Kulturë
Sevdail Hyseni: As-As-ët e Hem-Hem-ët
E shtune, 27.07.2019, 09:11 AM
Satirike
AS-AS-ët
e HEM-HEM-ët
Në
këtë kohë të çmendur, nuk di si të them?
Na
u mbush Lugina, As-As dhe Hem-Hem!
As-As-ët
nuk n’grahen, as n’grehen pa fund,
Besa
dhe Hem–Hem-ët, nuk lidhen askund!
N’Bujanoc
të parët, kur ishin në pushtet,
Desh
sa nuk e zhvatën dhe bythën e vet!
Po
tani si duken këta As-ët e ngratë,
Sikur
Qyqe bregu, malit t’u kukatë!
Mallkojnë
të shfrenuar, për fatin e zi,
Duke
sharë e shpifur, ndjellin lemeri!
S’pajtohen
kështu, të ndarë pikë e pesë,
Po
dhe e nesërmja, s’i ushqen me shpresë!
Në
batak të zhytur, përpëliten me zor,
Nuk
mund t’i tërheq, “Saba” me traktor!
Ashtu
dhe n’Preshevë, Hem-ët n’pushtet,
Me
gjitha të mirat, nuk ndihen të qetë!
Me
mendje të krisur, sulen si të çmendur,
I
bren nga thellësia, një marrëzi e vjetër!
Meqë
koha ndërron, siç ndryshon një modë,
As-ët
edhe Hem-Hem-ët, dehen bëhen rrotë!
Kur
shohin rrezikun, sillen urtë e butë…
Nga
loja djallëzore:”Tërhiq e mos këput!”
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga
interneti)