E premte, 29.03.2024, 09:53 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: “Burra” pashterkëkuqe, që unë sot nuk i pi

E hene, 26.08.2019, 10:42 AM


“BURRA” PASHTERKËKUQE

             QË UNË SOT NUK I PI

NGA KALOSH ÇELIKU

Policia e Shtetit “përbashkët”. E di

Edhe, partizanët e partive politike:

Një krah bar në grazhd. Një torbë taxhi.

Tinëz, më përcjellin në Tavernë. Çarshi

Nën hije Rrapi. Oh, çfarë përkujdesie?!

Krahpërkrahu me Hoxhën e Allahut

Pesë “vaktet” në xhami. Tespitë “kuqezi”.

Që, kur t’u teket m’i ndërsejnë pas shpine:

Hojdodolen. Skizofrenin. Dhe, Deledashin.

Kope, rehatojnë në shtrat me Polici Letrare

Shtëpi. Matanë , Urës Gurit. Vardarit:

Terr, me cilën pi verë. Një Ibrikë raki.

Faleminderit, për masa sigurie policore

Sot, në Shkupin Historik Shqiptar!

Vetëmse, më nuk keni çka të digjni:

Veç Meje, Shtambaveverë. Ibrik rakie.

Publikisht, dje u thash: mos më dërgoni gra

Po, Cuca azgane, që më lidhin në shtrat:

Me Dy shtamba verë. Dhe, një Ibrik raki

Dje dhe Sot: Nuk e lidhi Krajl, as Mbret.

Kohën e fundit nuk më dërgojnë gra besnike

As edhe Dy shtamba verë. Një Ibrik raki:

Po, “burra” pashterkëkuqe, që: Unë nuk i pi...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora