Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Vepra e Nuhi Bytyqit, “Libri i luftës” promovohet në Vjenë
E hene, 06.05.2019, 05:00 PM
Vepra e Nuhi Bytyqit, “Libri i luftës” promovohet në Vjenë
3 maj 2019, Vjenë.
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Pikërisht
në Ditën Botërore të Mediave në Vjenë u promovua vepra “Libri i luftës” igazetarit të njohur
Nuhi Bytyqi. Promovimi u organizua nga
Ambasada e Republikës së Kosovës në
Austri dhe u mbajt në hapësirat e saj nën drejtimin e konsullit Isa
Kosumi.
Programi
filloi me filmin dokumentar nga raportimet e luftës me zërin e gazetarit
Nuhi Bytyqi nga fronti nën fishkëllimën e predhave për rreth tij dhe ekipit
xhirues. Ishte një rikthim në kohë lufte me gjithë vuajtjet e njerëzve i
përcjellë me emocione deri në lot, por edhe në krenarinë kombëtare rrënjosur me
gjakun e heronjve të lirisë së munguar shekujve. Aty Komandanti Legjendar Adem Jashari,
Familja Heroike Haradinaj dhe martirët e lirisë që nga Qirezi e gjithë Kosova
me Reçakun e kthesave historike. Aty vendimet e mëdha e të vështira me plotë
kthesa e rreziqe, por gjaku nuk falet. Në gjithë këto ngjarje ishte fjala e
gazetarit Nuhi Bytyqi. Ai nuk ishte vetëm reporter, por më shumë. Ai ishte
bashke ndërtues strukture e prezantimi modern të ushtrisë ashtu si e kërkonte
koha. Ishte forca e morali në front, aty ku derdhej gjaku. Bashkë me
kameramanin Abaz Zeka ishin përjetues e dëshmitarë të gjallë të ngjarjeve, ishin
imazhi i Ushtrisë në syrin e ekraneve botërore.
“Para dy vjetëve isha i sëmurë, nuk frikohesha nga vdekja, por
frikësohesha se më mbetej libri pa përfunduar”, kjo e dëshmon shpirtin e tij
krijues e atdhetar edhe për nesër. Dhe, dëshmitë e përjetimet nuk do treten me
mishtë, do mbesin në përjetësi të pavdekshme në kujtesën e kombit bashkë me
emrine autorit Nuhi Bytyqi.
Në
emër të organizatorit përshëndeti Isa Kosumi, konsull. “Ndihem shumë i nderuar
që sonte para jush do ju prezantoj gazetarin e njohur dhe veprimtarin e madh i
cili me raportimet e tij nga zonat e luftës dhe nga ngjarjet e mëdha rreth
rrjedhave në Kosovë dhe për Kosovën z. NuhiBytyqi. “Libri i Luftës” ka vlera të
pakrahasueshme për kombin tonë, andaj e përgëzoj autorin në emër të Ambasadorit
z.SamiUkelli i cili për shkak të agjentes sonte nuk ka mundur të jetë me ne.
Kosumi vlerësoi lart, punën profesionale të NuhiBytyçit gjatë periudhës së
luftës në Kosovë, Medvexhë, Preshevë, Bujanovc dhe në Iliridë, qëndrimin e
drejtë tij për të drejta kombëtare të
shqiptarëve në trojet etnike. Ai shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar
përkthimin e veprës në gjuhë tjera.
Rreth
librit foli gazetari nga Graci, Mentor Gashi. Ai e vlerësoj lartë veprën e
NuhiBytyqit si një dokument kohe dhe autorin si njeri guximtar e veprimtar i
devotshëm në informimin me profesionalizëm.
Rreth promovimit të veprës dhe veprave tjera të ngjashme me rëndësi
kombëtare foli z.Fatmir Osmani drejtues
i Rrjetit të Bizneseve nga Staiermarku. “Vepra e z.Nuhi Bytyqi dhe disa vepra
tjera dokumentare me rëndësi kombëtare do mbështeten bazuar në konceptin
programor të veprimtarisë sonë. Përkthimi i këtyre veprave në gjuhë tjera,
veçanërisht në gjermanisht dhe anglisht ka rëndësi jetike dhe ne do i
mbështesim materialisht dhe në forma tjera organizative”, tha ai mes tjerash.
Të
pranishmit u interesuan rreth veprës duke e uruar autorin, organizatorin dhe
aktivistët. Pati pyetje të shumta. Anton Marku, në fjalën e tij e uroi autorin.
Ai u interesua rreth përkrahjes së botimit të verës nga institucionet tona, kur
dihet vlera e madhe historike e saj. “Përkrahja nga institucionet e vendit janë
me rëndësi në vlerësimin e veprës,
ofrimin e saj publikut vendas e ndërkombëtar”.
Luftëtari
nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Rexhep Sahiti,e përgëzoi autorin duke e falënderuar për punën e tij
madhore në raportimet nga fronti i luftës duke e quajtur me epitetin e lartë,
Hero i Gjallë. Nga biseda me publikun
folën: Vlora Jonuzi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Violeta Allmuça etj.
Autori
i librit Nuhi Bytyqi në fjalën e tij tha:
“Një pjesë e konsiderueshme në libër i është kushtuar edhe kontributit tuaj të
jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve tanë në vendet perëndimore gjatë viteve të
tetëdhjeta e nëntëdhjeta, kur Kosova dhe viset e tjera shqiptare ishin nën
okupimin serbo-sllav në mbajtjen gjallë të atdhedashurisë, të forcimit të
rezistencës gjithë popullore kundër Serbisë, financimin e arsimit, informimit,
shëndetësisë, kulturës dhe
institucioneve tjera paralele në Kosovë, e veçmas financimin e
luftës për liri. Pa kontributin
financiar dhe pa pjesëmarrjen aktive të mërgimtarëve tanë dhe pa mbështetjen e
gjithanshme të shtetit amë Shqipërisë, lufta për liri e pavarësi të Kosovës dhe
të viseve tjera shqiptare nuk do të bëhej. Kështu, sot falë sakrificës së
popullit tonë, luftës së UÇK-së dhe ndihmës së botës demokratike dhe NATO-s,
Kosova është e lirë.”
Redaktori
i librit, MuhametMavraj do shkruan: “ Për të guximshmit, në paqe apo në luftë,
gjithmonë gjendën mënyra për t’i shërbyer një interesi të lartë, të
përgjithshëm, ndera konformistët gjithmonë dinë të gjejnë arsye për mungesat e
tyre. Gazetari NuhiBytyqi, hyn në kategorinë e parë, atë të gazetarëve të
guximshëm, jo konformistë, që i kanë shërbyer me guxim dhe nder interesit të
Kosovës. Kjo dëshmohet më së miri në “Librin e luftës”.
Autori
iu përgjigj pyetjeve të shumta nga të pranishmit. Në fund ai falënderoi të
pranishmit dhe organizatorët. Për të
pranishmit nga organizatori u dha një koktej rasti.Promovimi i radhë do jetë në
Kopër të Sllovenisë me 5 maj.