E enjte, 28.03.2024, 09:06 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Udhëtim në zemrën e Ballkanit

E enjte, 29.09.2016, 06:09 PM


Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Mbrëmje kulturore „Udhëtim në zemrën e Ballkanit - Kosovë“

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me “Shoqërinë Amerikano – Austriake“ në Austri organizuan në lokalet  e Shoqërisë mbrëmje kulturore me prezantime nga  Kosova; me theks të veçantë nga vitet e fundit.  “Një vend me pamje tërheqëse të maleve të larta, manastireve e kështjellave historike, si shprehje force e pushtuesve  të ndryshëm”

Mbrëmjen e hapi z.Vic Huber, nga Shoqëria... i cili përshëndeti mysafirët e rastit dhe falënderoj Ambasadën e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e suksesshëm viteve në vazhdimësi.  Kurse, nga ana tij Z. Sami Ukelli, Ambasador,  e falënderoj “Shoqërinë Amerikano-Austriake” për mbështetjen e programeve të tilla dhe miqësinë e përhershme ndaj Kosovës. “Sonte nuk do ndalemi në fjalime të gjata, do flasin pamjet nga dokumentar filmi i  përgatitur veçan për sonte. Unë do jem i gatshëm për bisedë me Ju, dhe ju falënderoj për pranin tuaj kaq të madhe sonte. Shpresoj se pikat e programit, veç tjerash, me këngëtarë e instrumentist të njohur do ju argëtojnë dhe do ndiheni mirë. Diaspora shqiptare shtrihet në gjithë kontinentin, por më prezentë është në Gjermani dhe Zvicër”. Në realizimin me sukses të programit ndihmuan nga stafi i ambasadës, sekretarët, Zana Rugava  dhe Faruk Ajeti.

Filmi dokumentar “Udhëtim në zemrën e Ballkanit - Kosovë“ zgjoi interesimin e të pranishmëve shumica e të cilëve ishin kombesh të ndryshme nga vende të ndryshme. Pamjet nga Alpet Shqiptare, Ujëvarat e Mirushës, ndërtesa historik, gjeneza dhe rrugëtimi i Shën Terezes, E Arta e Kosovës-Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Ramë Lahaj, sportistët, këngëtaret, gatimet tradicionale ishin tërheqëse për publikun. Ishte kjo ana e bukur, pjesë e idealizuar  nga vendi, por brendia e jetës është tjetër në shpresën e rrugës për ndryshime drejt progresit.

Mbrëmjes i dha shije arti interpretimi i tenorit tani të afirmuar Faik Hundozi nën përcjelljen mjeshtërore të instrumentistëve të prirë nga kitaristi profesionist Alfred Bushi. Ata kënduan këngë të njohura shqiptare ku publiku shpesh i përcolli me zë kënaqësie. “Asaman O Treëndafili i Qelës”,”Kur perëndon dielli”, “Në bankat e shkollës”, “Pranvera erdhi pastaj  solo kitare mjaftë tërheqëse e kompozuar nga vet ekzekutuesi, Alfred Bushi me motive nga trevat shqiptare. Programi artistik u përfundua me këngë arvanitase  ”, “ Kjani trima dhe  kjani gjithë me lotë” , “ Një copë e atdheut që çdo ditë po humbë nga tradita e saj e lashtë, e shqiptare” – siç u shpreh interpretuesi. Duartrokitjet e publikut e sollën këngën, pikë të re, “Xhamadani vija vija” e cila u këndua dhe nga publiku.

Në fund njohja me Kosovën vazhdoi përmes verës së njohur “Verë e Kuq”  , lëngjeve, dhe gatimeve të shijshme nga kuzhina e traditës shqiptare. Këto mbrëmje kanë shije, ku flet ekrani, personaliteti, tingulli, zëri  melodik i këngës shqiptare kohëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora