Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja
E premte, 19.07.2019, 09:06 PM
Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja
“Anarkia
është më e keqe se sa tirania” (Nga:
Leksikoni i analizave filozofike)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Gëzimi
i lirisë ishte një eufori e arsyeshme e bazuar në vuajtjet shekullore të
kombit. Asnjëherë lufta për liri nuk pushoi, ani pse kombi u tkurr në përmasa
drastike në të gjitha anët gjeografikë të tij. Armiku ishte i egër dhe barabar
duke përdorur të gjitha format e mundshme të terrorit fizik e psikik mbi
popullatën shqiptare. Secili armik e kishte të parën “Përçaj e sundo” përmes
propagandës në format më perfide të mundshme për ta gjunjëzua dhe çrrënjosur
qenien shqiptare në trevat etnike ku ata jetojnë si populli më i lashtë i
Gadishullit Ilirik. Propaganda më e
fuqishme në dobi të armikut bazohej në ndalimin e mësimit dhe edukimit shqip
duke filluar shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke vazhduar në pushtetet
pushtuese greke e serbe në Çamëri,
Kosovë, Iliridë, Tivar, Sanxhak, Preshevë etj.
Në
lojën e tyre të ndytë pushtuesit ditën ta shfrytëzojnë religjionet në kryerje
shërbimi ndaj tyre për ta shkatërruar qenien shqiptare. Pushtimi turk lejonte
mejtepe për mësim fetare në gjuhën arabe e turke edhe pse asnjë vijues nuk e
dinte turqishten e as arabishten. Mësuesi (hoxha) i kishte duart e lira të
vepronte me egërsi e brutalitet çfarë vetëm ai dinte. Në Çamëri e pjesët tjera të viseve shqiptare
të pushtuara nga Greqia, kisha ortodokse greke mbillte farën e urrejtjes deri
në gjenocid ndaj gjuhës dhe kombit shqiptar. Kjo hasmëri ishte e shprehur
sidomos tek ata klerik shqiptar që kërkonin
mësimin dhe predikimi në gjuhën shqipe, kërkonin dhe hartonin abetare në
gjuhën shqipe. Shumica e tyre e pësuan keq duke i mbytur në format më brutale.
E ditur kjo, nga historia e terrorizimit të mësuesve e intelektualëve nga secili që ka ndjenja
kombëtare dhe ka mësuar nga Rilindësit tanë të mëdhenj.
Kleri e dogma
Si duket klerizmi dhe klerikët ndërrojnë pushtet por jo edhe zanatin e tyre. Kjo u pa e po shihet, mjerisht, edhe në ditët tona. Në të gjitha viset shqiptare pas thyerjeve të mëdha sistemesh u bë garë si asnjëherë për ndërtimin e objekteve të kultit në shtrirjen e dogmës bashkë me frikësimin e njerëzve edhe atje ku asnjëherë nuk kishin arritur shekujve. Derisa në Shqipëri gara bazohej në sloganin e “ndalimit komunist të fesë”, në Kosovën pa pushtet, vrapuan dhjetëra rryma sektesh fetare të gatshme për ndërtimin e objekteve të kultit rrymash nga më ekstremet në emër të lirisë së re nga pushtuesi serb. Këto agjentura i kishin të përgatitur klerikët që t’i instalojnë aty ku duhet për ta vrarë shpirtin e njeriut të thjeshtë shqiptar të vuajtur. Tani i duhej edhe frika nga zoti, e gjithë kjo në shërbim të shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse, turke dhe agjenturave sektare të drejtuara nga ISS me frymëzimet e krye katilit i quajtur Egërsira e Shekullit. Aty erdhën pa kontrolle e drojë: Tërnavtë, Ramiqtë, Krasniqtë, Daqiqtë e Vuqiqtë me kryebabain e tyre Vaso Çibrilloviqin. Këto surrate surigane nuk lanë rrugë pa përdorur së vepruari kundër shqiptarëve që tani ishin liruar nga robëria të mbështetur nga bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e sapo dalë nga lufta e kapur nga klanet e caktuara në emër të meritokracisë nuk kishin dije e as përvojë në përballje me rrymat e financuara nga shërbimet sekrete të huaja dhe dredhive të ndërkombëtarëve si përgjegjës të parë në sigurinë e vendit të shkatërruar. Nga këto agjentura të majme me të holla u hapen kurse të shumta fetare shpesh nën mësimin e mësimit të gjuhëve të huaja. Klerikët organizojnë mësime fetare e “aktivitet kulturore” me fëmijë të mitur, vajza të mitura, të varfra e jetime, nga pasojat e luftës duke i paguar për vënieje ferexhe të cilën e kishte hedhur gjyshja ime para një shekulli. Shumë nga ato u keqpërdorën dhe asnjë dënim për ta. Këto shërbime nën maskën e fesë dhe fuqisë së dollarit bënë miq të shumtë nga radhët e “komandantëve” e “gjeneralëve” me të cilët bashkëvepruan në ndërtimin e xhamive dhe vendosjen e “mësuesve” me qëllim lulëzimin e rrymave ekstremiste fetare në të gjitha viset e vendit. Ndërtuan rreth 800 xhamia me burime financiare nga rrymat sektare fashiste islamike.
Frytet
Ideologjia
dogmatike fashiste islame e kultivuar
brenda këtyre rretheve dhe objekteve kulti filloi të jep fytet e para.
-
Për ta ruajtur pushtetin grupet klanore partiake lidhin koalicion me grupin
ekstremist fetar i cili bëhet edhe pjesë e qeverisë.
-
Ky grup fyen çdo gjë kombëtare, fyen Shën Terezen, fyen Krye heroin
Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun,
fyen çdo shqiptar kudo që ndodhet mu në
parlamentin e Kosovës. Nën maskën e
imuniteti të deputeti këta
suriganë kurrë nuk patën punë me prokurorë shtetit.
-Nga
Kosova në Siri bëhen pjesë e ISS qindra
të rinj nga të gjitha viset shqiptare, vetëm nga Drenica diku 50 ISS
të armatosur në Siri, kur dihet se ky rajon ishte i varfër por jo në shërbim të
sekteve e shërbimeve të huaja armiqësore.
-Mësueses
(hoxhonicë) me burkë i dorëzohen fëmijët nga prindërit e pa përgjegjshëm e të
mashtruar. Çfarë prindërish janë ata!!
Në Turqi në shkollat publike nuk lejohet asnjë rit fetar as veshje
religjioze, as shamia. Kam vizituar me grupin e mësuesve austriak disa shkolla
në Stamboll e rrethinë. Lexojeni çka thotë Ataturku për shkollën, fenë dhe
kombin.
Shihet:
Sot
në Kosovë paguhen me mijëra klerikë për shërbimet e tyre antikombëtare për të
cilët nuk dihet origjina e shkollës së kryer dhe nuk kërkohet asnjë kriter i
njohurive të tyre mbi historinë dhe gjuhën shqipe. Shumica e tyre nuk dinë të
shkruajnë e flasin shqip.
Në
shërbim të tyre disa pseudo intelektual,
mësues, avokat, mjek të cilët shkojnë me ibrik abdesi në punë publike i paguar
nga djersa e qytetarit.
(
Në radhë për pagim tatimi për shtëpi pritej, dëgjojmë: Tani vjen vëllezër, ka
shkuar ta falë drekën. Dhe ne heshtëm, ku të ankohesh!!! E tmerrshme! Ose,
specialisti me mustaqe (bile edhe drejtor), shkon të falet kur plaka 80 vjeçare
pret tri orë para dere, e tani duhet të pres derisa të falet “specialist” në
kohën e paguar nga shteti....) Këto sekuenca janë personale të autorit për një
kohë të shkurtër në pushime ). Kush do të jeton në vendin ku askush nuk jep
llogari askujt! A ka perspektivë ai vend!!
Shërbimet
sekrete nuk flenë, as langonjtë e tyre. Ata mbjellin farën e urrejtjes ndaj
vlerave të figurave madhore kombëtare. Dhe, nuk është e rastësishme as shembja
e statujave dhe lapidarëve të heroi Idriz Seferi në Malet e Zeza, patriotit Zejnullah Halili në Kokaj, shkrimtarit dhe
heroit Shtjefën Gjeqovit në Zllakuqan, aty ku festohet 120 vjetori i shkollës
shqipe... Nuk është e rastësishme as
njollosja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto veprime
ushqehen nga mosveprimi i ligjit në Kosovë ku asgjë nuk është e mbrojtur, as
vet figurat që janë simbol i identitet tonë kombëtar në botë, as vet jeta jonë.
“Anarkia ekziston
atëherë kur nuk ka parlament, legjislativ apo ligje. Është më e keqe se sa
tirania” (Nga: Leksikoni i analizave filozofike)