E shtune, 09.11.2024, 03:32 PM (GMT)

Kulturë

Fatmir Halimi: Jeta si shkrim estetik, e shkrimi si fiksion

E diele, 11.08.2019, 04:40 PM


JETA SI SHKRIM ESTETIK, E SHKRIMI SI FIKSION

(Kushtuar simbolit tone kombëtar, Adem Demaçit në njëvjetorin e shuarjes së jetës së tij.)

-Me këtë rast, më 2 gusht 2019, në Besianë të Llapit organizohet një Akademi përkujtimore.

Nga Mr. Sc Fatmir Halimi

Jeta sishkrim estetik

Kur them se jeta e Adem demaçit është shkrim estetik kam parasysh se, menjeherë pas daljes së tij prej burgu, më 1990 u shkruan disa libra biografik për të, dy prej tyre nga autorë të huaj si nga slloveni Matiazh Hanzhek“28 vjet as i gjallë as i vdekur”, nga boshnjaku Farudin Radonçiq “ Dhjetë mijë net robëri” dhe së fundi nga publicisti ynë Shkëlzen Gashi “Një shekulli i Kosovës nëpër një jetë”.

Jeta e tij prodhoi shumë tekste poezish, këngësh, tregime e rrëfime nga më të ndryshmet.  Përveç kësaj, shkrimit estetik  për Demaçin u shtohen edhe shumë debate emisione e dokumentarë televiziv si këtu ashtu edhe në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Me Adem Demaçin u zhvilluan mijëra intervista nga gazetarët e gazetave shqiptare, ballkanike, evropiane, por edhe  të Amerikës së largët. Krejt kjo ndodh pas lirimit të tij nga burgu , pra prej vitit 1990 e këndej. Të gjitha këto së bashku e trajtojnë figurën dhe personalitetin e tij nga aspakte të ndryshme,  duke i dhanë edhe epitetet nga më të ndryshmet si:

Adem Demaçi - Symbol i rezistencës sonë kombëtare.

Adem Demaçi -  Symbol për luftë dhe çlirim të vendit nga  pushtuesi serb.

Adem Demaçi - Symbol i qëndresës sonë nën robëri.

Nelson Mandela i shqiptarëve.

Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi - Legjendë i gjallë i kombit shqiptar, e shumë e shumë të tjera.

Prandaj të gjitha këto bashkë krijuan figurën monumentale të quajtur “Adem Demaçi”. Kur them termin “monumentale” kam parasysh të gjitha aspektet si politike, historike, sociale, artistike e estetike të shoqërisë që lidhen rreth këtij personaliteti. Kurse sot këtë figurë, këtë symbol të shqiptarëve disa autoritetepolitike e historike, si dhe gazetarë e publicistë e krahasojnë me personalitetet tona politike të shekullit që lamë pas dhe të kohes sonë.  Por, Adem Demaçi është i pakrahasueshëm, i papërsëritshëm, është vetë njëshi brenda monumentaliteti të tij. E them këtë, sepse çdo personalitet partiak e politik është i mandatshëm, i pagueshëm dhe i përsëritshëm.

Prandaj, Adem Demaçi i kalon kufijtë e një symboli vetëm kombëtar, ai është personalitet dhe figurë globale, që bashkë me dy personalitetet e kohës së tij Nelson Mandela dhe Vasllav Havel mbyllen historinë e përpjekjeve të popujve për liri e çlirim kombëtar të shekullit XX.

Shkrimi si fiksion

Derisa të tjerët krijuan shkrimin estetik për Adem Demaçin, ai vetë do t’i kthehet dashurisë së parë, veprimtarisë së tij të parë, pra krijimit te shkrimit. Ai do të kthehet prapa, aty ku para 45 viteve kishte shkruar veprën e parë, pra romanin e parë“Gjarpinjt e gjakut”. Kjo vepër u bë lajmotiv për shqiptarët në ish –Jugosllavi, u bë frymëzim për çlirim kombëtar. Kurse për shkrimtarin ajo u bë njefarë shkaku dhe motivi për burgosjen e tij, e vepra u ndalua nga pushtuesi.Tash gjatë viteve të nëntëdhjeta, ky njeri i rezistencës sonë kombëtare, ky njeri që historia jonë e vonëështë e lidhur ngusht me emrin e tij, i kthehet shkrimit, por jo shkrimit  për të rrëfyer  jetën e tij, për të rrëfyer vuajtjet e tij 28 vjeçare nëpër burgjet  jugosllave, por shkrimit si fiksion, shkrimit si vlerë artistike e letrare, e sidomos romanit. Demaçi nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot ka botuar këto romane:

Libër për Vet Mohimin

Heli e Mimoza

Nëna shegë e pesë gocat

Shkrumbnajë e dashuri

Dashuria kuantike e Filanit dhe

Alb Prometeu.

Ai shkroi edhe  disa vepra të tjera me tregime dhe poezi.

Veprat e shkruara gjatë viteve të nëntëdhjeta trajtojnë ide dhe motive të ndryshme për çlirimin e vendit nga pushtuesi, kurse veprat e shkruara pas luftës së fundit si temë qëndrore kanë vetë luftën. Tema e luftes gjërësisht trajtohet te romani Nëna shegë e pesë gocat, me po këtë motiv është edhe vepra Alb Prometeu. Ndersa romani më i arrirë estetiksisht dhe me vlera të larta artistke , ku autori shfaq një vetëdije të lartë krijuese e stil të veançtë të shkrimit të rrëfimitështë romaniDashuria kuantike e Filanit. Kjo është vepra ku askund më mirë dhe më me detaje nuk është paraqit historia  jonë pesëdhjetëvjeçare e shekullit që lamë pas. Romani në lexim të parë duket autobiografik, por ai është fiksion.

Së fundi, duke mos u thelluar në analizë dhe interpretim të formës, metodave dhe kategorive stilistike, të cilat i ka përdor autori në krijimin e romaneve të tij, por vetëm me këtë paraqitje empirike, mund të them se romani Dashuria kuantike e Filanit është një prej veprave më të mira të autorit, por edhe të letërsisë sonë përgjithësisht.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora