Kulturë
Namik Selmani: Borshi im ballkon i Bregut
E shtune, 24.08.2019, 09:47 AM
Borshi im ballkon i Bregut
Kushtuar
borshiotit Lefter Velca e gjithë borshiotëve në botë
Nga
Namik Selmani
Do
të marr gjeminë te deti
Do
ta vë gjoksin mbi dallgë
Flatra
hapur si zgalemi
Më
pret Borshi dritëlarë.
Se
më presin portokallet.
Mbase
duan ujë te rrënja
Ndaj
do shkoj sot valë pas vale.
T’ia
marr këngës si thëllëza.
Se
më pret ulli i lashtë
Ku
fle gjyshi, derë e fisit.
Trëndafili
ngjyrëgjaktë.
Tëmë çelë në palcë tëdimrit.
Se
më pret një këngë labe
Që
than detin cep më cep
E
marr krahë pulëbardhe.
Ta
zgjoj shqipen në kurbet.
Se
do zgjoj Sali Vranishtin
Që
nuk pyet për gjyle bote
Krenaria
më ngroh shpirtin
Më
jep vrull të shkoj mes shqote.
Se
do mbush odat me vaj
Petë-petë në baklava.
Ta
mjaltos portën me mjaltë
Sup
më sup vallen ta marr.
Herë
më bën fëmijë të vogël
Borshi
im si ballkon Bregu.
Herë më bën si gjysh mes sofrës
Dorështrënguar
te dyfeku.
Prapë
i mbetem borxh për këngën
Për
një gur që ia lashë arës.
Se
ay e kemi rrënjën
Si
parmenda buzë brazdës.
Prapë
ia kam një borxh për shkronjën
Të
gatuar me barutin.
Dhe
pse thinjat zbardhin flokët
Nëpër
pragje e ul gjurin.
Boston, 13 gusht 2019