Kulturë
Zymer Mehani: Murat Gashi - Gur i pathyer
E shtune, 31.08.2019, 09:35 AM
VËSHTRIM PËR VËLLIMIN POETIK “GUR I PATHYER” TË POETIT MURAT GASHI
Nga
Zymer Mehani
Murat
Gashi, publicist, poet e shkrimtar i talentuar, tanimë në letërsinë e sotme
shqipe është emër i njohur për lexuesit. Ai njihet me vëllimet poetike:
“Zdirgjem
në ulërimë” (Prishtinë, 1996);
“Zemra
më flet” (Prishtinë, 2017);
Pastaj
është autor i romanit “Udhëtimi i Gertit” (Prishtinë, 2018) dhe i librit
publicistik në dy vëllime:
“Jeta
është kthyer, pasojat shërohen ngadalë” (Prishtinë, 2019).
Vëllimi
poetik “Gur i pathyer” është libri tretë me poezi nga ky autor i talentuar, i
botuar në vitin 2018.
Këtë
përmbledhje poetike poeti Murat Gashi e ka konceptuar në katër cikle, që
përbëjnë një tërësi, por mund të qëndrojnë edhe të pavarura nga njëri-tjetri.
Në
ciklin e parë “Mos ma ndotni ajrin” s’do
mend se hasim poezi, që na bëjnë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një shpirt të
brengosur të subjektit lirik, të cilin e shqetësojnë tej mase dukuritë negative
dhe situatat e rënda, duke rrugëtuar shtigjeve të jetës me përpjeta e
tatëpjeta krejt i vetmuar e i bërë i
hidhur si pelim, i shoqëruar vetëm me trishtimin dhe mallin e pambërrishëm.
Ja
si shprehet autori te poezia “Kulmi i shtëpisë”:
Kulmi
i shtëpisë atakon freskinë e qiellit
Macet
e zeza shëtisin për qejf t’vet
Vreri
më trazon brendësinë e trupit
Egërsira
e njohur të vërsulet shpirtit
Të
lodhur që moti
Prek
butësinë e tij me frymë bujare....
Për
të përfunduar me vargjet:
Ngrihet
ndarja, mbillet urrejtja
Dhe
sërish atakon freskinë e qiellit
Që
i bie këtij kulmi...
E
bëhen sikur s’kanë bërë asgjë...
Nga
mesazhi që na japin këto vargje dhe poezitë e tjera, kuptohet mirëfilli se ky
cikël është çelës i poetit Gashi, me të cilin hap dyer të kyçura, pa i
shkallmuar ato, edhe pse është i trishtuar, ngase ka mospajtim të theksuar me
realitetin, rrethanat dhe njerëzit, ku gjendet dhe jeton ai. Pra, na shfaqet
shpirti i rebeluar i autorit, idhnak e mospajtues me të padrejtët dhe
padrejtësinë, si dhe me të gjithë ata, që tentojnë t’ua imponojnë të tjerëve
(por edhe autorit) vullnetin e tyre.
II.
Te cikli i dytë “Pafajsia e arratisë” vjen në shprehje rastësia, ngase poeti
Gashi këtu na ka dhënë vargje, që paraqesin situata të ndryshme, të cilat i ka
kaluar në rrethin shoqëror. Në poezitë e këtij cikli hasim në antiteza të
fuqishme, sidomos në binomin dashuri-trishtim, i cili sikur prore e stërmundon
shpirtin e dëlirë njerëzor (edhe të fëmijëve) të autorit, sepse ato na e
rikujtojnë tmerrin dhe trishtimin nga e kaluara jo e largët, që padyshim
shumicës prej nesh na ka shkaktuar plagë duke na lënë vrragë në kujtesën tonë
kombëtare. Në shumë vargje dhe poezi të këtij cikli hasim në shumë elemente
autobiografike të vetë poetit Murat Gashi, duke u gjendur shpesh i malluar për
truallin dhe shtëpinë.
III.
Cikli i tretë, i titulluar “Krismave të lirisë” na paraqet të kaluarën dhe
aktualitetin tonë, ku lajtmotiv është atdhedashuria, që do të thotë se këtu
kemi të bëjmë me poezi përkushtuese për martirët dhe dëshmorët e kombit, të
cilëve poeti Gashi me penën e tij do t’u bëjë homazh dhe nder, duke u ngrehur ë
monument kulturor. Nga ky cikël do të përmendim poezitë: “Testament lirie”
(kushtuar Naip G. Berisha, martir i betejës së Vërrinit, i rënë më 1 shtator
1998); “Puthja e nënës” (kushtuar martirit Irahim M. Osmanit, që pësoi po më 1
shtator 1998 në Vërri); pastaj poezitë kushtuar mësuesit dhe atdhetarit Xhevat
Berisha, dëshmorit Veton Shala (student
i Fakultetit të Mjekësisë, i rënë në mars 1989); poezia “Lindjedritë”, kushtuar
mësuesit Halit Geci, i vrarë më 26 nëntor 1997, në varrimin e të cilit për herë
të parë u paraqit publikisht UÇK-ja jonë e lavdishme. Të gjitha këto poezi janë
perla letrare, secila më e bukur se tjetra.
IV.
Cikli i fundit “Frymë lirie”, i katërti me radhë i këtij vëllimi poetik hap
horizonte drite dhe lirie pas perëndimit të një kohe të mugët. Në këto poezi
poeti Gashi është optimist dhe plot shpresë për një të ardhme dhe jetë të
lumtur përgjithësisht. Këto poezi na freskojnë me frymë lirie për vendin dhe
njerëzit që kanë një gjak dhe flasin një gjuhë. Këtu, në vargjet e këtij cikli
s’ka më druajtje, as trishtim dhe as presion nga i huaji (armiku), por ka vetëm
optimizëm dhe shpresë për ditë më të mira.
Disa
nga nuancat më karakteristike të poezisë së poetit Murat Gashi janë: shqetësimi
deri në trishtim, shpirti i rebeluar nga padrejtësitë e kohës dhe të njerëzve,
emocionaliteti që na dhuron pena e poetit. Këto tipare do të na imponohen sa
herë që t’u rikthehemi vargjeve të autorit, ngase ai përherë qëndron në nivelin
e pasurisë shpirtërore prej artisti të denjë.
BIOGRAFIA
E POETIT MURAT GASHI
Murat
V. Gashi u lind më 15 maj 1957 në Hoçë të Qytetit të Prizrenit. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prizrenin. Studimet i
regjitroi 1977. Në Prishtinë i kreu studimet në Fakultetin e Bujqësisë me 1981
dhe diplomoi më 10 janar 1983, ku menjëherë, më 28 janar 1983, u punësua në KBI
“Progres -export” të Prizrenit.
Bota
poetike e krijuesit, Murat Gashi nisi të zgjerohej me vrull e vullnet të madh,
sidomos pas vitit 1981, kur filluan ngjarjet historike të Kosovës, që për
krijuesin Gashi do të jenë burim i pashtershëm frymëzimi poetik e krijues, të
cilat edhe do t’i botojë në revistat dhe në periodikun letrar të kohës. Nga
viti 1995, ka qenë bashkëpunëtor në gazetën e përditshme " Bujku "
(Rilindja ) e ka vazhduar deri 2002, pas luftës në Kosivë. Veprën e parë
poetike “Zdirgjem në ulërimë” e botoi më 1995, kurse vëllimin tjetër poetik
“Zemra më flet” e botoi më 2017 nga SHB “ProkultPress”, Prishtinë. “Udhëtimi i
Gertitt” - Roman, botoi SHB ProkultPress, Prishtinë, 2018.
“Jeta
është kthyer, pasojat shërohen ngadalë”, pjesa e parë (I), - Publicistikë,
botoi SHB ProkultPress, Prishtinë, 2019.
“Jeta
është kthyer, pasojat shërohen ngadalë”, pjesa e dytë (II), - Publicistikë,
“Gur
i pathyer”, - poezi, botues SHB “Pena”, Prizren, 2019 është libri i tij i
gjashtë me radhë.
Autori
ka në dorëshkrim edhe pesë e më shumë libra të tjerë që presin dritën e
botimit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.