Kulturë
Tahir Bezhani: Mesazhi filozofik në romanin e Muharrem Kurtit
E hene, 22.07.2019, 08:00 PM
MESAZHI FILOZOFIK NË ROMANIN E MUHARREM KURTIT,
”JETA
E RRËNOJAVE”.
Nga
Tahir Bezhani
Krijuesi
nga Gjakova,z. Muharrem Kurti,tani është një emër i theksuar në letrat
shqipe, një poe i spikatur dhe romansier
i dalluar me temat e përditshmërisë sonë, të kohës dje e sot, si në prozë ashtu edhe në poezi. Ky autor, kohë të
gjatë bartë në vete historinë e dhimshme të popullit që i përket, vuajtet e
mësuara e të përjetuara që në moshë të re, të cilat, tani janë shndërruar në
art të mirëfillt, si reflesion dhe filozofi letrare, ku lexuesi e gjenë vetën e
tij brenda këtsaj filozofije shoqërore.Në të vërtetë, ka ca gjëra që krijuesin
Muharrem Kurti e bëjnë si të veçant nga emra tjerë, sepse ka një stil krijuesi
ndyshe nga të tjerë, një diapazon të
njohurive të përgjithshme letrare,njeh mirë psikologjinë e popullit dhe
traditat, ka një shpirt të ndjeshëm prej artisti e krijuesi, ku reflesionet e
filozoifisë përsonale, shpërthejnë fuqishëm
dhe gama e tyre frymëzuese është
depërtuese, universale, optimiste në kapërcimin e barierave jetësore. E gjithë kjo
filozofi krijuese ka shtrirje në tema të nduar-duarta, atraktive dhe
përmbajtësore,ku lexuesi,padyshim se e kerkon krijimin e këtij poeti e
prozatori të mirëfilltë.
Tani,
me përvojen e gjatë krijuese e jetësore, si profesor dhe njohës i mirë i
letërsisë shqipe, z.Kurti njihet nga lexuesit me temat e tij bashkohore e tërheqëse për gjitha moshat.
Temat që e dominojnë krijimtarinë e këtij krijuesi janë; dhimbja, dashuria,
motivet sociale, marrëdhënjet ndërnjerëzore të kolektivitetit, por ka edhe tema
të nxehta të politikës së shtrembëruar. Në këtë kuptim mban qëndrimin e një
opozitari të rrespektuar.Nga gjitha këto, çdo herë, na e rrëfenë kohezionin e
largpamësisë si udhërrëm për dalje nga situatat e ngërqruara, të zbehura.....
Këto
që u thanë më sipër, mund t’i lexojmë në romanin e tij më të rij,”Jeta e rrënojave”,botuar
në maj të këtij viti. Që në fillim të hapjës së librit për lexim, ndeshemi me
temën përvluese të luftës,e cila mbolli dhimbjen në palcë,varfërinë,duke shkretëruar çdo gjë
në tokën e durimeve historike. Në pëlcitjen e gjithë atyre dhimbjeve e përjetimeve,
z.Kurti, me fantazinë dhe filozofinë krijuese, na jep tabllo jete e shprese
edhe kur je në fund të durimit ekzistues.
Në
shtjellimin e ngjarjës në rroman,
z.Kurti, përmes dy protagonistëve kryesorë, shtjellon tërë ngjarjen,duke
ua ngarkuar tërsinë e peshës, situaten në dy kahje: në një anë qëndron Rean
Urti,i mbijetuari i tërmetit dhe i fatkeqsisë familjare e njerëzore; ndërsa nga ana tjetër, na sjellë
Svetllana Vukmiroviqin, përsonalitetin e
ngjarjeve negative, e cila gjatë luftës në Kosovë,ka vrarë e djeg,ka bënë
gjitha të kqiat që mundshme,si një oficere e lartë e ushtrisë okupatore serbe.
Ajo,ka vrarë edhe familjen e Rean Urtit,vëllan Ilirin,motrën etj. Por ma në
fund,mbetët fillikat e vetmuar,nga se edhe asaj i vritën të gjithë në luftë,e
gjithë familja e farefisi i Svetllanës.
Në
këtë situatë të krijuar, z. Kurti, me imagjinaten e tij, krijon baraspeshën
e luftës, si dukuri, si hegjemonizëm shtetërorë i
trashigimisë serbe, nuk sjellë asnjë të mirë as për vet popullin Serb, pos skamjës,
varfërisë e shumë të kqijave tjera. Në
fakt autori në libër situaten pas shkatrrimeve nga lufta e quan simbolikisht
tërmet, sepse në këtë mënyrë identifikon vet ashpërsinë luftarake të Sërbisë
ndaj shqiptarëve, një populli pa
armatin,numërikisht më i vogël. Por, ven në spikamë, qëndresen historike
luftarake, si provë nërpër shekuj në
mbrojtje të tokave të veta.
Në
ato momente të jetës në rrënoja të protagonistit në liber,Rean Urti,në një
mbrëmje të ftoftë,me borë e acar,në shtëpi gjysëm gërmadhë,troket në derë
përsoni i panjhur, duke kërkuar shpëtim. Është Svetllana,e mbetur nën mëshirën
e stuhisë së acartë dhe egërsirave të malit, kur kërkoi ndihmë tek Rean Urti.
Ai pa hezitim,e pranon brenda,e ushqen,e ndihmon në ato kushte që vet, duke mos e ironizuar
për asnjë çast kombësinë dhe bëmat e saj.
Gjatë
ditëve në vijim,ajo ia rrëfen luften e dirigjuar nga një sistem i egër ndaj
popullit shqiptarë, me synime për ta zhbë nga faqja e dheut. Të gjitha, të
gjitha ia tregon, pos rastin se si ia kishte vrarë vëllanë e ç’njerzuar motrën
me paramilitarë serb ,nuk ia kishte
tregaur. Me gjestet humane e tepë njerëzore, Rean Urti, nuk donte të dëgjonte
asgjë nga lufta, për ta lënë si të kaluar dhe për të mbijetuar në ato rrethana
gërmadhore që ua kishte sjellë lufta teper e pa pastër e kreut të Sërbisë.
Duke
parë çdo ditë,duke komunikuar mes veti në një shtëpi gjysmë të rrenuar,mes tyre
ndizen xixat e dashurisë,ndizen epshet e arsyeshme në mes dy gjinive të
kundërta. Rean Urti nuk i lutet për dashuri,por as nuk e kundërshtonte bukurinë
e një sllavje që çmend në shtrat,e që rrezon pamja e saj. Kështu një
natë,Svetllana,humb durimin dhe i futet në krevat Rean Urtit, ku pastaj lindë
një dashuri . Reani imagjinonte ish bashkëshortën e tij, Dinorën e bukur,me të
cilën kishte krijuar familjeën,ndërtuar jetën, por çdo gjë ia rrënoi lufta...
Svetllana
për çdo ditë duke e parë se Reani shte i sinqert,i bukur,i edukuar,me gjitha
karakteristikat njerëzore,veten e ndiente shumë keq nga brenda,dhe në heshtje
namte veten me fjalët:” Zot më fal,edhe pse nuk e meritoj! Kam vrarë shqiptarë
të pafajshëm madje edhe fëmijë! Sikur po u vjen era gjak duarve të mija!....”
Autori i librit “Jeta e Rrënojave”,z. Muharrem Kurti,me një dije prej prozatori
të spikatur,me pak fjalë na jep shumë kuptime në aspektin diverziv te të menduarit
për luftën,inspiruesit e fajtorët e saj
dhe krimet e kryera. Ndërsa Reani,reagon ndryshe,jo duke folur me veten,por
haptazi: “të gëzojmë dashurinë tonë të sapolindur me kaq bukuri! Ta lëmë
hasmërinë prapa,edhe krimet,sado na dhëmbin,se plagët nuk ndreqin gjë.”Me dy
këtyre opsioneve,mes nemës së vetvetës dhe dëshirës për ndërtimin e së resë
(kur ka mundësi), reflektohen dy botë të ndryshme: ate që kryesi duhet të
pendohet për bëmat e veta kriminale, ndërsa viktima, të jetë humane dhe të falë
faje, për një jetë të re mes botës së qytetërua.
Autori
Muharrem Kurti,me motivin e shtjelluar
në këtë vepër,na del jo vetëm se një mjeshtër i prozës, por lozë rrolin e
prezentimit të humanizmit nga një popull viktë,një humanizëm i lindur në palcën
e kombit të tij. Këtë virtyt e gëdhend nga faqja njerëzore, jo nga frika, siç
mund të paramendojë dikush. Shumë shkrimtarë me renome kanë trajtuar këso
temash në botë e Evropë, bile edhe Nobelista, si Imre Kertes etj. Do merrja
guximin të them se këto ide, mund të jenë edhe si një platformë maredhënjesh
mes njerzëve e shteteve.
Dy
çenje njerëzore, në rrethana të papritura, iu dorzuan dashurisë dhe fatit në
jetën e rrenojave, si befasi dhe detyrim jete...Pas një kohe dashuri e thelluar
mes dy fateve njerëzore, si produkt jep lindjen e një fëmije. Të dy të
dashuruarit kanë mirëkuptim edhe për emërimin e fëmijës. Pas shumë kohe, një ekspeditë e Kryqit të Kuq
ndërkombëtarë, përmes helikoipterit, heton jetesën e vetme në atë rreth, të dy përsonave
me kombësi të ndryshme. Befasohen së tepërmi për mënyren se si ia kanë dalë me
jetën,befasohen ma tepër për dashurinë mes tyre kur dihet se gjitha ato
gërmadha ishin shkaktuar nga barbaria serbe. Përsoneli i Kryqit të Kuq ,e merr anash dhe pyet Svetllanen se “a mos
ishte e grabit dhe shantazhuar nga ky
përson”,por ajo regaon ashpër e kategorikisht se “e don shume,si jetën e
vet!...” Me të parë se ishte ofruar koha e lindjës së fëmijës,e marin
Svetllanen me helikopter dhe e dërgojnë në veri të Mitrovicës për lindje. Pas
lindjës, Reani tenton ta vizitojë ,por nuk e lënë ndërkomëtarët. Duke trajtuar
atë pjesë të Kosovës si “zonë neutral” edhe me shërbime spitalore serbe,asesi
nuk e lejojnë Reanin ta vizitojë bashkëshorten Svetlla Vukmiroviqin dhe birin e
sapolindur. Arsyetimi i përsonelit spitalor-serb ishte se nuk kanë kunorizim
dhe se për fëijën duhet të konstatohet atësia përmes ADN-së.....
Pse kërkohet ADN-ja e
atësisë?......
Tema
e trajtuara dhe stili bashkohorë me modernitetin prozaik të z.Kurti, na bëjnë
të shkojmë më tej në filozofinë e këtij apsurditeti. Pra,duke e njohur prozën
dhe poezinë e këtij autori,mendoj se
ADEN-ja nuk paraqet thjeshtë identifikimin e një atësie ,por ma thellë se kaq,
identitetin e regjionit të Mitrovicës veriore për të cilën,populli Serb,qe
njëzet vite, imagjinon përherë konflikte ,krime kërcnime, shantazhime e
pasiguri. E gjitha këjo si shtrojerë për bisedime,për përfitime të tokave të
huaja......
Krejt
në fund, romani i z. Kurti”Jeta e Rrënojave”,na vjen si një sihariq i kohës,
për ta njohur një periudhë të mbushur sakrifica për një jetë të lirë,pa
hasmëri. Pos kësaj,z.Kurti paraqet një humanizëm si kapital i kombit të tij,i
cili nuk është agresorë,hakmarrës,uzurpues i tokave të huaja,nuk ka prirje
kriminale luftarake ndaj askujt. Mirëfilli tregon humanizmin e gadishmërinë si
për luftë mbrojtje,si për paqë të ndershme mes njerëzve,njerëzorës.
Kjo
vepër është një pasuri për gjeneratat,pasuri për bibliotekat shkollore e
universitare.