E premte, 19.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Shuhet nga jeta Prof. Dr. Musa Kraja

E shtune, 17.06.2017, 05:34 PM


Shuhet nga jeta Prof. Dr. Musa Kraja, yll i pedagogjisë shqiptare

Nga  Hazir Mehmeti, Vjenë

Një lajm i  hidhur, u shua nga jeta Prof..Dr. Musa Kraja,  kreator i shkencave pedagogjike, themeluesi i Akademisë së Shkencave të Edukimit- Tiranë, kryetari i saj. Shkenca pedagogjike shqiptare humbi njeriun e saj me vlera të mëdha, por vepra e tij mbeti pasuri në rrugën e arsimit e edukimit kombëtar brezave dhe ai vet njëri nga personalitet më të shquara kombëtare.

Gjithë veprimtaria shkencore hulumtuese, kreative , gjuhësore, publicistike e arsimore e Prof. Dr. Musa Krajës është zhvilluar për të mirën edukimit dhe arsimimit, zhvillimit të shkencës pedagogjike dhe rrjedhimisht çështjes kombëtare.

Nga ligjëratat e tij në seminaret për mësuesit/et nga diaspora përfitoj edhe mësimdhënësi mërgimtar. Ai ishte me mish e me shpirte mes problemeve të organizimit dhe mësimdhënies në diasporë. “Ju jeni shembulli më i mirë i kohës sonë në kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku ju jetoni. Abetare punuan gjithë rilindësit të cilët jetuan jashtë vendi”,- tha mes tjerash në seminarin e Ulqinit.

Në të gjitha simpoziumet, konferencat, seminaret, ku ai mori pjesë, nuk la pa marr shembull veprën madhore të mësuesve mërgimtarë. Ai veçonte mësuesit krijues të disa vendeve, gëzohej shumë kur botohej ndonjë vepër apo tekst shkollor dhe fliste me pasion, gjithmonë me frymë pozitive, duke dhënë kurajë, edhe atëherë ku kishte vërejtje nuk ngutej, me virtyte edukatori e sqaronte mendimin e tij bindës.

“Do ta hartoj një monografi mbi mësuesit e diasporës si shembulli më i shkëlqyer në rrugën e rilindësve tanë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe”, -thoshte Prof. Kraja. Ai do ta përfundon monografinë, pasi la pas bijën e tij, Prof. Emirjona Kraja, Akademinë e Shkencave të Edukimit-Tiranë, miq e student të tij aktiv të frymëzuar nga puna madhore e Prof. Dr. Musa Krajes.

Fundi i shekullit njëzet dhe fillim shekulli ynë do flasin me respekt me emrin e Prof. Dr. Musa Kraja, mbi veprën madhore që la pas në pasurimin e rrugëtimi kombëtar drejt progresit dhe civilizimit.

Letra e 27 –të, e fundit

Ai kishte respekt të madh për mësuesit dhe veprimtarët e çështjes kombëtare. Në letrën e tij të fundit, me 5 maj 2017, mes tjerash lidhur me planet e Akademisë për organizimin e simpoziumit mbarë kombëtar, shkruan: “ I dashur dhe nderuari Hazir!  Kam biseduar në Tetovë, lidhur me 170 Vjetorin e Lindjes dhe 100 vjetorin e vdekjes se Prof. Rexhep Vokes-Tetova, personalitet i shquar i çështjes shqiptare, mësues , pedagog, iluminist etj, Për  këtë  personalitet  janë shkruar artikuj  studimore, është botuar një doktoratë nga Prof. dr. Vehbi  Bexheti, ka një monument në vendlindje, Shipkovicë.   Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë "Për veprimtari patriotike me Urdhrin e Klasit të  pare," prandaj , në  kohën  e  lirë trajtova   për të  organizuar një  Simpozium mbarë kombëtar, nga ana e Akademisë sonë , siç kemi bërë për disa personalitete, përfshirë edhe Atë  Gjeçovin”. Shumë të fala  dhe  mirëupafshim!  Musai.  Tani, e rëndë kur nuk do shihemi më Profesor i nderuar frymëzues në punën time.

Biografi, Prof. Dr. Musa  Kraja

Prof. Dr. Hajrullah  Koliqit, Prishtinë. Në veprën “Historia  e  arsimit  dhe e mendimit  pedagogjik  shqiptar”, botim në vitin  2013, faqe 468, 469, mes tjerash shkruan:   “Musa  Kraja (1938),Mësues  i  Merituar,  është  doktor  i shkencave  pedagogjike, veprimtar arsimi, pedagog  universiteti, autor veprash    shumta  pedagogjike, duke  përfshirë  këtu  veprën  enciklopedike  historiko- pedagogjike, “Mësuesit  për kombin  shqiptar”, 1993.   Musa  Kraja  lindi    Shkodër, ku  kreu  shkollën  fillore, të mesme  dhe  studimet e larta në dy  degët : Gjuhe-Letërsi  dhe  Histori-Gjeografi    institutin e Larte  Pedagogjik    këtij  qyteti. Studimet  i vazhdoi në  Fakultetin  Histori-Filologji  te Universitetit  të Tiranës  dhe  arriti deri  në gradën  shkencore  doktor i shkencave  pedagogjike. Tetë  vjet ushtroi  misionin e mësuesit  në zona të  thella malore të Shkodrës  për    vazhduar pastaj    shkollat e qytetit të Shkodrës. Punoi  në organet drejtuese të arsimi  në rreth (Shkodër), dhe  në qendër ,  (Tiranë), arriti  deri  neë  postin e  zëvendësministrit  të Arsimit  dhe  Kulturës    Shqipërisë (Disa  muaj u ngarkua  edhe me  punën e ministrit), Musa  Kraja  dha  ndihmesën e tij edhe  në arsimin e lartë  shqiptar. Prej  vitesh ishte profesor i pedagogjisë në  Fakultetin  Histori Filologji  të Universitetit të  Tiranës. Që  herët  u  shqua   edhe si punëtor shkencor. Punoi  në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Themelues dhe Kryetar i Akademisë së  Shkencave të Edukimit (Themeluar ne vitin 2011)  dhe  Rektor  i  Akademisë  Pedagogjike    Tiranës.

Musa  Kraja  është autor i  shumë veprave dhe studimeve  shkencore-profesionale  nga fusha e pedagogjisë, por  edhe nga  letërsia dokumentare, të  botuara  brenda dhe jashtë vendit. Botoi  shumë vepra, kryesisht  me karakter social-pedagogjik, si  “Portrete  mësuesish  dëshmorë (1967); “Migjeni Mësues” (1973); “Ndrec  Ndue  Gjoka..” (1974,”Per  forcimin e punës edukative  ne shkolle” (1981);”Mësuesit    Kohën e Partisë” (1986); “Probleme shoqërore-pedagogjike”; (1986) ;Mati  Logoreci”1987),ribotuar “Mati Logoreci, Jeta  dhe Vepra”(2001); ”Për  forcimin cilësor    shkollës”( 1988); ”Nexhip Alpan dhe  mendimi pedagogjik i tij”.(1992); “Mësuesit  për kombin  shqiptar” (1993; “Hakmarrja  tek shqiptaret (ne optiken e pedagogut),,1996; “Pestaloci  ne hapsirat  shqiptare”(1997); Teksti  universitar  Pedagogjia, (1998); ribotuar, me  2002; ”Harry  Fultz “Idetë  dhe  veprimtaria pedagogjike ne Shqipëri” (2000);”Vizione pedagogjike  për  zonat  rurale”,(2003); “Bije  të Lunxhërisë  për  arsimin  shqiptar”(Pandeli  dhe  Koto  Sotiri), 2002;”Pedagogji e  zbatuar”, (2008)  dhe  vepra    tjera  qofte si autor, qofte si bashkautor.

Musa  Kraja, mësues, profesor, drejtor shkolle, rektor universiteti  dhe  veprimtar i shquar i arsimit, veç  punës se tij me përkushtim  dhe profesionalizëm, bëri  punë me vlerë  edhe për përjetësimin e dhe afirmimin  e veprës  madhore të  mësuesve shqiptare,  nga mesjeta deri në kohën tonë, nga mbarë  gjeografia  kombëtare  dhe nga diaspora shqiptare”. Prof. Dr. Musa Kraja shkroj edhe veprat “Shkolla shqipe me mësimin plotësues” (2013); “Monografi Social – Pedagogjike “Mësues dhe kriues në diasporë Hazir Mehmeti”. Mbajti ligjërata në shumë Universitete botërore. “Mësuesi, pedagogu, tradita dhe bashkëkohësia”; “Reformator i madh i arsimit, Postaleci”; “Vëllezërit Frashëri dhe mendimi pedagogjik” (Tetovë, 2000) etj.

Prof. Dr. Musa Kraja shkroi për të pavdekshmit: Mati Logoreci, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta,  Luigj Gurakuqi, Vëllezërit Frashëri e shumë tjerë, për tu bërë vet i pavdekshëm.

Tani dheu shqiptarë ngrohet me birin e saj, brumjete i brezave që vijnë.  Lavdi veprës suaj Prof. Dr. Musa Kraja! Prehu i qetë në botën e amshimit! Faleminderit për të gjitha!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora