E marte, 19.03.2024, 06:30 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Përfundon viti shkollor në Austri

E merkure, 29.06.2016, 07:10 PM


Përfundon viti shkollor në Austri

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Përfshirja e nxënësve shqiptarë në mësimin amtar nën çdo nivel krahasuar me mundësitë që ofron Austria. Fundqershori dhe fillimshtatori është koha e deklarimit të prindërve për formimin e grupeve mësimore. Një shembull i shkëlqyer në Bashkinë e 11-të ku me insistimin e prindërve hapet grupi i ri për vitin e ardhshëm shkollor me tri orë mësim (VS-Herderpaltz Simmering)

“Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës”

Pak shtet në botë e kanë organizuar aq mirë brenda sistemit arsimor publik mësimin e gjuhëve amtare sikurse Austria, ku mësimi amtar e mbajnë 415 mësues në 25 gjuhë mesin e tyre edhe 25 mësues shqiptarë. Nga afër 13 mijë nxënës shqiptarë mësim në gjuhën amtare vijojnë vetëm 2500 në gjithë Austrinë. Shprehur në përqindje është vetëm 19 përqind. Krahasuar me grupet tjera etnike dhe me vijueshmërinë në disa shtete tjera është një numër tejet i vogël.

Në folklorizmin tonë bosh e të përditshëm, gati gjithmonë, përmendet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, por asnjëherë pa u ndal në konkretizimin e aktiviteteve si t’i afrohemi prindit i cili është ai që vendos për fëmijën e vet. Edhe pse në faqet elektronike pranë Ministrisë së Mësimit të Austrisë, pranë drejtorive të shkollave, këshillit të mësuesve, prindërit e kanë mundësinë e sigurimit të formularit lajmërues. Derisa në Ciklin e Ulët ka një vijueshmëri të ulët, në Ciklin e Lartë është reduktuar fare. Kjo vërehet veçan në Vjenë dhe disa qytete të mëdha ku ka përqendrim më të madh të mërgimtarëve. Kjo dukuri nuk u analizua asnjëherë, përkundër shqetësimeve që mësuesit i shtruan disa herë. Derisa kombet tjera: polakët, rumunët, hungarezët etj, nga disa shkolla e formojnë grupin mësimor prej 12 nxënësish i kërkuar sipas ligjit, tek shqiptarë në shumë shkolla ka 15 deri në 35 nxënës dhe nuk formohet grupi mësimor ku do mësoheshin 2-4 orë mësimi amtar. Këtë disa herë e ka potencuar Inspektori i mësimit përgjegjës për gjuhët amtare para mësuesve shqiptarë kur ata kanë kërkuar sqarime.

Shumica e prindërve nuk pyesin rreth të drejtave të tyre e as nuk i kërkojnë ato pranë organeve të shkollës. Aq më keq disa nga prindërit e refuzojnë duke menduar se gjuha amtare e pengon fëmijën e në gjuhën e shkollës, derisa shkencat pedagogjike e psikologjike e thotë të kundërtën “Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës” Për ta përcjellë këtë të vërtetë shumë me dobi tek prindërit shqiptarë duhet ndihma e secilit, në radhë të parë e shoqatave, përfaqësive konsullore e diplomatike, ministrive përkatëse dhe mjetet e informimit publik. Shoqatat Shumica e shoqatave në programet e tyre e kanë “ruajtjen e gjuhës e kulturës”, por në fakt shumë pak i kushtojnë rëndësi kësaj. Kjo vlen veçan për shoqatat kulturore, drejtuesit e tyre shumica e të cilëve as vet nuk i dërgojnë fëmijët për të mësuar gjuhen amtare. Arsyet për këtë ke “me thes”, dhe del se çdo gjë qenka më me vlerë se mësimi shqip, në vend që të jetë e kundërta. Media

Mediat shumë pak hapësirë i kushtojnë Shkollës Shqipe në Diasporë. radiotelevizioni publik, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni Shqiptar nuk kanë hapësirë të përhershme për Shkollën Shqipe në Diasporë, vetëm ndonjëherë aty këtu prezantim kulturor, dhe atë, nga filmime amatore pa ndonjë skenar që prek esencën dhe rëndësinë e problemit. Shtypi elektronik në diasporë nuk ka një adresë të caktuar ku do mund të informohej prindi e nxënësi rreth mundësive që ofrohen në rrethin e tij rreth mësimit shqip. Ato pranë ministrive nuk kanë informata të duhura për secilin shtetet, kjo ka mund të bëhet në bashkëpunim me mësuesit dhe shoqatat e tyre. Mediat nuk janë në detyrën e duhur në përkrahjen e ruajtjes dhe kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ky konstatim i mësuesve në vazhdimësi vite me radhë

në seminaret e tyre mbetet i pa ndryshuar.

Ministritë

Ministria e Diasporë, Ministritë e Arsimit të dy shteteve tona akoma nuk i kanë shumë gjëra të konkretizuara, se çka duhet bërë për të iu afruar mërgimtarit. U shkri energji e pare për institucionalizimin e shkollës shqipe, por u bë pak konkretisht edhe pse u fillua me shtrimin e problemit për diskutim konferencave e në media ku strategji e parë e programit u caktua Shkolla Shqipe në Diasporë. Kjo tani u harrua bashkë me themelimin e Qendrave Kulturore Shqiptare të cilat do ishin vend trajtimit, informimi, planifikimit e veprimi në zgjedhjen e shumë kërkesave të mërgimtarëve, veçan në përkrahjen e nxënësit jo vetëm në gjuhën amtare, por edhe në fushat tjera me rëndësi për integrim me identitet kombëtar.

Në Austri risi e këtij viti ishte Olimpiada e Nxënësve Shqiptarë nga disa vende, por sa e ndien prindërit mërgimtarë këtë, është për t’u dëshiruar. Shoqata e Mësuesve në Austri u mundua të realizon disa aktivitete mësimore e kulturore, si Gara e Diturisë, manifestimi shënues i festave kombëtare etj, krejt këto me vite në baza vullnetare të mësueseve/eve dhe shumë pak të përkrahur nga të tjerët. Shkolla është e të gjithëve, jo vetëm e mësuesve, siç kuptohet nga disa shkurtëpamës. Gjendja e vijueshmërisë së ulët alarmante e nxënësve shqiptarë në Austri duhet të analizohet thelbësisht dhe të veprohet për ndryshim. Ky është detyrim kombëtar i secilit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora