Kulturë
Drita LokaHaxhillari: Na le...
E merkure, 04.09.2019, 07:11 PM
*Na le...
Mbi
letër/zbrazur,
lotët
rrjedhin ujëvar...
Dua
të them dy fjalë,
por
ndihem e zënë në faj.
Dora
më dridhet,
si
zogu në dimër,mbi një degë,
dhimbjen
e kam të madhe,
xhani
po më digjet flakë,
për
ju,dy të shtrenjtët e mi,
që
ishit si binjakë.
Jetuat
dhe ikët...
nga
e njëjta cati,
kujtoj
kur rrinit bashkë,
nën
hijen e manit,përkarshi.
Qaj
zemra ime qaj...
me
dhimbjen më të madhe në botë,
qaj
e mos pusho...
si
do i tresë kjo Tokë !?
Kur
mora lajmin e hidhur,
fryma
m'u mbarua,
sa
shumë u trishtova,
shpirti
m'u pikëllua.
Unë
mezi prisja,
të
vija të takoja,
për
t'u përmalluar,
ndërsa
ti ike...
në
një fushë me lule...
duke
vrapuar.
Imazhi
yt,s'më ndahet nga sytë...
Kockë
e fortë-celik,
I
ditur-arkivë pafund...
Buzëqeshja-këngë
bilbili,
Shpirti
yt-aromë trëndafili.
Mbeteni
të gjallë përjetë !
ZOTI
u pastë pranuar në XHENET !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të
gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:31.08.2019