E diele, 10.11.2024, 02:54 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Urime kombi im!

E shtune, 25.11.2017, 07:45 PM


Urime!

22 Nëntori i 109 vjetëve përpëlitje kombëtare

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Nëntori i vitit 1908, dita e njëzet e dytë. Kalldrëmit të Manastirit ecje, kërcitje, ecje, trokitje kohe.

Aty mësimi porosi e Naumit, Naimit, Fishtes, sy kombi për nesër.

“Lindi, lindi dragoi!,  u dëgjua gjerë në Olimp. Olimpia i këndoi në harfë Zeusit shqip. Po, po shqip!  Zoti foli shqip. Zeusi rishënjtëroi,  Aleksandri i Madh.

Kuçedra mbrehte thonjtë,  e fortë krahhënë të verdhë Azie,

Mbi Manastir ra nata, xhamat e thyer lotuan për zot shtëpie, për dashuri, për njerëzi.

Ne varur në kanxhe inatesh e fisesh, nxjerra sy ujqërisht e fëmija shqiptar, zot i dheut të Kongresit të Alfabetit pa abetare, i poshtëruar në tokën e vet.

Big brother e Sallone luksi,  kriminelë auditorëve, parlamentit, shtetit,  mbjella zi kombi cakërrojnë gotat e mbushura me djerse e gjak qytetari.

Mbi zemrat shqiptare ABETAJA jeton bashkë me idealet e rilindësve tanë, bashkë me gjakun e djersën e patriotëve dje e sot. “Vrameni po mblidheni gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe”. Porosi shekujve!  Urime Papa Kristo Negovanit!

Urime kombi im!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora