Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Urime Kosovë!
E marte, 27.10.2015, 08:33 PM
Urime Kosovë!
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Edhe një hap më afër në rrugën drejtë Europës. Rrugë e nisur shekujve, momenti i ndijimit të saj tani. Akoma e gjatë. Akoma shumë detyra, shumë sfida. Akoma shumë përplasje. Akoma shumë ndërskamca nga vetja jonë, nga armiqtë tanë.
Vetvetja e pa njohur, shtegu i panjohur i synuar e ëndërruar edhe atëherë kur Europa lozte lojën e saj me hile, derisa gjaku derdhej trevave shqiptare.
Kujtojmë Lojën e Londrës ku Edward Grey tha: “Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin”.
Tani para pak ditës i njohuri Prof.Paul Landvai u shpreh se kishte kuptuar “lojën“ e vendosur të Kosovës për pavarësi. Ideologjia e paqes, pavarësia s’kishte alternativë, dhe “loja“ e Vdekjes, pavarësia s’kishte alternativë. Të dyja bashkë mburojë e heshtë, njohje me “lojën“ karshi nesh e gatuar në magjen e tyre fshehur deri sa pështyhej caku ynë. Caku, në trungun tonë, dhe të tyre.
“Për mua më e rëndësishmja është ndryshimi i jashtëzakonshëm, nuk pranuan jetën nën sundimin e huaj edhe pse kanë problemet e tyre”.
Tani Trungu filloi të ndien krahët, jo vetëm, me Përtejpaqësorin, mikun tonë atëherë kur duhej. Kur frymëmarrja ngulfatej, kur emri harrohej e shpresa jo. Edhe sot, edhe dje. Muret ranë, po bien. Rruga drejtë Brukselit navigim kohe, i priu rruga e Qytetit të Dashurisë e trasuar nga timat, dje e sot. Kush tha se futbolli është vetëm lojë! Urime, edhe më shumë! Fjala shqiptare mistikë magjike shekujve me Dijet e Vjetra gdhendur kode Piramidave Pellazgo-Ilire akoma presin Simbologët autokton. Këtu, sonte Aurola Morina, me zërin e saj magjik aq sa rrënjët tona. E mahnitshme!
Pak konjak, ju lutem!
Gëzuar!