Kulturë
Zymer Mehani: Si duhet të jetë një poet?
E marte, 30.07.2019, 07:18 PM
SI DUHET TË JETË NJË POET?
Nga
Zymer Mehani
Poeti
i vërtetë s’duhet të jetë mburravec, as të njohë mburrje. Atë duhet ta
karakterizojë altruizmi, humaniteti dhe thjeshtësia. Me çdo veprim, me çdo
varg, me çdo përmbledhje poetike; në çdo takim, orë letrare a manifestim
kulturor ai duhet të reflektojë kulturalitet, dashuri, respekt, admirim,
sjellje njerëzore për të tjerët.
Një
poet i mirëfilltë nuk guxon të ketë mëri, urrejtje as xhelozi ndaj të tjerëve.
Në vend të veseve, ai duhet të ketë veç virtyte, siç janë dhembsuria,
dëlirësia, mirëkuptimi dhe solidarësia, që duhet t’i shfaq ndaj të tjerëve.
Një
person që është i ngutshëm, i vrullshëm në veprime, tekanjoz, hileqar, idhnak,
lakmitar, hipokrit etj.etj., mund të jetë kushdo e gjithçka, por vetëm poet
s’është.
Një
poet i mirëfilltë nuk guxon të lajthitet, të joshet, as mashtrohet nga
“dekorata, mirënjohje e çmime”, sepse këto gjëra vetëm se e ulin personalitetin
e tij prej poeti të denjë.
Ruana
Zot! Një poet s’guxon as të mendojë, e lëre më të blejë ndonjë çmim, trofe a
mirënjohje, apo të vjedhë shtetin e tij në emër të KULTURËS, sepse kjo do ta
dergojë sigurt drejt dështimit të karrierës së tij si njeri dhe si poet.
Mos
të harrojmë se një poet i denjë vlen sa një hero. tek e fundit heronjtë dhe
poetët janë NJË.