
vite dhe shekuj për të arritur këtë që kemi fatin të kemi ne sot, një shtet
shqiptar të pavarur. Është historia bashkë me vlerat dhe resurset tona natyrore
që na motivojnë që të gjithë së bashku të punojmë përditë dhe më shumë për të
çuar përpara këtë vend që vetëm forcat e mbinatyrshme mund ta bënin kaq të
bukur dhe kaq të begatë. Ajo hemorragji që pati vendi ynë në arsim gjatë 10
vjeçarit të fundit, ku universitetet private u kthyen në skema piramidale dhe
ku diploma shitej dhe jo fitohej, rriti articifialisht shtresën intelektuale të
vendit tonë. Kjo gjë bëri që shumë të rinj të të gënjenin dhe veten e tyre duke
menduar që investimi më i mirë i tyre ishte blerja e një diplome dhe jo
profilizimi i tyre në një profesion që ata mund dhe do ta bënin shumë herë më
mirë se kjo e fundit. Pra është kjo hemorragji që vrau shpresën e të rinjve
shqiptarë të cilët si zgjidhje empirike shikojnë largimin dhe jo përballimin e
sfidave në vendin e tyre.Ndaj njëzëri i drejtohem të gjithë të rinjve
shqiptarë, ju lutem bëni atë që dëshironi dhe punoni aty ku ju jepni
maksimumin, kështu shumë shpejt të gjithë do të shohim Shqipërinë që ne kemi
ëndërruar.