Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Lamtumirë Profesor Skënder Gashi
E diele, 07.07.2019, 03:35 PM
LAMTUMIRË PROFESOR SKËNDER GASHI!
Nga
Hazir MEHEMTI, Vjenë
Shpesh
nuk gjendën fjalë, as sot këtu në Vjenën e profesorit të respektuar Skënder
Gashi. Dhe, para të vjen rruga e
përpjekjeve tona drejtë lirisë e cila nuk arrihet pa dije, mësim e trimëri, Aty
edhe Profesor Skënder Gashi. Aty Jokli, Çabej, Mosi, Poradeci, Pekmezi, Basho,
Korça, aty Djalëria, Vëllazënja, Albania... Dardania...
Rruga
nuk ishte e lehtë, auditorët e shkencës vareshin në peshën e madhe të detyrimit kombëtar drejtë lirisë me pendë e
miqësi. Ai këto i bëri realitet.
Në
Vjenën e shkencës, kulturës aty ku e priste porosia e Madhe e mësimit shqip në
Katedrën e rrallë në kontinent, e priste porosia e vëllait për nesër, e Dr.
Gjergj Pekmezit që nga pranvera e tretë e shekullit që lëmë, përplot 35
pranvera të fjalës shqipe. Dr. Pekmezi shkoi papritmas, shkoi tani edhe Prof.
Skënder Gashi papritmas, por fjala dhe mësimi shqip mbesin porosi moteve.
Mendjen
e zërin e respektuar e thërret Atdheu, e
thërret liria. Atdheut i duhen miq, të
ri e të vjetër, i duhet dora e Vjenës ashtu si dikur!
Profesori
kishte bërë miq për Kosovën.
Shumë.
Emri
i tij ishte bërë synonim i shqiptarit intelektual në Vjenë dhe më larg. Prof.
Skënder Gashi
E
njihni Prof.Gashin? Ishte pyetja e parë e kontaktit shqiptar me Vjenën.
Po,
e njohim, e njihnim veprën e tij.
Ishte
kjo gjithherë sapo takoje
intelektual vendor dhe rrethet e tyre. Kjo të bënte gjithmonë krenar dhe
shpresa rilindte.
Po,
kush nuk e njeh profesorin! Thoshin shumë nga ata dhe fillonin të tregonin për
punën e tij në Katedrën e Gjuhës, për studimet e tij me rëndësi, për familjen e
tij, kontaktet e tij me Atdheun.
Ai
kishte bërë emër intelektuali shqiptar në Vjenë në fundshekullin e njëzet
trashëgimtar i intelektualëve të mëdhenj të fillimit të tij.
Profesor
Skënderi u gjend në Vjenë, aty ku miqtë shtrinë dorën e ndihmës mu atëherë kur
ishte nevoja. Tani ai ishte bërë zëri i Kosovë në Radio Austria mu në momentin
e duhur, atëherë kur shqiptarët dëboheshin nga shtëpitë e tyre, vritej jeta dhe
armiku tregonte dhëmbët e ujkut të vjetër për të fundit herë.
Shtëpia
e tij ishte bërë seli e aktiviteteve, adresë për miq e vëllezër, dhe s’mund të
thirrje Vjenën pa emrin e tij, Prof. Dr.SkendërGashi.
Dekorimi
i Juaj , për merita pas kalimit në amshim është pak, është jashtë syve tuaj,
përjetimit tuaj, por, JU nuk punuat për lavde formaliteti e grada kancelarish.
Vepra e juaj do shndritë moteve në altarin e historisë së shqiptarëve
gjithandej ku janë. Kurse, neve në Austri e diasporë na bëre gjithmonë krenar
që të patëm.
Sot
Atdheut ju shkëput një yll i cili nuk do të shuhet kurrë brezave!
Faleminderit
për të gjitha, Profesor Skënder Gashi!
Prehuni
i qetë në dheun e tokës mëmë!
Lavdi
moteve shqiptare!
4 korrik 2019