E premte, 19.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Po vjen treni!

E marte, 17.01.2017, 09:13 PM


Po vjen treni!

Nga Hazir Mehmeti

Nga çerga e dhintë  ngrihej pluhuri e valët e telit të lahutës nxirrni gjamë: “Po vjen treni moj nënë...” nganjëherë,  “Vijnë vaporët moj nënë..” dhe ne strukeshim të pa fuqishëm në qoshen e errët të Kullës mbi trapazan. Përballë dridhej mustaku mbi çibukun që villte tym mbytës brenda mureve të gurta. “Treni vinte Luginës së Ibardhit ngarkuar me kuçedrën që villte zjarre e mbillte vuajtje në tokën tonë. Kështu ishte çdo dhjetëvjetësh të jetës sonë, kur vendi bëhej shkrumb e hi dhe çuditërisht ngrihej përsëri nga dheu ashtu sikur Feniksi në legjendat e lashta pellazge. Zoti e mbështet të fortin, dridhte demi veshin dhe toka lëvizte, rrëzoheshin shtëpi e kështjella shqiptare siç ishte rasti i Shkupit dhe Ulqinit, mbi to ndërtohej, përsëri me përkrahjen e “miqve” godina për kolonët sllavo-maqedon. Kështu tkurrja e jonë shekullore vazhdonte.

“Vjen vapori moj nënë bregut të detit...” i ngarkuar me kokëkuçedra përbindësh që kafshuan Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci, Malësi deri në zemër të dheut shekullor shqiptar. Përsëri zoti në anën e të fortit, u ndëshkuam keq edhe pse e besuam e u lutem më shumë se të tjerët, bile në shumë gjuhë që as ne nuk i kuptonim, ashtu ishte rregulli i tyre. Dhe, ne përsëri mbushnim çibukun duhan deri në mbytjen tonë e  kullave tona. Pushka shkrepte nga shkëmbi i krenarisë ataviste dhe mbyllej lagjja e fisi derisa të hapej varri i ri tek pragu i tyre.

Po vijnë trenat... vazhdonte refreni, me këmishëzi, kur njëri armik ia shkelte teposhtë e fill pas tij vinte tjetri më i zi se i pari, përsëri çdo gjë shkrumbohej. Dragonjtë me çetat e tyre ua bënin varrin atëherë kur nuk e pritnin: Kryekaçaku Azem Bejtë Gailica dhe Nusja e Maleve- Shotë Galica fluturonin në çdo cep atdheu të pushtuar duke mbjell pavdekësinë në legjenda të përjetshme.

Hasmi nuk fle, përsëri vjen treni, në vitin i fundit të Luftës së Dytë Botërore, i mbushur me çetnikë, zbraz barkun në Rrafshin e Kosovës, por të gjithë u asgjësuan sapo prekën tokën, aty ishin trimat vullnetarë drenicas, ushtarë  të Mehmeti Gradices e të Shaban Polluzhës dhe vëllezërit nga Ortakolli me Sefer Beçukin.  Kuçedrës iu thyen brinjët, i turpëruar bishtzvarrë ia mbathi nga kishte ardhur, Luginës së Ibardhit. Nuk e thoshin kot në trevat tona: “E keqja vjen nga Lindja, e mira nga Perëndimi”. Kuptimi e saj e mësuam me jetën tonë, diçka e përsëritur gjeneratave edhe më herët se sa “Shpata e Shenjtë” e Sulltan Salepit e bekuar nga “Allahu turk” për të prerë e shkatërruar qenien tonë në trevat tona shekullore.  Kuçedra mbolli farën e helmit në gjakun e prishur arbëror dhe jeton “ galuc në tamthin” e kokëprishurit akoma mes nesh duke u betuar në Baba Sulltanin e tyre.

“Gjergj Elez Alia.. ringjallet edhe atëherë kur Balozi tinëzar e pandeh të vdekur. Kështu ishte gjithmonë kohëve tona në truallin tonë. Legjendat janë aty në roje të Gurëve të Kreshnikëve, janë zemra e gurit, është  Adem Jashari me ushtrinë e tij dhe drangonjë me krah hekuri të miqve, ktheu mbrapsht me turp trenat e zi në rrugën e vjetër me bisht nën këmbë.    Trenat do nisen, por do kthehen gjithmonë të turpëruar me bisht nën këmbë, ashtu siç e meritojnë. Është toka jonë, jemi ne tani zot i saj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora