Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Abetare në diasporë
E hene, 28.08.2017, 05:55 PM
Abetare (A-B-C Fibel) në diasporë, metoda, alfabetimi dhe porosia
Nisur nga shumë kërkesa të mësuesve në diasporë në seminarit e fundit (Gjakovë) për ta porositur Abetaren, po japim pak informata: Teksti –A-B-C Fiberl (Abtare) porositet dhe paguhet O-line nga të gjitha vendet ku ka mësim shqip: Weber E.Verlag, Tekste dërgohet menjëherë sapo të arrinë pagesa. Aktualisht, është teksti më adekuat për alfabetim në diasporë, dhe në alfabetimin dygjuhësor.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Vlerat praktike të
një teksti mësimor i cakton vet nevoja e punës në klasë për te në zbatimin e
metodologjisë së kohës në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Një tekst i tillë e ofron
tani shtatë vjet Ministria e Mësimit të
Austrisë përmes katalogut të Teksteve Mësimore
për mësimin e gjuhës amtare dhe botuesi i njohur austriak i teksteve mësimore Veber
Verlag. Ky tekst i financuar nga Ministria
e Mësimit të Austrisë, A-B-C Fibel
(Abetare), u hartua sipas standardeve të kohës për hartimin dhe botimin e
teksteve mësimore krahas abetareve në gjuhën turke dhe kroate si pjesë e
projektit Alfabetizimi në vitin 2010. Fal materialeve paraprake të autorit,
gjuha shqipe u fut në radhën e gjuhëve me Fibel (Abetare) për nxënësit
shqiptarë në Austri, dhe jo vetëm në Austri tani e 7 vjet me radhë.
Struktura hartuese, tipi i shkrimit,
renditja e fjalive, figurat, hapësira argëtuese, hapësira e leximit dhe
shkrimit e bëjnë këtë tekst të përshtatshëm për mësimin drejtë të shkronjave
shqipe, leximin dhe shkrimin e fjalëve e fjalive. E veçanta specifike e këtij
teksti janë figurat e shumta dhe kualiteti i tyre i përshtatshëm për moshën
psikologjike e shoqërore të fëmijës së klasës së parë. Ky element e bënë të domosdoshëm për
lidhmërinë me alfabetimin në gjuhën e shkollës krahas atij në gjuhën
shqipe.
Të gjitha standardet që i duhen një
teksti u përcollën nga metodicient,
pedagog e psikolog eminent duke e dhënë notën e lartë vlerësues dhe vizën për
botimin e Abetares krahas atyre në gjuhën turke dhe kroate. Abetarja /A-B-C
Fibel) u prezantua në disa seminare si pjesë projekteve nga Ministria e Mësimit
në Austri dhe seminaret tjera në disa shtete ku zhvillohet mësimi shqip.
Metodika
Në Evropë akoma asnjë shtet nuk ka botuar dhe përdorur abetaren e hartuar nga
një mësues direkt në procesin mësimor dhe financuar me të gjitha elementet
përcjellëse Me disa elemente Abetarja në shqip vlerësohet si më e arrirë.
Elementi dallues është shumë figura dhe thesari i fjalëve. Nisur nga kjo, ky
tekst është i përshtatshëm në alfabetizimin dygjuhësor, paralel me gjuhën e
shkollës. (Vlerësim nga albanologu dhe metodiku i njohur në hapësirat
gjermanofolëse, Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich).
Secila shkronjë ka
tri faqe, faqja e parë kryesisht teknika e të shkruarit, pra ku fillon dhe
mbaron shkrimi, tërheqje në hijezime, shkrimi i lirë në hapësirën përkatës.
Faqja e dytë figura ku shkronja përkatëse është pjesë e secilës prej tyre,
shqiptimi dhe caktimi i pozitës, ku shqiptohet shkronja: në fillim, mes dhe
mbarim të fjalës, pastaj leximi vertikal si element i ri në abetaret në gjuhën
shqipe.
Madhësia e figurave, renditja e tyre, ngjyrat dhe hapësira për shkrim gjatë
mësmnxënies janë sipas formave metodike e pedagogjike psikologjike në përputhje
me moshën e nxënësve. Kjo e bënë tekstin tërheqës në mësimnxënie dhe
mësimdhënie. Në çdo shkronjë gjejmë gërshetimin metodik të elementit të
perceptimit, shkrimit, shprehjes, shqiptimit, ngjyrosjes, leximit dhe lojës apo
pjesa argëtuese. Është hera e parë mundësia e leximit vertikalisht nga
shkronja, rrokja deri te fjala e plotë e cila në shumicën e rasteve shoqërohet
me figurën përkatëse. Ky element është i ri edhe në krahasim me Fibel në
gjermanisht, turqisht dhe BKS në Austri. Nga praktika, këtë e dëshiron
nxënësi, pasi e lehtësoni bashkimin e shkronjave në rrokje dhe rrokjet në
fjalë. Udhëzimet elementare për formën e punës, mësuesi i gjen në fund të
secilës faqe. Shkronjat e alfabetit janë të shkruara vertikalisht në çdo
shkronjë, ku shkronja e mësuar është e ngjyrosur në rendin alfabetik.
Ata që punojnë paralelisht me mësuesen e klasës (gjuhën e shkollës) kanë shumë
lehtë të bëjnë lidhjen e harmonizimin mes dy gjuhëve. Teknika e shkrimit është
e njëjtë dhe kjo e shton ndihmën e ndërsjellë në shtimin e thesarit
gjuhësor.
Tipi i shkrimit është i ri, nga tipat e shkrimit, Schulschrift (Shkrimi shkollor) tani me të cilin botohen tekstet e ciklit të ulët në Austri. Ky tip shkrimi është i thjesht dhe i kapshëm nga nxënësi. Shkronjat dallohen qartë njëra nga tjetra e jo sikurse deri tani tek tipat klasike të shkrimit ku ngatërrohen bie fjala i (I i) me l (L l) apo edhe ndonjë shkronjë tjetër ku nxënësi e humbiste sigurinë e tij në perceptimin figurativ e fonetik. Çdo shkronjë zë tri faqe.
Faqja e parë fillon me shkronjën e shoqëruar me figurën emri i së cilës fillon me shkronjën përkatëse. Është marr parasysh që figura të ketë emër që mund të lidhet me gjuhën e shkollës. ( psh. Brot - buka ). Teknika e të shkruari është e paraqitur me shigjeta të vogla dhe me numrave nga fillimi deri tek hapi i fundit i shkrimit sipas rregullave të shkrimit që zbatohen në gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson ushtrimin e të shkruari në të dy alfabetet. Shkronja do shkruhet, po ashtu me 3-4 ngjyra pasi nxënësi e ka shkruar me laps. Kjo do e krijoj një kolorit të bukur tërheqës dhe do ta ushtroj tekniken e shkrimit. Tërheqja me laps në shkronjat e shkruara me ngjyrë e ndihmon shumë anën teknik dhe sigurinë e vetëbesimin e nxënësit. Kjo do pasohet me shkrimin e lirë të shkronjave duke e mbushur hapësirën e mbetur në rresht. Rreshtat që pasojnë, fjalitë, lexohen dhe pastaj mund të përshkruhen në hapësirën që pason. Në faqen e parë të çdo shkronje, anash, është i dhënë alfabeti sipas rregullit të shqipes. Kreativiteti në mësimdhënie vjen në shprehje edhe këtu, ku, mësuesja do bisedon duke krahasuar pozitën e shkronjës në alfabetin shqip, duke dalluar shkronjat qëka mësuar deri tani, krahasim me shkronjat në gjuhën e shkollës etj.
Faqja e dytë e pasur me figura e numri i të cilave përmban shkronjën e mësuar. Mësuesi e thotë emrin e figurë qartë duke dëgjuar vendin se ku gjendet tingulli i cili i përgjigjet shkronjës. Gjendet në fillim, në mes apo në fund. Në rrathët përkatës do shënohet me një plus apo shenjë tjetër pozita e tingullit të dëgjuar. Tingulli shënohet aq herë sa dëgjohet. Kjo formë e perceptimit të tingullit ka disa përparësi në të mësuarit e shkronjës dhe emrit të figurës. Emrat e figurave, preferohen të thuhen edhe në gjuhën e shkollës. Kjo do e lehtëson shumë alfabetimin paralel në të dy gjuhët. Sipas ekspertëve eminent austriak (albanolog), që e kanë redaktuar Abetaren A-B-C (Gutbeachter), këtu shihet vlera aktuale e saj si thesar e pasur figurash e fjalësh. Këto figura mund të kopjohen nga mësuesja, prehen, folizohen e pastaj të prehen. Me to në rreth nxënësish mund ta fillohet ora mësimore duke biseduar rreth emrit, me cilën shkronjë fillon figura etj. Pastaj kalon në punën me tekstin. (Edhe një element i ri bashkëkohor i Abetares).
Faqja e tretë është e pasur me fjali të cilat do lexohen dhe përshkruhen nga nxënësit. Disa fjalë janë të shkruara vertikalisht duke filluar me shkronjën e parë. Shumica e këtyre fjalëve, emrave, janë të shoqëruar me figurën përkatëse sipër, një element i ri në Abetaren në gjuhën shqipe. Kjo e lehtëson njohjen, perceptimin e figurës dhe emrin e saj, shkronjave në fjalë dhe pozitën e tyre. Kjo metodë e ushtron me sukses lidhjen e shkronjave në rrokje, rrokjeve në fjalë. Ky lexim aplikohet me sukses në gjuhën gjermane vite me radhë. Në mbarim është dhënë pjesa ku nxënësi sadopak do pushoj duke zgjedhur një enigmë, ngjyrosje apo lojë me temë përkatëse.
Teksti mundëson shprehjen kreative të mësueses/it gjithanshëm. Pjesa shtesë e të ushtruarit mund të plotësohet nga literatura përcjellëse që do përgatitet më parë. Në Austri është botuar edhe “Tekst ushtrimi 1” me fletë ushtrimi për secilën shkronjë. Ky tekst është i ngjashëm me tekstet ushtrimore në gjuhën turke dhe në gjuhën boshnjake, kroate, serbe (BKS). Mësuesit/et tani kanë mundësi më të madhe zgjedhje të materialeve mësimor krahasuar me të kaluarën. Ne akoma jemi larg në literaturën shkollore krahasuar me gjuhët tjera në Evropë. Aktiviteti i mësuesve/eve, kreativiteti i tyre do e ndihmon shumë afirmimin e mësimit shqip krahas gjuhëve tjera.
Si ilustrim do paraqesim tri faqe të një shkronje /Dh/dh/, sa për ta parë mundësinë që ofron hapësira brenda tekstit. Teksti mundëson në shprehjen e kreativitetit metodologjik të mësuesit. Deri tani teksti është porositur në shumë vende ku mbahet mësimi shqip.
Ndihmë në porositje mund të merret po ashtu nga autori i tekstit.