E premte, 29.03.2024, 07:04 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Jehona e një "Klithmë shpirti"

E marte, 20.08.2019, 06:41 AM


Jehona e një "Klithmë shpirti"

Romani"Klithma e shpirtit" të HATEM  DERVISHAJ

(ese)

Nga Përparim Hysi

Në këtë të nxehtë afrikan, më erdhi si bekim libri i HATEM DERVISHAJT, romani "Klithma  e shpirtit". Thonë që i nxehti del me të nxehtë dhe, si ta kisha një "detyrështëpie", tërë mbasitën e djeshme u mora  me të. Qe një klithmë që të këputë shpirtin dhe ta ndanë mëdysh. Qe një klithmë apo si një teshtimë e tillë,si: HATEM DERVISHAJ  jeton  prej mbi 20-vjetësh në Filadelfia dhe ai,sa u "kollë" atje,  jehona u ndje dhe këtu, në Tiranë, ku jetoj unë. Teshtimë e rëndë kjo e HATEM DREVISHAJT dhe unë,ngaqë nuk e mbaj dot mbi vete, po mundohem që ta"zbutë" disi dhimbjen e saj.
                                                          *     *    *
Hamendësoj dhe them  me vete:"Përse HATEM DERVISHAJ shkruan romane apo dhe vëllim me tregime? Hatem DERVISHAJ,me profesion është ekonomist, por malli për mëmëdhenë e gërryen dhe aq është i ngarkuar me këtë mall, sa ka shkruar tri romane dhe një vëllim me tregime. Kjo ndodh,veç tjerash,- them unë,- se  me HATEM DERVISHAJ ndodh ajo që ka shkruar HYGOI:" Ai që rron me kujtime,tërhiqet zvarrë dhe vdes nga pak për çdo ditë". Kështu ka ndodhur dhe me HATEMIN, veç dua që HYGOIT të madh t'i bëj një korigjim:"... rihet nga pak për çdo ditë".
"Klithma e shpirtit" nuk është drama e një familjeje të ndershme shqiptare. Jo. Është drama e SHQIPËRISË në postdemokraci. HATEM DEVISHAJ është intelektuali që e priti me krahëhapur demokracinë dhe,kur pa me sytë e tij, që demokracia në Shqipëri u bë pis, mori rrugët e ikjes.  Iku dhe u strehua në vendin më demokratik në botë, në Amerikë, po kurrë,për asnjë çast, nuk shpëtoi nga malli për Atdhenë. Ai nuk hyn në ata intelektualët "snobë" që shikojnë vetëm"kopshtin vetiak", por është nga ata që "sëmuret",kur sheh që punët nuk venë mirë në Shqipëri. Aq sensibël është sa lëshon klithmë.Jo klithmë dosido,por në thelb të shpirtit:që të dhembë dhe të prishë gjumin.
Tek e mbylla faqen e fundit të romanit, u futa në lloj-lloj hamendësimesh.
Më shkoi mendja,së pari, tek ajo piktura e piktorit norvegjez EDVARD  MUNCH "Klithma" që  jo më shumë se para disavjetësh në një panel ku shtiten vepra arti,u shit 120 milion dollarë. MUNCH e "lëshoi klithmën" kur pa që qielli aty nga viti 1893 u skuq flakë. Kish ndodhur një shpërthim vullkani në Indonezi dhe i alarmuar (më duket më 1895) bëri pikturën që qe si një ulërimë dhe,vlera e kësaj pikture, sa vjen e rritet.
"Klithma" e HATEM DERVISHIT është më alarmante; më e dhimbshme dhe,pse mos, më dramatike. Kjo "klithmë" nuk është metaforike apo e stisur. Përkundrazi. Është e prekshme,reale dhe sikur ka gojë e flet. Autori duke bërë personazh qenrdror ARTUR SHKËMBIN e familjen e tij, pak nga pak, si në një film me metrazh të gjatë, tregon me dhimbje një e nga një, gjithë pasojat që erdhën nga poltikanë e qeveritarë shqiptarë të pasdemokracisë,që jo vetëm vranë shpresat e bardha të shumicës që ëndërronin për demokraci, por dhe inkurajuan pandershmërinë, hajdutërinë, korrupsionin, rysheftin. Grabitjen e pronës dhe,mbi të gjitha,shkatërimin e gjithë egosistemit  shqiptar. ARTUR SHKËMBI  është intelktual i ndershëm që qendron si shkëmb në mbrojtje të së ndershmes e ligjores. Drama e ARTUR SHKËMBIT,bashkëshortes,ALMA, të birit,FATLUMIT e të tjerë personazhe që"luajnë  në këtë film" me regjisor e skenarist,HATEM  DERVISHAJ, janë veç shembuj konkretë të një diskriminimi të madh në Shqipëri në këta gati 30-vjet.Të ndershmit,ARTUR SHKËMBI,i shaktërrojnë familjen;mend i marrin skalpin dhe shpëton në fije nga mafia shtetërore.
                                                   *     *    *
HATEM   DERVISHAJ nuk shkruan me apriori. Si ekonomist,shkruan:" Po të shikosh statistikat,sektorët më jetikë, si:bujqësia,indusria e nxjerrjes dhe e përpunimit të materialeve; transporti hekurudhor dhe vlera e prodhuar e produktit shoqëror,është më e vogël se në kohën e diktaturës. Prodhimi është 4500 dollarë për frymë,ndrësa  Greqia 30 mijë dollarë për frymë. E padiskutueshme,- bërtet HATEM DERVISHAJ,- që duhet të ishim vendi më i begatë në Ballkan, por  me një cinizëm  të paparë, jemi të fundit,se ekonomia u orientua drejt hiçit. Është veprim kriminal mohimi i pronës në ekonominë e tregut. Është fatalitet zhdukja e mbi një milon hektarë pyjesh. Është vepër penale,e qëlllimshme:shkatërrimi i sistemit vaditës dhe kullues në bujqësi. Ja,kjo është fytyra e vërtetë e maskarenjëve."
E bëra me shkronja korsive këtë paragraf  të  romanit për të treguar një nga shkaqet që "klith" autori.
Tek i kthehem dhe i rikthehem kësaj"klithme që të këputë shpritin",nuk kam si mos kthehem prapa në kohë. METERNIK,ministër i policisë në perandorinë Austro-Hungarisë,ka thënë dikur:" Kur merr të ftohur Franca, teshtin tërë Evropa". U kapa pas kësaj thënieje dhe them":"Klithti HATEM DERVISHAJ në FILADELFIA të AMERIKËS, dhe duhet të teshtijnë të gjithë ata,që shkatërruan këtë vend: jo vetëm ekonomikisht,por dhe moralisht. Sa familje me"ARTUR SHKËMB e Co... janë shkatërruar; sa maskarenj me para kanë zënë majat e pushtetit; sa prej tyre,po me para e drogë, janë deputetë. Sa gjykatës,prokurorë,avokatër e noterë janë zhyer deri në grykë përmjet drogës,prostitucionit dhe të padrejtësive. Sa fakirfukarenj e të ndershëm bredhin gjyqeve vetëm që t'u njihet prona e mohuar.
Ja për të gjitha këto "klith shpirtërisht" HATEM DERVISHAJ dhe unë nuk kam se si mos i bëj jehonë. Ai me veprën e  e vetë promovon dhe apelon për dritën e përparimin që shpreson të vijë. Kështu shpreson. Mos vallë HATEM DERVISHAJ duhet t'i them ato vargjet e NAIM FRASHËRIT"... ditët e  mira/paskëtaj vijnë".
Tiranë,9 gusht 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora