Kulturë
Albert Zholi: Beshir Roka - Në errësirë rrëzohen shpirtra
E enjte, 08.08.2019, 06:02 PM
“Në errësirë rrëzohen shpirtra” libri që me peozi kritikon problemet e mëdha sociale
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist
Libri
i fundit me poezi “Në errësirë rrëzohen shpirtra” i autorit Beshir Roka, sjell
në poezinë shqipe një frymë të re, frymën e kritikës së fenomeneve negative në
përditshmërinë e jetës shqiptare mes vargjesh. Të bësh kritikë dhe opozitën në
vargje është një nismë sa e vështirë, po aq e bukur, sa e guximshme po aq dhe
delikate. Sot është mëse normale që në opinione, vëzhgime, refleksione, analiza
të nxjerrësh në pah problemet e shumta sociale, politike, ekonomike, arsimore
por edhe veset e shoqërisë në gjithë diapazonin e saj, por ta sjellësh këtë
problematikë nëpërmjet vargjeve poetike është shumë e vështirë. Për ta
realizuar qëllimin nëpërmjet vargut, kërkohet kulturë e gjerë, përgjegjësi
intelektuale, njohuri mbi shumë aspekte jetësore, por dhe njohuri dhe dije të
gjera mbi poezinë. Janë të rrallë poetët sot që mund të realizojnë këtë detyrë
apo nismë, pasi vargu poetik më shumë përcillet, thellohet, pranohet në
harmonizime jetësore të gëzueshme, relaksuese, gëzimesh dhe hidhërimesh dhe
rrallëherë kritikash me nivel që sëmbojnë problematikën që na shqetëson në
përditshmëri.Ndaj, duke lexuar këtë libër them me vërtetësi, se autori me
përgjegjshmëri dhe me kurajë ka arritur të sjellë kritikën nëpërmjet poezisë.
Fenomenet e jetës shqiptare sot si servilizmi, nënshtrimi, hipokrizia,
djallëzia, arroganca, tradhtia, nënvleftësimi, injoranca, padituria,
nënvleftësimi dijes, etja për para, etja për pushtet, mashtrimi, harbutëria,
shitja e interesave të atdheut për interesa meskine, postet e padrejta, stimujt
e pamerituar, korrupsioni, varfëria janë tematika e këtij libri. Sikur të jetë
një gazetar investigativ, por edhe si një shkrimtar realist, autori nëpërmjet
vargjeve ka sjellë të plota, të qarta, reale, pa ngjyrime, pa teprime, me
sensin e masës të gjitha këto problematika që ja kanë zënë frymën atdheut. Ai
ndihet i shqetësuar, pasi duke qenë ushtarak, është betuar për flamur dhe
Atdhe, si gjërat më të shenjta në jetë. Jo më kot ai i cilëson Skënderbegasit
njerëzit më patriot, më vital, korrektë, pasi Atdheu dhe flamuri për ta është
vetë jeta, piedestali më i lartë jetësor, është Altari i pavdekësisë së
përjetshme. Me një ndjeshmëri të sinqertë, autori në poezi herë tregon të
vërtetën, herë përcjell mesazhin, herë dialogon me veten, herë çuditet nga doli
kjo “farë e së keqes shqiptare” që vjedh, shet, fyen, duke e katandisur atdheun
për turpin e botës. Kjo klasë politike, këta politikanë të papërgjegjshëm, kjo
drejtësi e korruptuar kanë bërë që Shqipëria dhe pse me një histori të madhe
dhe pse me një të kaluar të ndritur të katandisët si “delja e zezë e Evropës”.
Nga sa sheh dhe prek, autori ndjen një sëmbim në zemër, një sëmbim shqiptari të
vërtetë, një sëmbim labi, një përgjegjësi ushtaraku dhe lotët e dhimbjes i tret
nën sy. Poezia e Beshirit është e pastër,
5 pa hipokrizi, është poezi plot ndjenjë, plot metafora, figura letrare,
paralelizma dhe mesazhe jetësore. Ai ndihet krenar kur në Venecia shikon një
rrugë që i kujton Ilirët, paraardhësit, ndihet krenar në shumë vende kur
tregohet për personalitetet shqiptare të artit, pasi tregon tek miqtë e huaj se
këta jemi në të vërtetë, paçka se disa saharosh po e shkarravisin trungun e
mermertë të Ilirisë-Arbërisë-Shqipërisë! Autori në vargje, ndjen dhimbje,
psherëtin, pasi Atdheut të tij nuk i takon kjo situatë. Vargu i tij i lëmuar,
lakonik, kurajoz, i balancuar, i peshuar, rëndon dhe qartëson. Qartëson atë që
jemi një komb me virtyte, një komb me histori por, që papritur, në lëndinën e
bukur shqiptare vegjetojnë disa pseudo-intelektualë që e shohin atdheun vetëm
si lopë për ta mjelur. Autori si një bir i vërtetë Shqipërie, vargëzon me
dëshirën e madhe që ta shoh Shqipërinë ashtu si e ka njohur historia, si e
ideoi Skënderbeu, si e realizoi Ismail Qemali dhe si e skalitën në zemrat tona
Rilindësit. Me vargje të tilla, njeriu dhe lexuesi beson dhe lutet që,
Shqipëria një ditë të bëhet ashtu, Zonjë, si e ka bekuar Zoti!