E premte, 26.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Mehmeti: Kuvend Kombëtar për Shqipëri Normale

E diele, 03.04.2016, 03:19 PM


Lëvizja ShqipON,

Kuvend Kombëtar për Shqipëri Normale

Nga Hazir Mehmeti

Pushimi i Pashkëve na solli në Tiranë, si gjithnjë me dëshirën e takimit me vëllezër e miq të munguar. Vlerë e kënaqësi ishte veçan takimi me Lëvizjen ShqipON, me aktivistët e saj, intelektualë të rinj e ambicioz bindës se Lëvizja e filluar ka kapur kohën. Qëndrimi e programi i ShqipON e vlerëson kontributin e diasporës në hapat me dobi për kombin dhe atje ku atdheu prekët vetëm shpirtërisht. Një bisedë mbi veprimtarinë në diasporë për ruajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe hapi horizonte të reja njohje e bashkërendimi të aktiviteteve për sot e nesër. ShqipON është shpresë e re në bërjen  e demokracisë, lirimin e Shqipërisë nga kasta politike antidemokratike, korruptive e kriminale. Gjeni i saj veprues ka themelet në interesin kombëtar, në ndërtimin e shoqërisë normale shqiptare.

Një vend që jetën e ndërton në parregullsitë e përhershme falë politikës së mbrapshtë, asnjëherë nuk mund të pres ndryshime nga lartë.  Vetëm qytetari i vetëdijesuar dhe i kyçur aty ku duhet, aty ku është interesi i tij dhe i vendit, do ta ndëshkon kastën politike të të gjitha ngjyrave që katandisi Shqipërinë në pashpresë e mjerim të shumicës.  Qytetari shqiptar tani i lodhur e i pashpresë kërkon rrugë alternative me pikëfillimet programore drejtë hapësirave ku ai të jetë faktor ashtu siç do duhej në një shoqëri demokratike.

...hyrje

Lëvizja ShqipON apo S.O.S (Sistemi Operativ ShqipON), është tani një ofertë, dhe më shumë se ofertë për qytetarët shqiptarë. “Një projekt i hapur dhe përmirësuar çdo ditë. Shqipërisë i duhen shumë reforma për kalimin në një shoqëri të begatë, demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar”.  Nisur nga projekti i saj, bazuar në formën demokratike të shprehjes, veprimit plotësisht paqësor, qëllimit madhor kombëtar, është i domosdoshëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga kthetrat e banditizmit politik të deritanishëm dhe vënien  e forcës së qytetarit në veprim ashtu siç është në shumë vende të demokratizuara.

Kur kemi parasysh rrugën 25 vjeçare të mbjelljes së frikës, agonisë, pashpresës, indiferentizmit, rrjetëzimit administrativo mafioz, ShqipoON duket sikur një pikë në Detin e Vdekur. Por, nevoja dhe  prirja e qytetarit shqiptar për ndryshme, shpejt kjo lëvizje tërësisht paqësore, do peshon fuqishëm në kalendarin e së sotmes për të nesërmen ndryshe  Këtë e siguron kuadri i saj i përberë nga intelektual të zot e të pastër, të orientuar drejtë rilindjes së domosdoshme kombëtare, këtë e siguron projekti programor i bazuar në fjalën dhe vendimin e qytetarit për Normalizimin e Shqipërisë.

Ecja rreshtave

“Hapi i parë ai politik, ose reforma për demokratizimin e vendit dhe çlirimin e ekonomisë, në mënyrë që reforma e mëtejshme të mund të zbatohet efektivisht.  Lëvizja ShqipON nuk është parti. Sistemi Operativ ShqipON (S.O.S) nuk është një  program elektoral, por është më shumë se një thirrje patriotike e qytetareve të ndershëm e patriotë për çlirimin e vendit nga zaptuesit e demokracisë, nga monopolistët e ekonomisë dhe armiqtë e diturisë.”

Synimi i tij është ndryshimin e sistemit aktual dhe forcimin e demokracisë në vend sipas nevojave të shoqërisë. Projekti është konceptuar i hapur ku fjalën e tyre për përmirësime mund ta japin gjithë qytetarët.  Projekti synon reforma rrënjësore demokratike dhe programe ekonomike. Sistemi i tashëm kundërshton zbatimin e tyre, ai është virusi i ngritur mbi antivlerat e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, pra kundër interesave kombëtare.” “ShqipON synon bashkërendimin e bashkërendimin e energjive e pasurive të shqiptarëve kudo që janë për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të begatë, që të dijë të rritet ekonomikisht dhe shpirtërisht në harmoni me natyrën dhe me përgjegjësi për brezat që do vijnë.”

Diaspora

“Vota për emigrantet dhe krijimi i një nëndhome parlamentare të diasporës shqiptare. Kjo do të ketë funksione vendimmarrëse për çështje të rëndësishme kombëtare dhe këshillimi në rastet tjera. Vetëm me institucionalizimin e diasporës shqiptare, do përfundon instrumentalizimi i saj nga politika shqiptare dhe do rivitalizohen energji të mëdha që kombi ynë disponon në gjithë botën. Procedurat e përzgjedhjes së saj do rregullohen me ligj të veçantë.”  Kjo është një pikë programore ku të gjitha shtresat e diasporës shqiptar janë të ftuara për kontribut në ndihmë për prosperitetin e vendit. ShqipoON tani ka degët e saja në shumë qytete shqiptare dhe vazhdon promovimin e saj me sukses në lokalitet tjera të vendit.

Nisur nga qëllimi dhe nevoja e ngutshme e ndryshimeve rrënjësore, Lëvizja ShqipON  duhet përkrahur e promovuar gjithandej qendrave botërore ku jeton e vepron mërgata jonë. Dhe, aty frymon atdheu.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora