E shtune, 20.04.2024, 01:03 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Mauthauseni pikon dhembje

E shtune, 21.05.2016, 07:16 PM


Mauthauseni pikon dhembje, përkujtim madhor gjithë evropian

Në Apellplatz u vunë kurora nga shumë vende të botës. Dhe, nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo;  .Sami Ukelli, Ambasador i Kosovës në Austri.     Promovohet “Libri përkujtimor i të vdekurve në Mauthausen dhe kampet    përreth”. Gjithnjë e më pak pjesëmarrës nga ata që përjetuan kampin. Tregimet e përjetuesve bëjnë të qanë gjithë salla.

Nga Hazir Mehmeti

Në fillimmaj mbi kodrat e Mauthausenit retë sjellin shi që lagë çdo cep të kampit famëkeq ku muranat e mbuluara me teltherrë robëronin dikur mbi dyqind mijë njerëz nga gjithë globi. Gjysma e tyre mbetën aty hi i përjetshëm në ngacmimin e ndërgjegjes njerëzore, se çfarë sjell mbjellja e urrejtjes.  Aty  kishte vetëm krijesa njerëzore në përpëlitje me vdekje. Ata nuk  kishin komb as gjuhë, as emër, kishin vetëm numër. Numër, numër, deri në pakufi ku emri harrohej, numër deri në frymën e fundit në  dhomë gazi, shkallë vdekje, shkëmb  parashutistëve  apo në gjemba rrethojave të ftohta hekur.    Ishte kjo njëra nga hijet më famëkeq në historinë e njerëzimit ku dhe zoti u turpërua deri në hiq. Manifestimi u mbajt nën moton “Solidaritet Internacional” e udhëhoqi DDR.Barbara Glück, drejtuese në organizimin përkujtimor në Mauthausen. Me këtë rast u promovua  Libri me emrat e 84.270  mijë viktimave të vërtetuara deri më tani nga 53 autor vendesh të ndryshme. Libri është i ndarë në tri pjesë. Organizimi u bë nën përkujdesjen e Komitetit të Mauthausenit., përfaqësueses i tij Willi Mrrnyi, përkujtoj, se “Solidariteti mes të burgosurve brenda kampit ishte me rëndësi në mbijetim të të sëmurëve.  Ata që përjetuan kampin na tregojnë se çka do të thotë Solidaritet Internacional. Dhe, në kohën e sotme  refugjatët  nga lufta që vijnë në Europë, na detyrojnë për solidaritet”.

Në përkujtim dhe promovim mori pjesë kryetari i Austrisë Dr.Heinz Fischer  në fjalimin e tij emocionues përkujtoj: “Gjerat qe kanë ndodhe gjatë kohës se nacional socializmit, në kampet e Mathuazenit e rrethinës, ishin të nivelit të egërsisë, jo njerëzores”. Morën pjesë  Ministri i Brendshëm Mag.Wolfgang Sobotka i cili mbajti fjalë rasti dhe dhe ministrat Hans Peter Doskozil, Wolfgang Brandstetter,  Alois Stöger. Nga Austria e Epërme ishin Josef Pühringer, Nikolaus Prinz, Gerda Weichsler-Hauer.

Ish të burgosurit që përjetuan tmerrin nazist evokuan kujtime nga tragjikja e tyre të cilët u përcollën me lot nga të pranishmit. Jan Wojciech Topolowsik me rrobat e tij burgu dhe numrin e tij majtas në gjoks mes tjerash tha: “Ishim bashkë me tim et në kamp. Një ditë derisa  bartnim gurë Shkallëve të Vdekjes, ditë e fundit e takimit, ishte disa shkallë para meje, u ndal dhe më priti duke me parë nën gurin e rëndë në kurrizin e lodhur që mezi e mbante. ”Ndoshta nuk do të shihemi më, unë nuk kam forcë më tutje, takohemi para Pavilonit 24, aty ku takoheshim fshehurazi. Nuk u takuam më kurrë ai vdiq dhe unë vij këtu çdo maj të takohem ja aty para nesh si dikur” . E gjithë salla pikonte lot e dhembje. Jani u përcoll dhe nga kryetari deri në karrigen e tij, kurse duartrokitjet e sallës së ngritur vazhduan gjatë.  Ish i burgosuri nga   nga Franca Henri Maitre tregoi mbi peripetit e tij.” Trajtoheshim ma zi se kafshët. Pasi shpëtuam nga vdekja me lirimin nga ushtarët amerikan. Pas një kohe një prift më tha: “Do fitosh dëmshpërblim sa për të ndërtuar një katedrale”. Unë ia ktheva: “Ku ishte zoti që nuk e pash në Mauthausen?”   Dëshmitari tjetër, Aba Lewit i cili tregonte përjetimet nga tri kampe naziste. Të njëjtën ditë vjenezi   Daniel Chanoch, 84 vjeçar që kishte përjetuar tmerrin e Holokaustit në Aushvic nga mosha tetë deri dymbëdhjetë veç, deklaron: ”Nëse do kishte një zot, si do mundte që Hitleri, përkundër disa tentim atentateve, do mbetej aq gjatë në jetë”.  Mllefi dhe ironia e tyre është e thellë sa Deti, dhe ne s’mund ta kuptojmë asnjëherë.

Në hapësirat e kampit tani ngrihen mbi pesëdhjetë monumente të vendeve viktima e aleate kundër fashizmit. Pllakat me 84.270 mijë emra të njohur deri sot, mes tyre dhe  133 nga trevat shqiptare që u mbyten aty në format më barbare. Mauthauseni shoqërohet me 49 kampe tjera jashtë tij, secili më i zi se tjetri.

Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetitLinz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut, ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore rreth 120 mijë të burgosur, kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion, ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës.

Shqiptarët

Aty gjetën vdekjen 133 shqiptarë nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi, hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora